Incidenti i parë ndodhi pak para se të fillonte protesta në Park nga shoqëria civile. Disa gra të trembura, filluan të afrohen me njëra- tjetrën duke treguar me gisht pas pemëve. Njëra prej tyre kishte pikasur një djalë trupë madh, pak qeros, që përgjonte pas pemëve dhe fshihej sa në një pemë, tek tjetra.
-Qenka një manjak seksual, tha njëra.
-Qyqja, po ne kemi policinë, tha tjetra.
-Ai po na ndjek, tha një tjetër. Lëviz pas çdo peme dhe flet në telefon me dikë.
Gratë ua përcollën shqetësimin disa djemve të rinj që ishin aty. Dhe ata u revoltuan. U bindën se ishte ose manjak seksual nga ata që përgjojnë çiftet, ose ndonjë i SHISH, ose ndonjë spiun i Saimir Tahirit dhe Erion Veliajt. Dhe nuk pritën më, u nisën ta kapin. Ju afruan pemës, por për çudi personi nuk po lëvizte dhe as po trembej, përkundrazi po ua bënte me dorë të afroheshin dhe po fliste në telefon. Dikujt po i raportonte për protestën. “Janë shumë”, po i thoshte, “do prishin gardhin”, “thuaj ta shkruajë 20 mijë vetë”…
-Qenka i SHISH, tha një nga ata djemtë dhe ju afrua më shumë.
Por në fund u zhgënjyen. Ishte superdhëndri. I shkreti rrinte fshehur pas pemëve, se kishte hall se nuk e qasnin në protestë.
Incidenti i dytë ndodhi mes një zonje dhe policit. Zonja e njohur si aktiviste e shoqërisë civile, i hoqi kapelen policit që nuk e lejonte të prishte gardhin, ndërsa ai e kapi për flokësh. Pas incidentit, polici u pezullua, ndërsa zonja u bë heroinë e ditës. Polici kur mësoi vendimin turfulloi.
-A mor vëlla, e kishte mirë Doktori, këta s’dijnë të bëjnë shtet tha. Ai vrau, dhe policin as e pushuan nga puna, ndërsa të vrarët i quajtën kriminelë. Unë për flokësh e kapa, më quajnë kriminel, kurse atë heroinë. A Doktor ku je, kur do kthehesh prapë, bërtiste polici.
Incidenti i tretë ndodhi me veprimtarin Z.D. Atij pas protestës i rezultoi biçikleta e humbur. Aktivisti bëri menjëherë denoncimin në polici. Në dyshimet e veta ai paraqiti si pistë kryesore, se biçikletën duhet ta ketë marrë dikush që është kundër kryetarit të protestës Altin Goxhaj, pasi ky i fundit nuk hipën kurrë në shalë biçikelete, se ka dhimbje mes shalëve nga një incident që i ka ndodhur dikur në një bankë të shkollës, por dhe nga një incident me policët në qeli një vit më parë, që ai pretendon se i kanë fut shkopin në b…
Incidenti i fundit ka ndodhur me Agron Llakën. Para se Agroni të fliste, një portal i Zenit kishte hapur lajmin se Dulakët e kishin pushuar nga puna. Sapo doli Agroni, turma e priti si hero. Fjalimi i tij ishte me të vërtetë emocionues. Por, sapo morën vesh që ai nuk ishte pushuar nga puna, nuk e duartrokitën më.
Bravo! shume e bukur dhe interesante.Por me interesante ishte incidenti i fundit me karagjozin Agron Llakaj qe eshte pushaur,e nuk qenka pushuar,nga puna por qenka pshurosur ne vetevehte.