Doktori përgënjeshtron Blushin: Druri ka dalë nga xheneti!

4 Shkurt 2016, 18:35Antena TEMA

Pas replikave të ashpra me Blushin në sallën e Kuvendit, lidhur me sjelljet barabare që Doktori ka pasur ndaj kundërshtarëve të tij, pati një fjalim përfundimtar të tij, lidhur me këtë çështje.

“Zoti Blushi!

Të nderuar socialistë dhe demokratë!

Zonja dhe zotërinj!

Jam këtu sot për të hedhur poshtë me forcë, gjithë lumin e shpifjeve dhe akuzave që më janë bërë këto 25 vite, për sulmet ndaj kundërshtarëve të mi. Historia ime nuk ka nevojë të sqarohet, se ajo është një realitet i prekshëm. Unë mund t’ua provoj me fakte, se asgjë nuk më ka ndarë nga kundërshtarët e mi, përkundrazi, qëndrimet e mija ndaj tyre i kanë kthjelluar dhe i kënë bërë më bashkëpunues.

Po e filloj me zotin Ceka. Ju e dini se doli nga WC e Ramiz Alisë, kur unë sapo hyra në zyrën e Ramizit. Ai filloi të lexojë një deklaratë kundër meje dhe demokracisë shqiptare. Ishte një gjë poshtëruese. U ngrita dhe ika nga zyra. Më pyeti Izeti çfarë ndodhi dhe ja tregova. Pastaj ai bëri punën e vet dhe unë timen. 20 vite më vonë Neritani e kuptoi thellë gabimin që kishte bërë dhe erdhi më kërkoi falje. Me thënë të drejtën, e pranova faljen e tij. U preka dhe ja fala gabimin. E mora prapë në parti, e çova ambasador.

Pastaj Imami. Ju e dini se ai u nxitua dhe bashkë me Pashkon e Zogajn ikën nga PD që tre muajt e parë të pushtetit, duke më akuzuar mua se Izeti kishte rrahur Pashkon dhe me ca rrugaçë i kishte ngacmuar vajzën.

I lashë të iknin. Ata nga viti në vit i thellonin gabimet. Në vitin 1997 Imami erdhi nga Greqia, mori tanket dhe donte të sulmonte Tiranën, nga disa inate meskine. Më tha Izeti, a do ta vras a jo?

-S’ka nevojë, i thashë, ja kemi thyer dhëmbët, nuk kafshon dot.

Dhe ashtu ndodhi. Ku nuk shkoi Imami. E mori Nano, e bëri ministër, e mori Majko, e bëri ministër, e mori Meta e bëri ministër….

Por më 2005-n trokiti sërish në derën time. Më kërkoi ndjesë. Më tha i kam meritue të gjitha, drurin, dhëmbët, sharjet, të gjitha. Do rri kokulur, më tha.

-Hajde, i thashë, se unë jam zemërgjer. Erdhi, ndenji kokulur katër vjet.

Pastaj më tha vajza një ditë, “ai Beni duket shumë i penduar, pse nuk e bën ministër? Të gjithë e kanë bërë nga një herë minister” më tha.

Kishte të drejtë! E bëra dhe unë.

Edhe i ndjeri Pashko më kërkoi ndjesë, por aksidenti bëri që ai të mos jetë me mua në këtë sallë.

Pastaj erdhi ajo puna e Selamit. Është e vërtetë që Izeti nuk e la të hynte në mbledhje kur ishte kryetar partie, por Izeti se kishte lexu statutin. Dhe ja kam sqaruar këtë Selamit pas 15 vitesh, kur u rikthye. Nuk më tha gjë, po besoj që më besoi dhe ja ku e keni, pyeteni po deshët.

Pastaj mu mëzit Ruli, Shehi, Brojka, e të tjerë.

-U thashë, mos u nxitoni, se është e gjatë jeta.

-Jo, më thane, nuk shtyhet me ty. Erdhën më 2005-n, më kërkuan falje. Ja ku i keni, pyetini po deshët.

Pastaj erdhi ajo punë e Pollos, që thoni ju e kam rrah. Jo, nuk e kam rrahur, jo, ja pyeteni. Thotë Izeti doli i kuq flakë nga zyra ime…Mund të ketë dalë, po ai është pak i kuq nga natyra. E vërteta ishte se donte të bëhej kryetar. I thashë të ndihmoj unë.

-Jo, tha, dua të bëhem vetë.

-Mirë, si të duash, i thashë.

U mërzit, e la gjysëm garën. Erdhi prapë më 2005-n, më tha k”ishe të drejtë, nuk jam për kryetar”. Ja ku e keni, pyeteni…

Pastaj erdhi puna e garës së fundit. Erdhi Olldashi në zyrë, më tha “dua të kandidoj për kryetar”.

-Patjetër, i thashë, Lulit i duhet patjetër një rival. Bëra dhe rregullore që askush të mos përzihej në fushatë, përveç meje. Për siguri ua bëra fletët e votimit me numër rendor mos të ngatërroheshin. U bë gara më e pastër që mund të bëhet ndonjëherë. Tani Olldashi nuk është këtu ta konfirmojë, por ja ku e keni Lulin gjallë, që ua konfirmon.

Tani zotërinj me shpifjet tuaja unë nuk merrem. Ata që ju thoni se janë viktimat e mia, janë miqtë e mi. Druri ka dalë nga xheneti, ndaj nuk është ashtu si duket.

3 komente në “Doktori përgënjeshtron Blushin: Druri ka dalë nga xheneti!”

  1. Korcari USA says:

    Kjo moster e lindur dhe e edukuar ne bjeshket e namuna pranon dhe e deklaron ne kuvendin e POPULLIT se ka perdorur dhe urdheruar per dru krijusit e PD apo bashkepuntoret e tij dhe rini e degjoni si pulat e lagura.Krahasoni kete me Ben Blushin qe perdor logjiken ne vend te drurit,intelektin ne vend te drurit,respektin per kuvendindhe popullin qe e ndjek ne vend te drurit,Dhe te mendosh se kete birbo Berisha e kemi pasur president dhe k/m.Ne ate batak ku jane zhytur shume nga ata qe kana mare me dru perfaqesine e popullit ne kuvend nuk ke se cfare te presesh vecse te ulin koken perfshire ketu dhe S.Pellumbin,Rucin,Doklen etj qe jane shperfytyruar para Rames.

  2. demo says:

    Ja ke pervetesuar trurin doktorit,o Mero.Ika rrahur,i ka vrare,i ka perdhunuar dhe prape jane kthyer tek ai me bisht nder shale.Gjithe keta lapangjoze nuk eshte se jane shquar per karakter,por nje gje me cudit ne gjithe keta:Si e shiti 80 vjet jete tek Berisha Dritero Agolli?Ne jete ka boll kohe me u korite.

  3. Kuq e zi says:

    Ne ket zotni e meritojme te tonin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje