Doktori shantazhon Lulin me teste sportive në Lalëz

7 Shkurt 2016, 19:17Antena TEMA

Doktori ka publikuar në Facebook testin e ecjes sportive në Lalëz, ku rezulton se ai ka bërë 10 km ecje dhe 40 shkallë ngjitje. Sipas parametrave të matur nga aplikacioni i telefonit të tij, zemra ka punuar normalisht dhe nuk ka sforcime. Po ashtu, kanë qenë normale dhe parametrat  e tjerë fizike.

Publikimi nga Doktori i testit në Facebook, është një përgënjeshtrim i zërave që kanë filluar të shtohen në PD kundër Doktorit, sidomos pas afrisë që ka treguar Meta për aleancë me të.

Doktori nuk është i shqetësuar nga Patozi, Ruli apo Bregu, pasi atyre ua ka hequr vizën që nuk e duan, por fakti që dhe Ristani dhe Paloka flasin njësoj si ata, tregon se Luli është dakord me qëndrimet kundër Doktorit dhe me afrimin në parti të armiqëve të tij, Topi e Spahiu.

Për këtë, Doktori ka vendosur t’i tregojë Lulit, se nuk ka ndërmend të vdesë kaq shpejt, dhe ka publikuar testin e tij të ecjes fizike.

Pas kësaj, Kunati filloj të mendojë i shqetësuar se çfarë rruge ka përshkruar Doktori. Nga testi, rezulton se ai ka ngjitur 40 shkallë, dhe kjo është e kuptueshme, pasi vila e tij është trekatëshe, çdo kat ka 14 shkallë, dhe ai është ngjitur në katë të tretë. Pastaj rruga 10 km është shetitje nga vila e Argitës tek toka tjetër e Argitës, në kufi me kompleksin Lura.

Deri këtu nuk ka asnjë dilemë. Dilema e vetme mbetet përse e publikoi testin.

Për këtë, Kunati mori një sërë mendimesh të drejtuesve të PD, se si e gjykojnë ata testin e publikur të Doktorit.

Topalli: Për viganë si Doktori nuk ka kurrë plakje. Ai është i vetmi gjak i ri i PD. Të tjerë kan le pleq.

Ristani: Vallai dhjetë km si kam bë as kur kam pi pesë dopjo. Le më të ngjit dhe 40 shkallë. I vetmi shpjegim është që Doktori nuk ka pirë të premten në darkë.

Paloka: Nuk ka asgjë për t’u çuditur. Doktorit nuk i ka munguar kurrë forca fizike, ndaj jam fans i tij.

Bregu: Me sa shoh unë, rruga që ka përshkruar Doktori është nga shtëpia e Ilir Metës, tek vila e tij, dhe kthim. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse është gëzuar më shumë kur ikte apo kur kthehej.

Muli: Nuk është e vërtetë që Doktori ka ardhur tek vila ime. Ndenja gjithë ditën para vilës me shpresë se mos kalonte aty, por nuk kaloi. Kjo do të thotë që ai nuk ka nevojë për doktor kur ecën.

Ed Halimi: Tani po e kuptoj që kam bërë mirë që nuk kam  folur këtë javë, se do kisha bërë ndonjë gabim po të ecja me mendtë e Lulit.

Ruli: Kjo partia jonë ngeli parti ekstremesh. Ose kemi një lider që ecën kot pa shkak, ose kemi një lider që fle pa shkak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje