Muli shpjegon arsyen pse denoncoi 3 mijë tonë drogë

6 Shkurt 2016, 19:00Antena TEMA

Pas deklaratës së Mulit se në brigjet e Vlorës janë gati 3 mijë tonë hashash për t’u nisur drejt Italisë, ka pasur një sërë komentesh pozitive në adresë të tij nga selia e SHQUP.

Luli i çoi një mesazh ku e përgëzonte për deklaratën, e cila kishte kohë që i mungont selisë së PD, ndërsa Doktori e përshëndeti për guximin me të cilin e bëri deklaratën pa ju dridhur syri fare.

Në pamundësi për t’iu përgjigjur të gjithëve, Muli bëri një status në Facebook, ku shpjegonte arsyet që i dhanë forcë dhe kurajo për një deklaratë të tillë të fortë.

“Të dashur miq!

Duke ju falenderuar për urimet e pafundme që më kini nisur pas deklaratës sime të fundit për tre mijë tonë drogë që gjenden gati në brigjet e Vlorës për t’u nisur për në Itali, dua të sqaroj rëndësinë që ka për të ardhmen tonë dhe të adhmen e demokracisë shqiptare, që ajo drogë të mos kalojë Adriatikun.

Nga të dhënat e mija, droga është e gjitha e kushërinjve të Tahirit, dhe ata mbajnë vetëm pak fitime për vete dhe të tjerat ja japin të gjitha dyshes Rama- Tahiri.

Të dashur miq. Nuk bëhet fjalë për sasi dosido, por për 3 mijë tonë drogë.

Sic e dimë të gjithë, çmimi më i ulët i një kilogram hashash, tani është 330 euro, në gjendje të papërpunuar. Pra, nëse këta kontrabandistë arrijnë ta shesin drogën, bëhet fjalë për rreth 1 miliard euro që ata mund t’i marrin me një dorë.

Nëse ndodh kjo, Rama ka mundësi të kompesojë borxhet e krijuara nga taksat dhe tatimet dhe të bëjë investime të mëdha në vitin e fundit 2016- 2017, që do të jetë dhe vit elektoral.

T’i japësh mundësi kësaj qeverie të marrë me një dorë 1 milard euro, do të thotë të firmosësh me dorën tënde fundin dhe të mos ngresh më kokë kurrë.

Është kjo arsyeja që unë e denoncova fort këtë afire, me shpresë që autoritetet italiane të rrisin vigjilencën dhe të mos e lejojnë drogën të shkëmbehet me para për mafiozët e qeverisë.

Nga përvoja ime si ministër i Brendshëm, droga nuk mund të kapet nga policia shqiptare po qe se nuk këmbëngul ministri, ndaj jam i detyruar ta bëj këtë denoncim për t’i tërhequr vemendjen policisë italiane.

Ja bëj me dije Edi Ramës, se unë e di me saktësi ku janë fshehur makinat që presin të eksportojnë drogën. Di me saktësi kush janë mbjellësit dhe shitësit e drogës, si dhe shoferët që e transportojnë, por nuk po i jap emrat e tyre dhe vendet ku janë fshehur, pasi u kam dhënë fjalën që nuk kam punë me ju, por me qeverinë.

Të dashur qytetarë.

Bëhet fjalë për një miliard euro që mund t’i marrin kesh në dorë Edi Rama dhe Saimir Tahiri, ndaj po ngrejmë zërin fort dhe po i themi Edi Ramës, se konsesusi jonë për reformën në drejtësi nuk do të jepet kurrë, nëse opozita përjashtohet nga ky aksion. Ne nuk jemi gjobvënës, por nuk mund të lejojmë kurrë që qeveria të marrë 1 milard euro kesh dhe të mos e përfillë opozitën”.

6 komente në “Muli shpjegon arsyen pse denoncoi 3 mijë tonë drogë”

  1. shqip says:

    lulo te paska mbet qefi me duket te isha une ne vendin tend nuk i flisja me me goje as rames as tahirit se e ke fajin vet nuk vete te marresh pjes dhe ti ne aksion se do ngeli dhe dicka dhe per ty se ndryshe nuk te vjen leku kot lulo

  2. Rahmi ne italisht Bel'o me theks te l says:

    a je mair or Mul ?
    qysh i ke ne shpaj ?
    po e kru bithen or taj?

  3. "Horri i Bulevardit" says:

    Pertej shakase, me te cilin Antena ironizon Nul Noken e degjova deklaraten e tij dhe habitem, se si prokuroria, nuk e merr kete Mut Nul Noken, si deshmitar, meqe vete deklaron, si te sigurta, ato qe deklaron.
    Ketu ne Gjermani te deklarosh dicka te tille publikisht edhe ne ndonje kafene, brenda ores, je ne polici dhe po dolen genjeshtra ato qe ke deklaruar, denohesh per shpifje, ose neqofte se jane te verteta, denohesh per fshehje dhe pengim te drejtesise dhe minimumi eshte 1 vit burg.

  4. LULI-21 NJISHIT says:

    muli po xhesiken ku e le more

  5. Bobo1 says:

    Ne tgjith vendet ashtu esht po ne shqipri nuk arrij ta kuptoj se si i bojn kto deklarata sikur po folin thashetheme mes nji klase ne fillore

  6. pushtetari says:

    Pse nuk thirret nga prokuroret ky Muli apo nuk e merr njeri seriozisht kete debil

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje