Shumë njerëz janë mësuar të shikojnë Ramën nervoz tek Fevzo, por “Antena” ka zbuluar çfarë ka ndodhur pas “Opinionit”. Si zakonisht, Sandri dhe Fevzo kanë shtruar një darkë për Ramën dhe kanë diskutuar si kaloi emisioni.
-Sonte ishe mire, tha Fevzo, po në disa raste e tepërove. Nuk kisha çfarë të bëja. Doktori i çonte mesazhe Sandrit, ai mi kalonte mua, por s’kisha çfarë të bëja.
-Po si mos ta tepëroja mo burrë, i tha Rama, ti kur do të sulmosh citon Lapsin, kur do të mbrohesh citon Opinionin. Më mirë ma sill atë Bushatin në emision dhe mbledh mendjen.
-Nuk vjen mo burrë në emision, ka që nga shtatori që i lutem, biles as honoraret nuk i ka marrë.
-Ça Bushati thua ti mo k…, tha Sandri. Ku të vijë Bushati! Po shkeli në “Klan” eja më sillni cigare në burg, se unë e vras.
-Jo mo, pse kaq keq ka shku puna, tha Rama?
-Me atë që më ka bë për një vilë të qelbur tek “Laguna Blu” s’ia fal gjithë jetën. Jo se do më prishte punë për vilën, se atë e bëja pa leje, po nuk ja fal që të vuri ty në siklet.
-Emo mire, kaloi ajo, tha Rama.
Fevzo u vu në siklet pak, por vazhdoi.
-Në fakt kur më tha në fillim Bushati, që nuk do vijë në emision, i thashë mos u nxito, eja, por tani që po e mendoj, them që ka marrë vendimin e duhur…
-Po tani ndaje, i tha Rama, nuk vjen se nuk e lë Sandri, apo se nuk do vetë?
-Po le mo atë k… dëgjon ti, tha Sandri, ai do me justifiku veten. I kam thënë, po shkeli këtu do ta hedh nga shkallët. As më rruhet për “Opinionin”.
-Po se Fevzo ka thënë dikur, po më hoqi Lubonjën dhe Bushatin, Sandri, unë mbyll “Opinionin”, tha Rama. Ja hoqe të dy dhe se ka mbyll!
-Këtë nuk ma ka thënë mua, tha Sandri, ua ka thënë atyre. S’kam punë me ta. Me ato që kanë thënë për ty, ata të dy nuk kanë vend këtu.
-Po jo mo burrë, se nuk është aty problemi, por në fakt nuk kanë dhe shumë fakte, tha Fevzo. Nuk punojnë, janë dembelë. Ja unë për shembull për këtë emision kam një javë që punoj për të gjetur fakte. Ata nuk punojnë shumë. Ua kam thënë, po nuk punuat pak më shumë, nuk u ftoj më. Por e kam parë që nuk punojnë.
-Po këto i kishe gjet vet si fakte, i tha Rama, apo t’i ka dhënë Luli?
-Po ça Luli mo burrë, ku merr vesh Luli nga këto gjëra. Lulit ne ja japim. Ja dërgojnë Sandrit nga administrate, se janë gjithë njerëzit që ka fut në punë Sandri, por mirë që e ke mirë me Sandrin thuaj, se të gjitha Doktorit kishte për t’ia çuar.
-D.m.th, tha Rama, t’i vëmë pikat mbi i. Lubonjën dhe Bushatin i ka heq Sandri që mos të më sulmojnë mua dhe letrat ja dërgon administrata Sandrit, por ai si bën publike se më mbron mua?
-Kaq nder do ta bëja unë ty, i tha Sandri, kemi qenë miq të vjetër. Mos e rruaj fare për këta b..q.. e Lulit, as i llogarit njeri fare. Thuj pak atij Klodit të na japë nja 200 mijë euro reklamë për këtë dializën, se e kena mbajt dorën kur u bë publike. Thuaj pak dhe kësaj Vilmës të bëjë ndonjë reklamë për këtë Checkup-in, se ashtu nuk i bie më njeri. Thuaj pak dhe këtij Erionit të shtojë nja dy kate këtu tek Filiologjiku, se ti e di që s’rri dot pa një shtesë. Se nuk kam ndonjë hall tjetër. A po harrova, se ka bë Fevzo nja 6 mijë metra shtesë pa leje tek ky pallati para PD, thuaj pak këtij Erionit mos të na çajë trapin duke shku e duke e mat sipërfaqen e duke vënë gjoja, se gjoja do t’i bllokojë.… Këto kasha, se s’është se kam ndonjë hall. Ah po se harrova, kam dhe nja një mijë metra që kanë mbet këtu tek Kinostudio, thuaj kësaj ministres së re të Ekonomisë, të ma firmosë, se më thonë ata të zyrave që i kam të mijtë, që ajo më di me Saliun mua dhe po ma vonon. Se nuk kisha ndonjë hall tjetër në fakt.
-E pra, se na është hap llafi sikur i servilosemi qeverisë për ndonjë hall, tha Fevzo. Mirë tha Sandri, nuk është se kemi nevojë për ndonjë gjë. Thjesht duam t’i bëjmë një nder qeverisë, t’i japim shansin të na ndihmojë.
Hi, hi, hi ….. Humor krize. Qyfyre nga televizioni qyfyr.
Jepi Sandi jepi, hajde tungjatjeta me Fevzo bythelopen, more gjithe token!
Humor ish ushtarak!
Lajmi se ish ushtarakeve qeveria do t’u fale borxhet mbuloi dhene ate mbremje kur ministri Klosi mblodhi shpuren e kokave te shoqatave fantazem,qe mezi u doli gjumi edhe pasi mbaroi ligjerata ngazelluese!
Mbaruan hallet tona dhe tutje duhet te mendonim vetem se cfare do mund te benim me parate qe do merrnim,bamiresite e mundeshme,pagesat e borxheve ta pa paguara nder vite,mbarimin e varreve te prinderve,hartimin e listes se te ftuarve me rastin e renies se ketij “xhekpoti” qeveritar,pushimet e para dhe ndoshta te fundit me krociere deri ne Karaibe etj,etj!
Nuk mbeti njeri pa me marre ne telefon per te me uruar per kete mrekulli te befte!
Pyetja e pare qe me behej ishte ne se me kapte edhe mua ky ligj apo jo!
Por une nuk e kisha lexuar projekt ligjin,se ministri kaq tha ne njoftimin e pare:-Te gjithe ish ushtarakeve do t’u falen borxhet e pensioneve!
Gjithe naten e gdhime duke festuar si familje!
Edhe nipat e mbesat nuk i zinte gjumi,se ishin te zene me listat e kerkesave me dhurata qe donin nga mua,meqenese llogariteshin per t’u fituar rreth 80 milion leke te vjetra te papaguara per 25 vjet!
Propozimin e pare e beri djali:-Baba,tani besoj se gjeja e pare qe duhet t’u shkoje ne mendje eshte te bleni nje makine te re,se mbetet neper autobuza urbane,aq me teper qe tani eshte rritur edhe cmimi i biletave!
E dyta te blini nje shtepi tek Gjiri i Lalezit,qe te mos pushoni me pikatore tek shkembi i Kavajes,por gjithe vitin!
Per me teper kur pushon afer parise se vendit pushimet te shijojne shume fish!
Mire eshte te blini edhe ndonje skaf per peshkim dhe qe te keni mundesine ta pini kafen edhe ne Durres apo ne Velipoje!
Si oficer marine qe ke qene do te kujtohen kohet e arta kur lundronit neper Mesdhe apo atehere kur lundruat deri ne detin Balltik me nendetese pa u diktuar nga Flota e 6 Amerikane!
Dhe keshtu vazhduan te gjithe femijet,vellezerit e motrat,ndersa vellai i gruas si i pa pune qe ishte rrinte i heshtur!
Edhe ai i shkreti kishte qene ushtarak,por nuk i plotesonte vitet e punes dhe moshen per pension,prandaj mbase e mendonte veten sikur te ishte ne pozitat e mija!
Ate nate harrova te pija edhe ilacet e tensionit dhe kur gruaja me afroi tasin me pershesh me kos,qe haja cdo mbremje,ju ktheva me inat:-Po pse moj grua edhe tani qe u beme me leke,prap tasin me kos do ha une???
-Po je me tension-mermeriti gruaja neper dhembe dhe te ben dem mishi dhe rakia!
Ne kete kohe m’u kujtua babai im i ndjere kur i thoshte nenes se shkrete:
-Kur ishim partizane donim te hanim,por nuk kishim se cfare te hanim vecse qepet e egra pas malit te Dajtit!
Tani qe kemi,doktoret thone mos ha kete dhe ate se te ben dem!
Por kur do ha une i shkreti,kur te vdes???
Dhe keshtu i rame rakise dhe mishit gjithe naten sa na zuri gjumi duke pare veten ne enderr tek sporteli i ndonje Banke duke marre leket e para!
Eh,si dilnin 50 mijshet e reja njera pas tjetres sa nuk i kapja dot!
Sa here qe shikoja dikur njerezit qe merrnin neper bankomate leket,me dridhej zemra,se kur do vinte edhe per mua nje dite e tille!
Dhe ja ku ma pruri qeveria ime qe e kam votuar tere jeten!
Ne mengjes,nuk hengra buke,por me vrap bleva gazetast e dites qe ne faqen e pare kishin lajmin e madh per pensionet tona me foton e madhe te ministrit Klosi!
Gazeten e pare qe hapa,kur cfare te lexoja?
Projekt ligji thoshte:
-Neni 1:Falen te gjitha borxhet e ish ushtarakeve.
-Neni 2: Nuk falen leket e mbajtura qe nga 2009.
-Neni 3: Ushtaraket qe kane referuar ne gjykata dhe eshte vendosur ne favor te shtetit nuk perfitojne falje!
M’u tha peshtyma ne fyt:Une nuk do perfitoja asnje lek nga ato 1 miliard leket qe ministri tha se do na falen neve!!!
Po ky minister mbreme sikur deklaroi se do vihet ne vend dinjiteti i ushtarakeve i neperkembur nga qeveria e djathte?
M’u kujtua festa e mbremeshme ne shtepi ku shpenzuam te gjithe leket e pensionit te muajit dhe me ra te fiket!
U permenda vetem ne spital!!!
Te gjitha i prisja,por te ma punonte keshtu partia ime,kurre nuk me shkonte nder mend!
Dhe m’u kujtua shprehja shkodrane:-TE DREJTE KE,POR GJE NUK TE TAKON!