Enno me 2 n, përgatit fjalimin para Gjykatës

23 Shkurt 2016, 19:47Antena TEMA

Enno me 2 n, është një nga të akuzuarit nga policia, si përgjegjës për aktet vandale tek Parku, prishjen e makinave të punës, si dhe gardhit rrethues. Lajmi u prit me gëzim nga Enno, pasi është një shans që ai në të ardhmen të bëhet kandidat për deputet pas këtij procesi gjyqësor ndaj tij. Nga ana tjetër, ai e shikon këtë dhe si një mundësi për të dhënë idetë e tij për parkun e Tiranës.

Kështu, ju fut punës dhe para se ti vijë urdhër- ndalimi, përgatiti fjalimin para Gjykatës.

“I nderuar gjykatës.

Unë jam sot këtu më krenar se kurrë për atë që kam bërë unë dhe vëllezërit e mi qytetarë nga gjithë viset e Shqipërisë, nga Tropoja, Puka, Kukësi, Dibra, Mati dhe deri në Lezhë, që jetojnë në Bathore dhe rrethinat e Tiranës. Jam krenar pasi ata i dhanë një leksion të shkëlqyer qytetarëve dembelë të Tiranës, për t’u treguar se çfarë është Parku dhe përse u duhet ai qytetarëve.

Ata në tërësi janë banorë që vijnë nga zona malore, të rritur mes pyjeve, dhe e dinë mirë çdo të thotë t’i presësh pyjet, se e kanë bërë vet këtë gabim, para se të vinin në Bathore. Ata po ashtu e dinë mirë se ç’vlerë kanë materialet e një gardhi, pasi falë atyre gardheve, ata janë bërë pronarët e rinj të tokave rreth Tiranës.

Ndaj jam krenar që isha bashkë me ta, për të rrëmbyer çfarë gjetëm aty nga gardhi dhe për të marshuar si triumfatorë në Bulevardin qëndror të Tiranës, duke hequr zvarrë trofetë e luftës sonë.

I nderuar zoti gjykatës!

E di që ju u kanë urdhëruar të më dënoni, dhe nuk u mbaj mëri për këtë, ashtu siç nuk më mbajnë mëri mua të gjithë ata që i përflas politikisht nga tribuna e PD, kur ma kërkojnë ta bëj. Unë marr rrogën për këtë punë. Por ajo që dua të them, është se dënimi im nga ana juaj, do të jetë për mua një mundësi e shkëlqyer, që nesër të jem në Parlament dhe ta ngre dhe më shumë zërin ndaj padrejtësive.

Për katër vite që drejtova Bashkinë e Tiranës, unë kam qenë promotor i ruajtjes dhe mbrojtes së qytetit. Me një vullnet të hekurt, ne arritëm të mos bënim asnjë park, asnjë kënd lojrash, asnjë kinema, asnjë kopësht e çerdhe, asnjë vepër publike, pasi ishim më të qartë se kurrë, se çdo veprim i yni në këtë drejtim, do ndeshte në protesta popullore. Ne ruajtëm qytetin si në frigorifer, ashtu siç ishte, pa bërë asgjë.

Vandalët e rinj që kanë ardh në Bashki, kanë gjashtë muaj, i janë turrur qytetit dhe si lënë njerëzit rehat. U prishin gardhet, u heqin lavazhet, u prishin parkimet private mes pallateve dhe bëjnë sheshe për parkim, bëjnë parqe dhe kulmi arrin që duan të bëjnë kënd lojrash mu para pallatit të Zenit, për t’i prishur atij rehatinë, ngaqë si ka kalamajtë e tij aty. Bile për këtë kanë bërë aleancë dhe me ish- gruan e tij që të jetë dakord me këndin e lojërave. Kjo është mizore pasi kanë futur sherrin brenda familjes së Doktorit.

Ne nuk do ta lejojmë kurrë atë. Unë jam këtu pikërisht për të mbrojtur atë që kemi bërë ne, dhe për të detyruar uzurpuesit e Tiranës, të bëjnë atë që kemi bërë ne. Ndryshe do të ndeshen me protestat më të fuqishme popullore që nuk i keni parë ndonjëherë.

I nderuar zoti gjyqtar!

Ne kemi në rrugën tonë mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. I vetmi që ka shfaqur një farë lëkundje është Aldo Bumçi, pasi atë e nxjerr gruaja me fëmijë nga Liqeni, por deputetët e tjerë, nuk janë dorëzuar. Edhe kryetari ynë, për të mos u dorëzuar para gruas, që të nxjerrë fëmijët nga Liqeni i ka çuar të dyja vajzat në Holandë dhe shetisin në parqe në Amsterdam. Kështu që ne i kemi duart e lira, dhe jemi të vendosur jo vetëm ta luftojmë këndin e lojërave, por dhe ta bojkotojmë atë. Dënimi juaj është lavdia ime. Lavdia ime është fundi juaj!

I lutem sekretares të më shënojë emrin korrekt, “Enno me 2 n” të lutem!”

4 komente në “Enno me 2 n, përgatit fjalimin para Gjykatës”

  1. Zemerthyer says:

    Kryeveper!
    Edhe pse gjithkujt mund ti duket si fantazi, mua me duket shume reale.

  2. Ivani i madh says:

    Mero ketij duhet ti shkruhet emeri me dy MM te medha se i shkon me shume e i pershtatet EMME. E mos ja ha dy viza se ofendohet ai dhe familja e tij politike e biologjike.

  3. Q.S says:

    Sa vjen dhe me teper keto duken si histori te verteta, sepse menyra si PD-ja vepron eshte tamam sic pershkruhet ne kete artikull komik. Bravo tema

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Mero,e more ne qafe !…
    Eshte aq idiot saqe ka per ta lexuar me pike e me presje…
    Pas vendimit te Gjykates do thote “Me mori ne qafe Meroja!”… ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje