Pas postimit të Jolezës, ku përpiqet të tallet me kritikët e saj, që e kanë kthyer videon e saj në video virale, si atë të Çiljetës, Grigja shpërtheu me një videomesazh përmes të cilit, duke komunikuar me fansat e vet, i dha dhe disa leksione Jolezës.
“Është interesante ta shikosh në perceptimin e një gjenerate atë që sfidon pikërisht tendencën e pritshmërive adekuate për një rini tjetër. Në vend që kjo gjeneratë të ketë idhull të saj, modele suskesi që mbivendosen me performancën e tyre në një prizëm idesh të reja, kthejnë papritur kokën nga modele turbofolku të dështuara, që kanë thyer rekorde vetëm me numrin e gjoksit.
Duke qenë e vetëdijshme se brezi i ri duhet të ketë modele më aspiruese dhe transversal se modelet jashtë mode, unë kam disa sugjerime për atë vajzën, që do t’i them tek videomesazhi i mëposhtëm.
Së pari, që një video të bëhet virale dhe të të ndjekin fansa politikë, nuk mund të dalësh aq formaliste, e krehur dhe e tonifikuar, por duhet një pamje pak spontane, si e përgjumur, me një zë ndjellës dhe lutës për publikun, me qëllim që ai të ndjehet pjesa e jote.
Së dyti, duhet orientuar publiku i fansave të tu, nga një inspirim pozitiv personal, dhe jo nga ideja që je shoqe me shokë shumë dhe ke shokë udhëheqës për çdo pallat.
Së treti, pasi videoja bëhet virale, nuk duhet të tërhiqesh, pasi duket dështim. Përvoja ime tregon se ja dola pas sulmit që i bënë videomesazhit të pare, dhe tani të gjithë ata që më kritikuan, mezi presin videomesazhin e radhës.
Së katërti, nuk duhet të jesh intrasigjente, pasi koherenca me atë çfarë ndodh një herë është adekuate në perspektivën e një perceptimi pozitiv për imazhin tënd.
Së pesti, është në favorin tënd, që përveç fansave të forte, ke dhe kritikë viralë si Zeni. Një sulm i tij të bën dëm, se çon vemendjen nga numri 5 i gjoksit të Çiljetës, tek numri 4 i Karminës, por gjithsesi ka një efekt adekuat në tërësinë e ndarjes së perceptimeve në negative dhe pozitive.
Së fundmi, desha të theksoj dhe një herë se kur tenton të bëhesh personazh përmes videomesazheve, ekziston një kulturë dhe një traditë që duhet respektuar, pasi fuqia e videove virale, është se bëhen popullore me atë që thua nga shpirti dhe jo me tekste kënge si Çili. Në këtë pikë, percpetimi pozitiv në sensin negativ të përhapjes, ka më shumë rëndësi se përmbajtja negative e një sulmi pozitiv që ndodh në këto raste.
Grigja……e paske shume per zemer [per goje] fjalen “adekuate” te perdorur tri here ne kete replike.
Cfare eshte ne shqip fjala ” adekuate “? Pres te ma shqiperosh.
Grigja e rrugve me kembet si taterr si sallom qe i pelqen aq shuuuum…
Kur ke fytyr edhe ti ndertuse hajdute qe vec shkollen e rruges ke ber,te ka msu me mjeshtri ai ndertusi sypordh qe ste la motel e makin pa te yppp xhixhi,qe nga emri i ndyr qe ke me domethenie ashtu sic ti je ne te vertet.Ti vec ulerima di te besh se je e paftyr.Po kur ska prokurori te merret me ty qe nga pallatet qe vodhe,bankierin qe e cove te veni e shum e shum te tjera.Je fiks nje GRIGJE.