Kunati zbulon”Mata Harin” në mbledhjen e grupit parlamentar

10 Shkurt 2016, 19:33Antena TEMA

Kunati kishte kohë që po hetonte ekzistencën e një spiuni brenda grupit parlamentar. Sa herë kishte ndonjë sherr brenda grupit, lajmi dilte me shpejtësi ende pa mbaruar mbledhja.

Filloi t’i skanojë një për një gjithë personat e dyshuar që nuk e donin Lulin, por ata kishin alibi, pasi lajmi dilte tek Klani. Pra, rrethi ngushtohej tek personat që e donin Lulin dhe po e tradhtonin për Fevzon.

Atëhere filloi skanimi i shijeve të Fevzos për femrat, për të shkuar tek “Mata Hari” i grupit.

Në fillim Kunati mblodhi gjithë të dhënat për shijet e Fevzos për çantat e femrave. Nga gjithë analiza e bërë, rezultoi se Fevzo ka preferencë për femra që mbajnë çantë firmato të kuqe, mundësisht “Ferragamo”.

Pastaj u morën në analizë shijet e Fevzos për veshjet e femrave. Nga gjithë kërkimet, u arrit në përfundimin se Fevzo pëlqente femrat e veshura bardhë e zi, ose me ngjyra të ndezura. Pastaj vazhdoi kërkimet për këpucët, aksesorët, orën, manykyrin e gjithçka tjetër. Kjo u bë për pesë femrat e dyshuara në grup.

Në fund, sipas gjithë analizave, rezultoi se shijet e Fevzos për veshjet përputheshin me veshjet e fundit të një deputeteje, të cilën Kunati e pagëzoi si ”Mata Hari”.

Atëhere nisën hetimet për sjelljen e saj.

Nga kamerat e vendosura në mbledhje grupi, ajo është parë që gjatë gjithë kohës çaton me një person dhe shpesh rregjistron dhe copëra bisedash nga grupi dhe i dërgon me audio në WhatsApp.

Kunati u sigurua që ajo ishte “Mata Hari” e grupit.

Por këtu lindi dhe problemi. Ajo ishte në rrethin e njerëzve të Lulit, ndaj duhej dhe një analizë tjetër, nëse këtë e bënte se tradhtonte Lulin, apo nga dobësia për Fevzon.

Shkoi në konsultë me Lulin, dhe ja tregoi gjithë kërkimet. Luli ishte i mërzitur dhe nuk e kishte mendjen tek biseda. Kunati këmbënguli disa herë se çështja është serioze.

-Se kam mendjen fare, i tha. Më mërziti Doktori.

-Pse çfarë të tha, pyeti Kunati?

-Tha që u nxituam që mbështetëm Byronë e Hetimit. Na duhet t’ia hedhim fajin këtyre që mbulojnë marrëdhëniet publike, ose asaj që mbulon marrëdhëniet publike të grupit parlamentar, ose Gridës që mbulon PD.

-Kjo e grupit parlamentar e ka fajin, tha Kunati. Dhe Fevzos kjo ja raporton me telefon. Për këtë kam ardh të të them.

-Ashtu, tha Luli, dhe u zgjua si nga një ëndërr e keqe! T’ia themi shpejt Doktorit, se mu duk shumë i mërzitur. Nuk mbaj dot gabimet e të tjerëve në shpinë. Po kjo që është spiune e Fevzos po më çudit! Unë Fevzos ja them të gjitha vetë, pse duhet t’ia thotë dhe kjo.

-Epo ngaqë Fevzo shikon që këta ambasadorët, për çdo gjë që thua ti, pyesin dhe Doktorin, dhe ai pyet femrat, tha Kunati.

2 komente në “Kunati zbulon”Mata Harin” në mbledhjen e grupit parlamentar”

  1. Fati says:

    Eshte Jorida, mbesa e Bije Tabakut te Myslym Shyrit. Fevzo po e ndihmon shume qe te ngeli 7zanë.

  2. verra e pd says:

    cfare halli qe paska.do ngre nje grup vullnetaresh hameshore per ndihme sa me shpejt .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje