Xhesika, topmodelja që pretendon se ja ka kërkuar një deputet i PD nga Veriu, ka ndryshuar disa verisone dhe tani rezulton që ja ka kërkuar dhe një deputet i PS, dhe një ministër i një partie të vogël.
Pas këtyre lajmeve tepër konfuze, ka reagime nga gjithë spektri politik shqiptar kundër topmodeles.
Deklarata e parë e ashpër ka ardhur nga LSI, e cila e konsideorn provokim faktin që Xhesika ka shmangur nga lista e atyre që ja kanë kërkuar, ministrat e PS dhe ka konsideruar LSI parti të vogël. Sondazhet e fundit tregojnë se LSI është forca e parë politike në vend, dhe PS e treta. Kështu që, sipas logjikës, i bie që ministri të ketë qenë i PS.
Por i ashpër ka qenë dhe reagimi i Doktorit, i cili i doli zot Mulit.
-Deklarata e sinqertë e topmodeles, tregon se mafia e Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës ka ndryshuar lajmin e vërtetë, duke fajësuar një deputet të PD për ngacmim seksual, ndërsa e vërteta në diell është se ai ka qenë deputet i PS.
Kontrolli i mafias mbi shtypin ka bërë që e vërteta të vonojë, por të mos mungojë, tha Doktori.
-Unë jam kategorikisht kundër femrave që nxjerrin gjoksin nëpër gazeta, apo që ekspozojnë të dashurit e tyre dhe këtë edukatë jam përpjekur ta transmetoj dhe tek fëmijët, nuset dhe dhëndurët e mi, përfundon Doktori, i cili duket se donte të shuante me këtë rast dhe rivalitetin në foto mes Karminës dhe Sadijes.
Në fund pati dhe një reagim zyrtar nga Partia Socialiste, e cila i tërheq vemendjen topmodeles, se plot shoqe të saj, janë angazhuar në fushatën e re të anëtarësimeve në parti dhe ajo duhet të merret me gjëra të tilla serioze, dhe jo të shkruajë kujtimet e saj, sikur ka shkuar 80 vjeçe.
“Ju jeni ende vajzë e re dhe keni jetën përpara- thuhet në deklaratën e PS. Një sjellje e tillë dëmton karrierën tuaj dhe frikëson njerëzit të të afrohen. Nëse ju ndjeheni e vetmuar, fushata e anëtarësimeve në PS ka filluar dhe ju mund t’i bashkoheni familjes së madhe të PS, për të pasur dhe ju si gjithë të tjerët, një gjë që nuk do ta tradhtoni kurrë.
Nëse mendoni se anëtarësimi në PS nuk ua heq vetminë, ne nuk kemi komplekse. Telefononi në 0900…. ose ndiqni online videomesazhet e Grigjës për fansat e saj dhe vetmia juaj do marrë fund”.
Muli edhe nese e ka ftuar per seks ket gocen e ka bo me mbulu impotencen e vet, se ka vite qe kur mori vesh se doktori nuk bente seks e la edhe ai dhe ajo pune eshte po e le te la.Tani Muli eshte kthyer ne nje dem te tredhur dhe nuk asht me hamshor.