Debatet në PD për grupin e vezëve

25 Shkurt 2016, 19:57Antena TEMA
Debatet në PD për grupin e vezëve

 

Vendimi për të qëlluar me vezë në Kuvend, ju komunikua deputetëve papritur. Kunati kishte marrë masat që mos të merrej vesh, vetëm dhjetë minuta para seancës.

Para se të niseshin në Kuvend, Kunati thirri Bedriun dhe i dorëzoi një qese me vezë.

Pas Bedriut shkoi një deputete e shëndoshë, pastaj Ristani dhe në fund Strazua. Ky i fundit i mori të gjitha vezët që kishin mbetur dhe kur u paraqit deputetja bjonde, Kunati ngriti duart.

-S’ka më, i tha, i morën. Mbaruan, i tha.

Ajo e trishtuar hapi çantën, pa disa tamponë aty, dhe iku e qetë.

-Le se e rregulloj vetë, tha.

Kështu, “Grupi i vezëve” u nda mënjanë dhe po merrte udhëzimet. Njëra nga deputetet, ajo më e shëndosha, mori përsipër të fusë pesë kokra në trup, se nuk i kuptoheshin. 3 i mbante në gjoks dhe dy në të brendshme. Edhe Bedriu, si i shëndoshë, mori përsipër të fshehë dy copë, të tjerat, tha, do t’i mbaj në dorë, që të gënjej Gardën.

Strazua gjeti zgjidhjen më origjinale, i futi në kapele dhe i kapi me një ngjitëse, dhe pastaj e vuri kapelen në kokë.

Pasi u kompletua grupi, Kunati ja prezantoi gjithë grupit parlamentar aksionin.

I pari i përshëndeti Doktori.

-Ju po bëni një akt heroic, tha. Vepra e juaj do kujtohet në shekuj, dhe Partia Demokratike do t’u jetë mirënjohëse për këtë akt që po kryeni. Ju duhet t’ia plasni vezët në fytyrë dhe pas kësaj, ne duhet të dorëzojmë mandatet.

I dyti foli Paloka.

-Do qëlloni kur t’ua bëj unë me shenjë, tha. Moth u trembni, se s’kanë ca na bëjnë. Kemi Fufin.

Pastaj e mori fjalën Jozi.

-E ku na katandise mar Lul Basha, me gjujt me vo në kët mosh. Kurkund nuk je.

Pjesa tjetër e grupit po rrinte në heshtje.

-Po ti çfarë mendon, i tha Kunati, Rulit , pse nuk flet?

-Unë them të nxitojnë e të shkojnë në Kuvend, tha Ruli, se aty ku i kanë futur dhe me atë shëndet që kanë, rrezikojnë që ato të zihen si vezë dhe të mos çahen kur të gjuajnë Ramën. Dhe pastaj do hapet debati, a e kishte fajin veza apo Strazua, dhe ky debat nuk mbyllet kurrë . Do pyesim gjithë jetën “veza Strazo”, apo “Strazo veza”.

 

 

4 komente në “Debatet në PD për grupin e vezëve”

  1. toni says:

    Keta legena Kane qene qe ne fillim

  2. lindi says:

    O re fajin e ka rama ti bonte kontroll ketyre lavireve tu hiqte te brendshmet te sigurohish qe nuk kane vez pastaj te vazdonte parlamenti. Ne rast se i gjente vezet ketyre klockave tja fuste para kurse atij bullarit atij hoxhes tja fuste ne b…, pastaj te merte kokrren e fundit dhe tja fuste ketij kurves lulushes qe qesh si pun budallai dhe po na bon si i forti brek shurra.

  3. Samiu says:

    Ja kane marre doren…. keta te PD-se. Grupi i Zjarrit te 21 Janarit eshte zevendesuar me grupin e vezeve…. prape grup sulmi konsiderohet…..

  4. Udhetari i drejte says:

    Ku ku ku ku i paskan fut vo-te, Pa kenkan te shnoshe fort bre? Ej Genci, jo ashtu, se maraku em asht tjeter kund, me ken se jan te shnetshem, nga nxehtsia e madhe mes kofsheve, do te nxirren zogj apo zocka dhe hajde ndale Shqipnin me pjellat e reja. E hu, ecni tash, shkoni ne “Per me la ment”, cka po thu mor? e ka emnin “Parlamenet” dhe jo “per me lane mend”, Eh cka me ba, se mos e kena mendjen tek shqiptaret dhe Shqipnia, jo mor jo e keni ke gajasja me vo, pa vo, me lecka pa lecka e ku di une, vec ke rregullat e shoqnise nuk i kena. tung Udhetari i drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje