Në intervistën e tij të fundit, Doktori foli dhe për afatin që i ka caktuar vetes, për të vdekur në moshën 120 vjeç. Deklarata tronditi rëndë Kunatin, i cili kërkonte të dinte domethënien e kësaj deklarate. Sipas asaj që tha Doktori, ai do të jetojë akoma dhe 47 vjet, dhe do të vdesë në vitin 2063.
Llogaritë e para ishin tronditëse. Doktori pretendon se ka dhe 47 vjet jetë, që do të thotë se është në moshën më të mirë për kryeministër. Kunati filloi të llogarisë me mendje moshën e Lulit dhe i bie që kur të vdesë Doktori, Luli të jetë 90 vjeç. Nëse i heq këtyre 90 vjetëve, 47 vjet që i kanë mbet akoma Doktorit, del fiks mosha e Lulit, 43 vjeç, moshë në të cilën Luli kërkon të bëhet kryeministër. Pra, e gjithë kjo llogari e Doktorit është për t’i treguar Lulit se “kemi njësoj shanse përpara, ti që do vdesësh 90 vjeç dhe unë që do vdes 120 vjeç”.
Pastaj llogariti moshën e Edi Ramës. Ai është ditëlindja e vitit 1963 dhe i bie të jetë 100 vjeç kur të vdesë Doktori. Po t’i zbresësh atij 47 vjetët që i kanë mbetur Doktorit, i bie të jetë në moshën që Doktori u rrëzua nga pushteti në vitin 1997.
Edhe Ilir Metës i dilnin mirë llogaritë. Ilir Meta i bie të jetë 95 vjeç kur të vdesë Doktori. Po ti zbresësh atij 47 vjetët që i kanë mbet akoma Doktorit, i bie të jetë 48 vjeç, fiks në moshën kur Doktori u bë president për herë të parë.
Bujar Nishanit i dilnin mirë hesapet. Ai i bie të rrojë 97 vjet, por po t’i heqësh 47 vjetëshin që i ka mbet Doktorit, i bie që tani të jetë në moshën 50- vjeçare, kur Doktori kishte vitin e dytë të presidencës. Kjo bestytni e qetësoi Kunatin, që nuk do ta shkarkojnë.
Pra, të gjitha llogaritë kishin një kuptim. Ato zbulonin se Doktori do të bëhet kryeministër, Meta do të bëhet president, Rama do luftojë të mbajë pushtetin, ndërsa Jari nuk ka rrezik real.
Pasi bëri gjithë këto llogari të mundshme nga deklarata e Doktorit, ja tregoi të gjitha Rulit.
-Ti merr vesh dhe nga llogaritë, i tha, por më duket shumë problematike kjo deklarata që ai kërkon të rrojë 120 vjet, i tha Kunati. Më dalin llogari shumë të çuditshme.
-Po ç’të të thom unë biro, i tha Ruli. Nga gjithë këto hesape që ke bërë, je lodhur kot. E vetmja gjë që më tremb, është vetëm fakti që do paguajmë dhe 47 vjet zyrën me qera për atë. Se ai nuk të ikën nga zyra sa të vdesë.
mos ndoshta pas 120 ditesh
Hahahaha. Ai qe tani eshte bere me surratin si kumbull e fishkur. Ai ka rrjedhur nga mente, burri me budalla qe ka pas ndonjehere ky vend. DUhet shpallur “armik I popullit”. E vleresojne vetem katunaret, dmth fshtaret e jugut dhe karloket e veriut.
Artan Fuga, me nenshtetesi franceze, me gruan dhe vajzen ne France, me parate e ambasadorit Petraq Pojanaku ne bankat e Parisit, kerkon revolucion ne Shqiperi. Se nuk ka asnje shans ne Shqiperi, vecse te behet remuje. Ka ik per lesh-in e Jozefines, se ciles I shkruajti edhe diplomen.
Do rrojë doktori që tu nxijë jetën.
Dhe po ashtu të keni çfarë të shkruani sa të jeni gjallë.
Njeriu i kombit pas skenderbeut eshte Sali Berisha.
Po keta qe e shajne Öse nuk marrin vesh Nga jeta
Öse nuk duan.Bem Baba te te ngjaj!
Nje njeri familjar nje njeri qe me vendosmerin
e tij bashkoj kombin e ndare nga pushti Enver
dhe sot niperit e tij ne pushte kelyshet drogaxhi.
Po ky ka..i qe sot eshte kryeminister marrezia.
mohoi femijen e tij Duke u shprehur*ma q…u Baba grün*
dhe femija eshte i tia..OPOpopopopopo
i urojme doktorit jete te gjate ,por me vuajtje tek ai ,familja dhe te gjithe ata qe e rrethojne te cilet kane perfituar nga ai,vuajtje dhe dhimbje ne shpirt aq sa ai dhe ata qe kane perfituar nga ai i kane shkaktuar shqiperise dhe shqiptareve.
Në artikull mungon justifikimi ligjor I presidencës. Si lexues e kam të pamundur të kuptoj thelbin e konfliktit pa ditur se ç’ farë argumenta sjell pala tjetër. Një gazetar I mirë qëndron në anën e lexuesit sepse nr I tyre të sjell fitimin, pra ai duhet të sjellë në artikull të dyja opinionet e palëve dhe lere lexuesin të bëjë vlerësimin.