Urimet më pikante për 8 Marsin

8 Mars 2016, 20:02Antena TEMA

Edi Rama: Kam dhjetra arsye të nderoj gratë çdo 8 mars, por mbi të gjitha gratë politikane. Në jetën time si kryetar i Partisë Socialiste nga viti 2005, jam përpjekur t’i bëj të gjithë burrat si gra, për t’u treguar atyre se si duhet të sillen, si duhet të punojnë dhe cili është modeli që unë dua.

Nuk është se kam pasur shumë sukses, por dhe arritje ka.

Por nga ana tjetër, i kam porositur gjithë burrat e partisë, që nëse ja arrini ndonjë ditë të bëheni si gratë, bëhuni si gratë e mira, jo si gratë e këqija. Se përndryshe do përfundoni si Blushi.

Saimir Tahiri: Kam urdhëruar sot gjithë Policinë Rrugore të ndalojë gratë shofere dhe t’u dhurojë lule. Gjithë paraditen kam pasur lajme të mira dhe impakt pozitiv për atë që kemi bërë.

Në mbasdite, sidomos në orët e mbrëmjes, kemi raste të shtuara të dhunës në familje. Shumë burra kanë rrahur gratë duke ju kërkuar llogari kush ua dha lulet. Asnjë burrë nuk ka besuar që ua ka dhënë polici.. Ja çdo do të thotë të trashëgosh një polici, që nuk e beson njeri që jep lule. Dhe një herë që bëjnë nder, gjejnë qeder.

Arta Dade: Kjo puna e dhuratave për 8 Marsin është e padrejtë. Të gjithë i japin dhurata gruas, nënës ose motrës. Puna është kush i jep dhuratë dikujt që se ka nënë, motër apo grua, se ato nuk quhen dhurata, quhen detyra shtëpie dhe ata burra që i bëjnë këto, quhen shtëpiakë. Kaq kisha. Nuk e kam me kryeministrin.

Ilir Meta: Kjo puna e dhuratave për 8 Marsin duhet marrë me qetësi. Nuk besoj që kanë rëndësi lulet apo zarfet, por fakti se kush parti ka futur më shumë gra në punë. Në këtë pikë LSI është parti e parë dhe do ta ruaj këtë epërsi, derisa vendimet për punësimet të mos i marrë unë, po Monika.

Lulzim Basha: Kam porositur sot qysh në mëngjes tek një nga agjencitë më të famshme të luleve në Holandë, një tufë tulipanësh për gruan time në Amsterdam. Në orën dhjetë më erdhi konfirmimi në celular, që porosia u dërgua. Ky do të jetë objektivi ynë si opozitë, të bëjmë një shtet korrekt, që çdo porosi të shkojë në destinacion, pa korrupsion dhe pa vonesë. Në Shqipëri nuk dërgoj dot lule, se t’i vjedh posta e Edi Ramës.

Erion Veliaj: Gëzuar 8 Marsin dhe më falni që nuk ju dërgoj dot lule, se kush e duron Sazanin, duke thënë i ka shkul tek Parku.

 

4 komente në “Urimet më pikante për 8 Marsin”

  1. LORA says:

    Fantastik urimi i I.Metes,jom shkri tu qesh.Por keni harruar qe kete urim e ka bere me “qetesi dhe dashuri”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje