Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kafen e PD-së tek SHQUP. Ristani i shkretë, pasi kishte hedhur disa gota që në mëngjes, shkon tek zyrat e PD dhe aty shikon një gazetar i cili e ka sulmuar kohët e fundit Ristanin, si komunist. Sa e pa, i iku truri dhe ju turr tek tavolina.
Nuk i la gjë pa thënë dhe siç thotë gazetari, e ka kërcënuar dhe me vdekje, por në kushtet e pijes është rrethanë lehtësuse.
Gazetari është një mbështetës i Bashës dhe sapo mbaroi sherri, i kërkoi takim atij për ta informuar për sherrin.
-Jam i zënë, po tako Kunatin, i tha ai.
Atëhere gazetari shkoi tek Kunati.
-Si është puna, i tha Kunati, kush të ka sulmuar?
-Një komunist, familje sigurimsash, i tha gazetari.
-Ou, çfarë thua ti, i tha Kunati! Kush është ky?
-Është njëri që e ka pas gjithë familjen në shërbim të komunizmit, vazhdoi gazetari. Vetë po ashtu.
-Po kjo qenka fat i madh, tha Kunati. Ça punë ka bërë ky?
-Çfarë s’ka bërë, i tha gazetari. Ka qenë kundër Doktorit, i betuar. E mori Gazidedja, e vuri në përgjim dhe e rrasi në burg, se i kishte marrë lek një biznesmeni që i kishin sekuestruar mallrat.
Biles ka liruar nga burgu kur ishte gjyqtar, edhe një gazetar që ka sharë Doktorin.
-Po këtë e paskemi në dorë, tha Kunati, e bëjmë copë. Kush është ky?
-Është një maskara komunist, i lidhur me këto klanet socialiste, ça të them unë, i tha gazetari. Doktori e ka pasur gjithnjë bezdi, por s’di ça të them.
-Me këtë biografi që ka ky, e bëjmë copë ne, mos ça kokë, i tha Kunati. Tani vetëm më thuaj kush është, se del vetë Luli në konferencë shtypi.
-Nuk e bën dot Luli, i tha gazetari, se ky si komunist i vjetër që është, dhe unë e kam theksuar dhe tek gazeta ime, ka bërë ndere dhe nga e djathta. P.sh Lulit i dha mandatin e Tiranës. S’ka ça i bën Luli atij!
-Po ti thuj mo burrë kush është, i tha Kunati, se e ndreqim ne punën.
-Është Ben Ristani, i tha gazetari.
Kunati u pre në fytyrë.
-Po pse mo, familje komuniste qenka Beni, i tha gazetarit?
-Po, e ke të sigurtë, e kam shkruar dhe në gazetë, i tha gazetari.
-Ëhë, e kuptova, tha Kunati me vete.
-Ça kuptove, i tha gazetari?
-Jo jo asgjë, i tha gazetarit.
Dhe befas arriti ta kuptojë vërtet pse i kishte hyrë në shpirt Ristani.
-Qenka dorë jonë, tha me vete.