PD plas luftën mes Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës

17 Shkurt 2016, 21:31Antena TEMA

Ngjarjet e ditëve të fundit, i kanë lënë mbresa të thella Kunatit, por i kanë hapur njëkohësisht dhe shumë punë. Debati mes Besnikut dhe Goxhajt, ka hapur plagë të thella në PD.

Goxhaj ka sulmuar Besnikun, si njeri që i shërben Partisë Socialiste, pasi e ka pas babain Sekretar partie. Besniku sulmon Gonxhen se e ka pas babain drejtor të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, ndaj sulmon dhe Sorosin, se i duket si shërbim sekret.

Debati ka shkuar shumë thellë dhe PD po ndahet mes atyre që mbrojnë Gonxhen që vjen nga Sigurimi Shtetit dhe atyre që mbrojnë Besnikun që vjen nga Partia e Punës.

Por kjo ndarje ka krijuar debate dhe në krye të PD. Për të qenë i sigurt se çfarë ndikimi ka mbi drejtuesit e PD ky debat, Kunati mblodhi opinionet e disave prej tyre.

Aldo Bumçi: Unë mendoj se meqë duhet të zgjedhim mes të dyve, mendoj se jam me Besnikun, pasi PD ka provuar, se kush ka qenë Sekretar partie, është më i mirë se kush ka qenë Drejtor në Sigurim të Shtetit.

Për këtë flasin vetë faktet.

Jozi: Nuk e kuptoj pse duhet me zgjedh mes djalit të një Sekretari partie dhe djalit të një sigurimsi. Ma me qejf kisha pranuar baballarët e tyre, se ata.

Ed Halimi. Tani në prag të hapjes së dosjeve, mendoj se na duhet më shumë Goxhaj, se mund të na sjellë informacione. Nuk kam komente për Besnikun.

Grida: Në situatën adekuate ku jemi, është esenciale të performohet nën imazhin e një diskursi, që është gjithmonë koherent me atë çfarë ne duam të realizojmë dhe që nënkupton një distancë më të madhe,  nga e shkuara dhe një pragmatizëm më të madh nga e ardhmja. Sidoqoftë mes dikujt që ka qenë ideolog politik dhe dikujt që ka punuar për shtetin, jam me këtë që ka punuar për shtetin. Në familjen time ka pas plot shembuj të tillë që përkushtimi ndaj shtetit, i ka bërë dhe Kryetar të Degës së Brendëshme, por ata kanë bërë thjeshtë detyrën.

Ristani: Dhe unë jam dakord, që ata që kanë punuar në Sigurim, kanë bërë detyrën, por kjo s’do të thotë,  që ata që kanë qenë komunistë nuk duhet t’i afrojmë. E rëndësishme është t’i kemi të dyja palët brenda.

Paloka: Nuk thikoj ndonjë problem të madh. Unë kam pas dhe xhajen komunist dhe një sigurims në fis, e thka asnjë problem. Rëndësi ka të jenë me Doktorin.

Strazua: Unë mendoj se ne duhet të ushtrojmë vullentin tonë si zgjedhës të Lulit, që të mos e lejojmë atë të ngarkojë trurin me debate të tilla. Ai duhet t’i bindet disiplinës së partisë dhe duhet të pushojë dhe të mos harxhojë energji me këto gjëra. Këto janë gjëra që duhet t’i zgjidhim vetë.

Ruli: Ky është një debat interesant në parim, por me njerëz të gabuar. Po qe se PD, duhet t’ia japim një pasardhësi të një Sekretari partie kemi Zenin, po qe se do t’ia japim një pinjolli të Sigurimit të Shtetit kemi Gridën, se ka pas xhajen Shef dege. Personat që përfliten, kam frikë se u del emri kot, sa për tu djegur.

2 komente në “PD plas luftën mes Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës”

  1. merushi says:

    Zemra, jo Gonxhen por Goxhajn se je bere lesh arapi. Ku pive kshu ti re???

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Imagjino ca behet ne kampin tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje