Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë në Shqipëri, Lulzim Basha, është takuar me drejtuesit e opozitës kosovare, përkatësisht, “Vetëvendosje”, “Nisma” dhe partinë e Haradinajt.
Në takimin që pati në selinë e “Vetëvendosjes”, Basha dhe Ymeri folën gjatë për efiçencën e përdorimit të vezëve në Kuvend, dhe përdorimin e femrave për t’i maskuar vezët, gjatë futjes në sallë.
Të dy bashkëbiseduesit patën mendime të ndryshme lidhur me gazin lotsjellës. Ymeri tha se ai na ka rezultuar shumë efikas, kurse Basha tha se nuk mund ta përdorin në Shqipëri, ngase Doktori është alergjik dhe kontakti me gazin lotsjellës e bën të qajë.
“Nëse shqiptarët shikojnë Doktorin që qan, ata do të shkurajohen. Kjo do të ishte fundi ynë. Një fotografi e Doktorit duke qarë, ende nuk është shkrepur, ndaj dhe ne nuk e këshillojmë këtë metodë” i tha Basha.
Të dy bashkëbiseduesit folën pastaj dhe për rezultatet e arritura në këtë pikë. Ymeri tha se “falë kësaj strategjie, ne ja arritëm ta zgjedhim Thaçin president, duke i dëshmuar popullit të Kosovës, se nëse nuk na doni ne, më zi kemi për t’ua bërë, se do t’u bëjmë Thaçin president”.
Edhe Basha ra dakord në këtë pikë, pasi tha se falë këtij aksioni, tani në krye të PD janë evdientuar vlera të reja, si Strazimiri, Albina, një grua seksi nga Cërriku dhe shoqja e saj nga Vlora, dhe “motra e Gugut” nga shoqëria civile.
“Edhe ne ua kemi bërë të qartë shqiptarëve, se nëse refuzojnë Doktorin, gjithnjë e më keq do ta kenë, se ne do t’u ofrojmë këta të tjerët, që janë evidentuar. Kjo ka bërë efektin e duhur, dhe tani shumë vetë thonë ishte më mirë Doktori”, tha Basha.
Pastaj takimet vazhduan tek selia e “Nismës” dhe “Haradinajt”. Interesant ishte se në takim nuk mori pjesë as Limaj dhe as Ramushi. Gjatë shpjegimeve për gazetarët, Basha tha se, Ramushin dhe Limajn ka pas fat t’i njohë në fillim në letra nga dosjet që u ka bërë gati për Hagë dhe kur i ka njohur nga afër si njerëz, është zhgënjyer që ata nuk u ngjanin atyre të dosjes. Për këtë arsye, tha Basha, nuk desha t’i takoj nga afër, pasi dua t’i mbaj mend siç i kam përshkruar në dosje.
Në fund Basha pati një takim dhe me dy partitë në pushtet, LDK dhe PDK, për të cilat tha se janë dy parti motra, pasi në fund të fundit kanë të njëjtin emër, si Partia Demokratike e Shqipërisë.
“Kjo është një arsye që dhe ne duhet të jemi në pushtet në Shqipëri”, tha Basha, duke përfunduar vizitën në Kosovë.
Takimi i tij me zotin Pacolli nuk u bë publik, pasi nuk donte të mërziste Doktorin.