Për të inkurajuar lëvizjen guerrilase në Kuvend, PD ndau sot çmime për njerëzit e shquar të kësaj jave.
Cmimin për poezinë më të mirë të periudhës së luftës, e fitoi deputetja seksi e Peqinit. Në motivacionin e shkruar thuhej:
“Poezia në fjalë, evokon ngjarjet e mëdha të opozitës në vitin 2016, dhe ka një përmbajtje thellësisht luftarake dhe motivuese dhe përmes figuracionit të menduar, dënon ashpër njerëzit indiferentë dhe motivon opozitarët e vërtetë.”
Duke marrë çmimin, deputetja seksi e Peqinit tha: Falenderoj partinë për vlerësimin që i bëri veprës sime modeste. Unë nuk jam poete e lindur, por jam bërë gjatë rrugës, edhe pse shumë vetë nga ju nuk ma njihni shpirtin, por vetëm pamjen e jashtme. Unë ju them me siguri se e kam njësoj edhe shpirtin. E them këtë dhe për ata që nuk ja duan të mirën kësaj partie.
Poezia ime lindi në mënyrë spontane, duke parë ato gra burrnesha para Kryeministrisë që përlesheshin në mungesë me diktatorin Edi Rama nga një anë dhe gra të tjera që qëndrojnë indiferente ndaj betejave tona. Por dua t’u them atyre, se në paqe qëngji i urtë pi dy nëna, por në luftë nuk pi dot asnjë.
(Duartrokitje)
Pastaj u nda çmimi për fjalimin më prekës të luftës të cilën e fitoi Grigja. Në motiviacionin për këtë çmim thuhet: “I jepet çmimi për fjalimin më prekës, një fjalim i cili ka tronditur thellë opinionin shqiptar për faktin se ndërkohë që zonja filloi ta mbante njerëzit filluan të qajnë nëpër ekrane. Një hipnozë e tillë është e rrallë për ndonjë fjalim politikani, dhe shumë njerëz e lidhin me efektin që kanë pasur fjalimet paraardhëse të grave të tjera në protestë. Por nga një vëzhgim i thellë, na rezulton se njerëzit e kanë ndjerë thellë që fjalimi është prekës, por ngaqë nuk kanë kuptuar asnjë fjalë janë përlotur prej inatit që nuk arrinin ta shijonin”.
Duke falenderuar jurinë Grigja tha: “Është një moment i veçantë, kur njeriu e ndjen se inspirimi që ka udhëhequr idenë fikse për të operacionalizuar një këndvështrim statik, i cili në perceptimin e përgjithshëm dinamizon idenë fikse, por bën statike percpetimin fiks mbi vlerat e asaj që konfirmohet si metodologjia e vetme, e cila mbivendos primaren mbi sekondaren dhe materializon qartë dhe thjeshtë mendimin tënd. Isha e bindur se një ditë do të vlerësohej ajo që në tërësinë e vet duket si një galaktikë e largët jashtë kohezionit të atmosferës që na rethon ne. Ju faleminderit”.
Cmimi i tretë u dha për qitësen me barut të Lagur, Albinën. Në motivacionin e çmimit thuhej: Për trimërinë dhe vendosmërinë e treguar për të qëlluar në objektiv, edhe pse barutin e kishte të lagur”.
Duke marrë çmimin Albina tha se modeli i saj nuk është Albini, por Albana, dhe me atë shembull frymëzues, ajo do të arrijë që jo me vezë, por me letra të lagura të prekë Edi Ramën.
Ndërkohë që ndaheshin çmimet, Prof. Kaçi po i shpjegonte Fufit, arsyet përse jepeshin ato.
-Mos mor burrë tha Fufi. Unë di që i pari ka thënë, burri është me lëviz këmbëzën, e gruaja me lëviz këmbën. Ktu është përmbys dynjaja.
ahaaaaaahaaaaa, i madh je Mero
Mjeshterisht! Per ideal te partise se “barutit te lagur” keto, pavaresisht komplimenteve qe nuk i kursen Meroja jane bere per disa racione nga mbiemri im. Na nxoren faqen e zeze! Hajde kauza pecetash, hajde! Po sa te bukura qe jane, mor Zot. Qe me ate topçen Vorbshi a Vokshi a si quhet e me radhe. Lum niperit e mbesat tona çka do te qeshin, kur t’i shohin pas disa vitesh keto skena neper televizione, natyrisht me tekst nga ndonje Mero Baze tjeter, Juniori! Po iu del fjala, kur thoshnin “Ne jemi e ardhmja!” Mos o zot!
___________
P.S Racionet e mbiemrit tim i kane falas, per hater te Grigjes, qe ta keput shpirtin me ate seriotietin e saj burreror, qe te ben me hap degen e re te arkeologjise femerore. Asaj kisha me ia kursye mbiemrin tim.