Dështon pajtimi i Sandrit me Lulin

2 Shkurt 2016, 19:41Antena TEMA

Sandri i ka krijuar telashe të mëdha Kunatit dhe Lulit në PD, pasi ka qëndrime të ndryshme nga Luli, por që ndonjëherë bashkohet me Doktorin.

Kështu përshembull, Sandri është pro Kserës , Luli kundër, por Doktori e detyroi të bëhej si Sandri, dhe Luli. Tek licensat, Sandri kundër PD, Luli kundër Sandrit, Doktori neutral.

Kjo gjendje e shqetësoi shumë Kunatin, pasi dyshon se Doktori anon më shumë nga Sandri, se nga Luli.

Për këtë vendosi të bëjë një aksion të përbashkët me Doktorin, që t’i bashkohej dhe Sandri.

Pasi vrau mendjen, mendoi se e gjeti.

Kunati mori Doktorin në telefon dhe i sugjeroi që e vetmja gjë që mund të bashkonte Lulin, Doktorin dhe Sandrin, është të bënin një deklaratë të fortë në mbështetje të Blushit. Duke qenë se Sandri është mik me Blushin, kjo do ta forconte unitetin.

Dhe kështu u bë. Doktori u ul dhe bëri thirrje për kryengritje mbarëkombëtare për plotësim të kërkesave të Blushit.

Duke u nisur nga shembulli i tij personal, që pas Kongresit të vitit 2005, zgjedhjet e radhës ishin ato të vitit 2013 mes Olldashit dhe Lulit, Doktori bëri thirrje që populli të fillojë protestat popullore për rrëzimin e kryeministrit Rama, me qëllim që t’i bjerë alibia që ai është kryetar partie, se është kryeministër.

Thirrja ishte shkruar me nota të forta emocionale, që të ngrinte zemrën peshë.

Kunatit i pëlqeu shumë dhe ja lexoi dhe Lulit në telefon.

-Tani me siguri Sandri do jetë në një vijë me ne, tha, dhe do zhduken këto zërat për përçarje mes nesh dhe Klanit.

-Le të shpresojmë, tha Luli.

Për të qenë dhe më i sigurtë në parashikimin e tij, Kunati mori dhe Rulin në telefon, dhe ja lexoi deklaratën e Doktorit.

-Si të duket, i tha, a do bëhet Sandri me ne pas kësaj? Se dihet që ai e ka shok Blushin.

-S’di ç’të të them djalo, i tha Ruli, por me sa di unë, Sandri e ka pas Blushin mall që e shiste tek Doktori si sukses të tij kundër Ramës, për t’i zgjatur jetën në pushtet Doktorit. Tani me sa po shoh unë, Sandrin ka mall Doktorin, që e shet si sukses të tij pranë Ramës, pra që i zgjat jetën Ramës në pushtet. Kështu që jeni lodhur kot më duket, se Sandrit nuk i duhet më Blushi, i duhet Doktori.

2 komente në “Dështon pajtimi i Sandrit me Lulin”

  1. LORA says:

    Kryengritje mbarekombetare per plotesimin e kerkesave te blushit,,,,ha,ha,ha,,,,diarre ,pa ndalese ,ne kampin shqup-s.

  2. Aulona Mustaj says:

    Duke ndjekur sociologun psikopat Gezim Tushi me lindi ideja ti rekomandoj Kunatit ta fute ne listat e PD kete myteber per te zbavitur Lulin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje