Plan sekret për të shpëtuar protestat nga Superdhëndëri

16 Shkurt 2016, 19:00Antena TEMA

Një grup i organizuar i shoqërisë civile që ka vendosur të protestojë për ndërtimin e një këndi lojrash për fëmijë në park, është gjendur para një halli të ri. Superdhëndëri u merr vesh protestën dhe u shkon atje, duke u prishur gjithë planet.

Për këtë, grupi i protestuesve ka ndërtuar një plan sekret, sesi të ruajnë protestat e tyre nga Superdhëndëri.

Plani përmban disa pika dhe udhëzime për protestuesit:

-Para se të caktohet data e protestës, duhet të verifikohet vendndodhja e Superdhëndërit. Për këtë, një vrojtues do të caktohet tek vila e tij në Lalëz. Nëse dikush shikon makinën e Doktorit atje, kjo tregon se aty është dhe Superdhëndëri. Kjo nënkupton faktin që është ditë e mirë per protestë.

-Nëse merret vesh që është tek vila e tij në Lalëz, protesta duhet të caktohet në orës 07:00 deri 09:00 në mëngjes dhe 19:00 deri 21:00 në mbrëmje. Ky është orari që Superdhëndëri e ka detyrë të shoqërojë vjehrrin në shëtitjen që bën buzë detit dhe të tundë kokën për gjithë gjërat që thotë ai. E mira e kësaj pune është se gjatë këtij orari ai e mban të fikur telefonin dhe nuk mund ta njoftojnë urgjent.

-Të merren masa që protesta të quhet e sponsorizuar nga “Fondacioni Soros”, pasi kështu shmang dhe disa tipa që janë mërzitur me Sorosin dhe nuk duan të quhen pjesë e protestës në raste të tilla.

-Të merren masa që tek pallati i Zenit, ngjitur me vendin ku bëhet protesta, të mos ketë drita tek dy apartamentet e tij, pasi kjo mund të shërbejë si shkak për tu prishur protesta.

-Duhet të përgatiten parrulla ku të shkruhet “mbroni pallatin e Zenit nga parku i fëmijëve që po ndërtohet”. Kjo mund të mbajë larg Karminën nga protesta.

-Të kërkohet që pemët e shkulura të mbillen tek ballkoni i Zenit, në shenjë solidariteti me dëmin që shkakton një park për fëmijët brenda parkut.

-Para çdo proteste të siguroheni që nuk jeni duke mbrojtur tokën ku Çim Babasi ka dashur të bëjë pallat, pasi kjo do krijonte përçarje mes Superdhëndërit, Çimit dhe Zenit.

-Të shkruhen një sërë parrullash për mbrojtjen e pyjeve, mes të cilave duhet të jetë patjetër parrulla “Jo Gërdec pranë pallatit të Zenit”.

Pavarësisht këtyre udhëzimeve, protestuesit porositen të marrin shishe uji me vete, që nëse shfaqet Superdhëndëri, t’ia rrasin me shishe. Nga ana tjetër, duhet të vendoset një roje tek pallati i Kaçit të Zi, që është afër me parkun, pasi ai është plotësisht në parametrat e duhur për të zëvendësuar Superdhëndërin, duke pranuar çdo sakrificë.

4 komente në “Plan sekret për të shpëtuar protestat nga Superdhëndëri”

  1. Fatmiri says:

    Po
    Mire ta perdorin per droge e seks

  2. gita says:

    Shume e vertete, shume bukur humori.BRAVO!

  3. Klodi says:

    Berisha nuk eshte me ne pushtet ka 3 vjet pasi e ropi kete vend.Meruni me Ramen se poe rjep edhe per ca vite te tjere…

  4. mimusta says:

    Kush eshte super dhenderi ? Xhambazi eshte vetem dhender ! Super dhe deri duhet te jet Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje