Doktori prezanton masat preventive ndaj reformës në drejtësi

24 Shkurt 2016, 20:08Antena TEMA

Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, Doktori mbajti një fjalim programatik ku pasi bëri një tablo sinoptike të përpjekjeve të grupeve armiqësore për reformën në drejtësi, përcaktoi dhjetë masat që duhet të marrë PD, me qëllim që të shmanget katastrofa.

Propozimet e Doktorit u duartrokitën dhe u miratuan njëzëri.

Të detyrohet Edi Rama të ndryshojë prapë ligjin e dekriminalizimit, pasi këtë javë është shfaqur në Kuvend Armando Prenga. Nëse nuk e bën, bojkot Kuvendit. Nëse e bën, kalojmë tek propozimi numër 2.

Të detyrohet Edi Rama të ndryshohet ligji i dekriminalizimit për ata deputetë që qëllojnë me pëllëmbë deputetët e PD. Ligji duhet bërë i tillë të ketë fuqi prapavepruese dhe të ridënojë Pjerin Ndreun. Nëse nuk e bën, duhet të bojkotojmë. Nëse e bën, kalojmë në propozimin nr 3.

Të detyrohet Edi Rama të përjashtojë nga grupi deputetët që betohen për “kokë të fëmijëve”, në Kuvend, pasi ky është provokim për mue që nuk jam betuar kurrë për kokë të fëmijëve, sa herë i kanë akuzuar ata. Me këtë rast përjashtohet Ben Ahmetaj. Po nuk e bëri, bojkot Kuvendit, po e bëri kalojmë tek propozimi tjetër.

Të detyrohet Edi Rama të pranojë se kur ka thënë “nuk keni parë gjë akoma”, e ka pas fjalën për reformën në drejtësi dhe ky është kërcënim. Po nuk e bëri, bojkot Kuvendit, po e bëri, kalojmë tek propozimi tjetër.

Të detyrohet Edi Rama të pranojë që Xhelal Mziun nuk e kap ligji, pasi burrat i kap vetëm plumbi. Ai do qethet zero, do rruajë kokën dhe do lërë vetëm një xhufkë në majë të kokës, që po e kapi policia mos ti prishë fytyrën. Me ligjin nuk ka punë. Po nuk e bëri, bojkot Kuvendit, po e bëri, kalojmë tek propozimi tjetër.

Të detyrohet Edi Rama të pranojë se këndin e lojrave poshtë Pallatit Shkëlzenit, e bën që t’i prishë qetësinë Shkëlzenit. Për këtë ai duhet ta anulojë urgjent projektin. Po nuk e bëri bojkot Kuvendit, po e bëri kalojmë tek propozimi tjetër.

Të detyrohet Edi Rama të mos flejë në avion, pasi shumicën e udhëtimeve ai i ka në orarin zyrtar dhe kjo është shkelje dhe shpërdorim detyre. Po nuk e bëri bojkot Kuvendit, po e bëri kalojmë tek propozimi tjetër.

Të detyrohet Edi Rama të mos shëtisë me Zahon në qytetet ku janë bërë projekte për rilindjen urbane, pasi kështu personalizon punën e bërë me lekët e shtetit, ndërkohë që Zaho mund të bëj dhe shurrën duke shkelur mbi lekët e hedhura nga taksat tona. Po nuk e bëri bojkot Kuvendit, po e bëri kalojmë tek propozimi tjetër.

Të detyrohet Edi Rama të garantojë se nëse do bëjmë reformën në drejtësi, Kryetarin e Gjykatës Lartë atë të Kushtetueses, Këshillin e prokurorisë, atë të drejtësisë dhe prokurorin special, do t’i vendosë PD. Po nuk e bëri, bojkot Kuvendit, po e bëri kalojmë tek propozimi tjetër.

Të detyrohet Edi Rama të japë deklaratë me shkrim, të mos na fusë në zgjedhje të parakohshme në Qershor, pasi kjo do jetë tradhëti e madhe ndaj demokratëve dhe nuk do t’ia falim kurrë. Po nuk e bëri bojkot Kuvendit, po e bëri na mori më qafë.

3 komente në “Doktori prezanton masat preventive ndaj reformës në drejtësi”

  1. faikonica says:

    Je i madh!Te dhjefsha Gon Llaken….

  2. LORA says:

    Njesoj si me skenaret A,B ,,,,ne ditet qe pasuan masakren kryeministrore te 21 janarit 2011.
    Falnderim zemre per humorin me klas qe me ofroni ne A tenen tuaj.

  3. Shqipe says:

    Sali for President.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje