Pas takimit të delegacionit të “vezokratëve” me Mogherinin, Luli i raportoi Doktorit për bisedën që patën dhe ato çfarë i porositi Mogherini.
-Sot ishte dita më e lodhshme e jetës sime, e filloi bisedën Luli, pasi Mogherini na e kishte lënë takimin në orën 7 të mëngjesit. Dyshova se të gjithë këtë e ka organizuar Edi Rama, pasi ai e di dobësinë time për gjumin dhe ka caktuar orën 7 për takim. Kjo do të thotë që u çova qysh në orën gjashtë, bëra dush, piva kafe, u vesha, bëra flokët me xhel, i leva dhe dola. Për fat, kur arrita tek zyra ku do bëhej takimi, delegacioni i PD ishte gati.
Albina kishte marrë me vete dy vezë, se donte t’ia tregonte Mogherinit se ato dy vezë nuk i kishte përdorur, por ja ndali roja.
Por, sidoqoftë takimi shkoi shumë mirë.
Ajo hyri e qeshur në sallë, u ul përballë nesh dhe na kërkoi të prezantoheshim.
E fillova nga vetja dhe i thashë:
-Unë jam këtu në vend të zotit Berisha, i cili u bën shumë të fala.
-Më falenderoi dhe më tha t’iu bëja të fala. I thashë se ju sjell përshëndetjet e zotit Berisha dhe idetë e tij mbi qeverinë shqiptare, të cilat janë shumë kritike.
-E marr me mend, tha. Më prezanto këta të tjerët.
-I thashë kjo është zonja Albin….
-Si…, më ndërpreu?! Keni dhe ju Albin? Unë e di se vetëm në Kosovë ka!
-Ah jo, kjo është femër, i thashë, e ka me “a” në fund.
-Për atë punë si femër duket dhe ai në Kosovë, por është shumë i egër, tha ajo.
Desha të shtoj atë punën e mitrës që i ka thënë Rama, por nuk mu kujtua në anglisht fjala mitër.
Pastaj vazhdova me Arbjolën, deputeten seksi të Peqinit. I thashë që ka një kontribut të veçantë në aksionin opozitar, se ua këput “koq…” ushtarëve të Gardës, kur tentojnë të bëjnë kontroll.
-Ky tjetri, thashë, është Strazua, simbol i opozitës sonë, viktimë e krimit të organizuar, por luftëtarë i paepur i çështjes sonë, deri në çlirim të plotë të Shqipërisë.
-Ok, tha, t’i dëgjojmë pak këta.
I pari foli Strazua.
-E vërteta është se opozita jonë ka një defect, tha ai, që gjithë barrën ja kemi lënë kryetarit tonë Basha. Kjo gjë duhet të korrigjohet në të ardhmen dhe ne duhet ta marrim vetë përsipër këtë punë. Për të tjerat s’kam ça them.
-Po ju, iu drejtua Arbjolës?
-Unë kam problem përputhjen e imazhit të trupit me shpirtin, tha ajo. Të gjithë më vlerësojnë bukurinë, se nuk ma njohin shpirtin. Dua që dhe këtu në Shqipëri të vendosen standartet evropiane në këtë drejtim dhe të të njohin shpirtin.
-Dhe në Evropë keq është për këtë punë, i tha Mogherini, dhe vazhdoi me Albinën.
-Po ju, tha, çfarë mendoni?
-Unë mendoj që opozita jonë duhet forcuar dita- ditës me elementë të rinj si “Motra e Gugut”, apo tipa si ajo me qëllim që të forcohet zëri i protestës. Ne si gra nuk duhet të na mungojnë kurrë vezët dhe letrat e lagura me vete, se nuk i dihet ça rasti na del.
Mogherini pa orën dhe kishte kaluar dhjetë minuta.
U ngrit.
-Unë po iki, se më ikën avionic, tha, por do ta vazhdoni bisedën me ambasadoren Vlahutin. Ajo ju njeh më mirë dhe i kupton hallet tuaja.
Në këtë moment Albina dhe Arbijla u ngritën.
-Nuk mund të ulemi me një njeri që Doktori e ka akuzuar se ka të dashur illegal, më thanë mua. Por ishte ndërhyrja e Strazos që më shpëtoi nga situata.
-Uluni, u tha, nuk mund t’ia lëmë gjithë punët Lulit. Do durojmë si do durojmë dhe 5 minuta. Mos të duket sikur u takuam 10 minuta.