Pas aksionit të vezëve në Kuvend, Doktori shkoi në zyrat e PD dhe kërkoi që Luli të mbledhë urgjent drejtuesit kryesorë të partisë.
Dy ishin çështjet që ai deshi të diskutojë me ta.
E para ishte një vërejtje e fortë me paralajmërim për Jozin.
-Ti zonjë ke ba një gabim shumë të rëndë, i tha. Ti nuk mund të bësh gjithmonë ça bëj unë. Jo, nuk mund ta bësh. I kemi nda punët. Kur unë bëj një gjë, që duhet ta bësh dhe ti, të them unë ty. Ti nuk mund të më ndjekësh mua kudo që shkoj. Jo, ke ba një gabim të madh.
-Kurrgja s’kam ba, tha Jozi, të ndiva ty që do me lënë mandatin, dhe thashë çe dua unë jetën time në Kuvend, pa ty.
-Jo, e ke gabim. Janë ca gjëra që s’mund t’i bësh. Jo, këtu gabon ti. Kur unë thashë po mendoj të lë Kuvendin, ishte moment delikat. Ne kishm qëllu me vezë dhe radhën e kishin ata. Pashë nga Taulant Balla që e kishte xhepin e fryrë dhe mendova se don me qëllu. Dola, bana atë deklaratë që bana, me tërheq vemendjen, por ajo është taktikë. Ti nuk ke pse më ndjek pas.
Jo këtë nuk duhet ta përsërisësh më. Është paralajmërimi i fundit që të jap.
-Më beso, ishte diçka instiktive, tha Jozi. Më doli natyrshëm kur dëgjova që po mendon të ikësh. Nuk e përsëris më.
-Dakord, mbaroi kjo punë. Kam dhe një çështje të dytë, i tha Lulit. Puna e vezëve ishte organizuar keq. Jo, nuk organizohet kështu. Nga 30 kokra, vetëm tre arritën të futen brenda. Kjo është opozitë e dhjetë përqindëshit. Kështu nuk mund të vazhdohet. Dikush nga ne ka raportuar te Garda. Duhet të gjejmë spiunin.
-Dakord jam, tha Luli, por ishte hera e parë dhe nuk kishim përvojë. Ti e pe si ju drodhën duart kur qëlluan, ngaqë nuk kanë përvojë.
Sa për dekonspirimin, ke të drejtë. Nga hetimet tona, i pari e ka marrë vesh Fevzo, që do hedhim vezë. Dyshojmë se një deputete jona ja ka çu direkt nga mbledhja me whatapss. Kemi dhe disa dyshime të tjera, por po i verifikojmë. E rëndësishme është të mos tërhiqemi. Herën tjetër të shkojmë më gaz lotësjellës. Na kanë ngel plot ngarkesa nga 21 janari, i kemi ruajt në bodrumin e PD, mos na e kapte prokuroria.
-Shumë mire, tha Doktori. Strazua dhe Bedriu të stërviten në poligon gjithë javën. Të shkojnë tek poligoni që ka qitje me objekte të lëvzishme dhe ta qëllojnë me gurë. Kështu do ta mësojnë më mirë dorën.
-Kam dhe unë një propozim, tha Ruli. Këto gratë që do fusin vezët në Kuvend, të bëjnë pak gjimnastikë, të fusin disa gurë mes shalëve dhe të provojnë të ecin pa u kuptuar.
Kjo do na shpëtonte nga dekonspirimi.
-Ke të drejtë, tha Luli. Hera e parë ishte. Tani kemi më shumë përvojë.
Shume eshte shqetesuar TEMA nga vezet,
shqetesuar apo frikesuar eshte e veshtire
ti ndash.