"Ujësjellësi që duam dhe faturat që duhen”

20 Shkurt 2016, 21:01Antena TEMA

Ujësjellësi i Tiranës ka gjetur zgjidhjen më origjinale për të justifikuar punën e tij.

Meqë ka parë Erionin që del në çdo vend me tabela dhe tregon rezultate, i ka hyrë dhe ai punës për të bërë tabela. Dhe në vend që të bëjë punë dhe të lehtësojë furnizimin me ujë të Tiranës, ka bërë një zgjidhje origjinale.

Ka marrë përpara listën e abonentëve të Tiranës dhe u ka dhjetëfishuar faturat gjithë bizneseve, me shpresë që nuk e shikojnë.

Kështu ka konstatuar që puna është shumë e lehtë dhe realizimi i planit shkon në 150 përqind menjëherë.

Në arsyetimin që Ujësjellësi i Tiranës ka bërë për këto fatura, thuhet:

“Ne jemi një kompani me drejtues të rinj dhe objektivi ynë është të çojmë ujin pranë qytetarëve dhe jo pranë bizneseve.

Ne kemi qenë vetë biznesmenë dhe kemi punuar me Ujësjellësin e Tiranës dhe na ka ardh zor që paguanim aq pak për ujin.

Duke parë se bizneset e marrin kot këtë ujin dhe e shpërdorojnë kot, vendosëm ta dhjetëfishojmë çmimin ndaj tyre në fatura, me qëllim që ata të mendohen mirë kur të hapin çezmën.

Kështu, me këto masa kemi arritur të fitojmë dhjetëfish, por kemi përgatitur situatën që këtë muaj, asnjë biznes të mos hapë çezmën, duke arritur dhe një fitore tjetër, atë të kursimit të ujit.

Nga ana tjetër, kjo është një ndihmë e madhe për qytetarët, pasi ata do të kenë më shumë ujë dhe do të jenë të barabartë me biznesmenët në pagesën e ujit, por do marrin faturën që meritojnë.

Ky është ujësllësi që duam dhe kjo është fatura që duhet”, thuhet në fund të njoftimit.

Kunati i Lulit, pasi pa njoftimin, u çudit shumë.

-Si nuk më shkoi në mendje ta bëja unë drejtor këtë djalin kur isha në Bashki, tha, po i jepja tendera kot. Do ta kisha zgjidh me kohë problemin e ujit.

3 komente në ““Ujësjellësi që duam dhe faturat që duhen””

  1. perla says:

    drejtori ujesjedhsit eshte miku ngusht i koco kokdhimes e ka mesuar se si te behet miljoner

  2. perla says:

    drejtori ujesjedhsit eshte miku ngusht i koco kokdhimes e ka mesuar se si te behet miljoner,ju nuk dini cfar beni komenti i pare dhe thoni koment i perseritur

  3. inxhinieri says:

    Ku eshte ERRU qe vendos cmimet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje