Pas shumë artikujve që evokuan tetë vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, Zeni ka reaguar duke ju kundërvënë atyre që e akuzojnë se është shkaktar i një tragjedie prej 26 vetësh, për shkak të etjes së tij për fitime.
Në një letër publike, Zeni sqaron se ai ndjehet keq për të vdekurit, por i garanton gjithë shqiptarët, se e ka bërë atë punë për të ndihmuar të varfërit dhe vetë ka dalë me humbje.
“Përmes kësaj letre, dua të informoj opinionin publik se ata që më akuzojnë mua se jam shkaktar i tragjedisë së Gërdecit, për shkak të etjes për fitime, janë mashtrues dhe do t’i ndëshkojë historia.
Unë jam nisur në këtë punë fillimisht me i bë një nder një shokut tim Rafit, i cili kishte një shok Mihalin, të cilin nuk e priste Fatja në zyrë. Më thanë mua, i çova dhe rregulluan atë punën.
Më thanë do jemi bashkë në këtë punë. Deri këtu çdo gjë në rregull Por kur pashë që po lëviznin shuma të mëdha në duar, mendova se mund të abuzonin dhe kërkova që të auditohej biznesi.
Më thanë na sill një njeri të besuar. U çova burrin e tezes, njeri serioz, me përvojë në punë dhe i ndershëm. Rafin nga ana tjetër e porosita të ishte vigjilent.
Çdo gjë po shkonte mirë. Në Vorë kishte varfëri të madhe dhe unë ndërhyra që të merrnin në punë dhe fëmijë, meqë nuk kishin bukë të hanin në shtëpi. U thashë mos çani kokë për sigurime shoqërore, se u mbroj unë po u kapën. Dhe ashtu bën.
Ua rregullova letrat me Aldon me Ridvanin dhe Fatmirin dhe filluan punë. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi.
Kur më mori Mihali në telefon më ra pika.
-Po ke e gjeti të bjerë tek mua kjo fatkeqësi i thashë.
-Merre me qetësi, më tha, s’ke ça bën. Unë do ta vuaj në burg, ti i lirë je. Ma hodhi fjalën si ta ndihmoja në gjyq d.m.th. Por dhe ay ndodhi një incident.
Vëllai i tij, i pamësuar me këto punë, mendonte se Gita ishte më e fortë se unë dhe shkoi i tha që në këtë punë Mihali është me Zenin dhe i ka dhënë 500 mijë euro si fillim. Ajo u xhindos u bë keq se unë nuk ja kisha thënë.
-Ik, i tha, s’keni punë me mua, merruni me atë që jeni marrë. Unë dhe babi s’dimë gjë. Le ta mbajë përgjegjësinë Zeni me mamin. Ata e kanë ngatërruar atë çorbë.
Kështu unë përveçse humba miliona, humba dhe besimin e motrës dhe babait, i cili e përjetoi shumë rëndë.
Që nga ajo kohë, deri tani, vetëm kam pasur probleme pa fund. Çdo vit duhet të paguajmë për të vdekurit, disa na vënë gjoba, disa na thonë jemi në gjak. Dhe këta legenat brenda PD, sa herë mërziten me babin, ma nxjerrin mua inatin.
Tani pas tetë vitesh nëse ulem e bëj një bilanc, unë dal tërësisht i humbur. Kam humbur lekë, kam humbur miq, kam humb besimin tek të afërmit e mi dhe çfarë është më e rëndësishmja, kam humb dhe reputacionin tim, të cilin mezi po përpiqem ta rregulloj me të dashurën e re.
Atëhere lind pyetja: Përse duhet ta bëja unë Gërdecin, kur kam kaq shumë humbje? Le të më përgjigjet ndonjëri po ja mban.
P.S: Ruli i çoi mesazh. Të kam thënë djalo, mer lapsin e bë llogari para se të bësh punën, jo pas siç e bën ti, se ja çfarë të ndodh.
Mero se mos na thua dhe per kete si the per Meten qe nga hajdut e bere viktime te mediave.
Nga Rudina Xhunga:”…Atë që një natë pas varrimit, i doli në ëndërr vëllait për t’i treguar ku kishte mbetur biçikleta e djegur. Geraldo shkoi të nesërmen dhe biçikleta ishte vërtet aty. Shpirti i Erit nuk ikte, pa kthyer biçikletën që solli fatkeqësinë.
Njeriu fajëson veten, çdo send, çdo pafatësi, kur ndodh një gjëmë, fajëson kë të gjejë dhe kë t’i dalë para. Edhe Zamira Durda, mund të kapej me biçikletën, siç do të bënte çdo grua e zakonshme, por Zamira nuk është e tillë. Ajo nuk ka pasur asnjë mëdyshje qyshkur varrosi të birin. I premtoi qe do gjykoheshin ata që e vranë të voglin. Dhe ata, për të, janë shteti.
Ka 8 vjet, që nuk lë gjyq pa shkuar, nuk dorëzohet, nuk trembet, nuk lëshohet, nuk kthehet pas.
Humbet dhe prapë nis nga e para. Ka vetëm një dilemë, shteti apo pushteti ia vrau fëmijën? Sepse pushteti u ndërrua, këta që erdhën i patën premtuar ndryshe. Dhe po sillen njësoj. I kanë lënë të kuptojë që vdekja e djalit të saj, është e rrethuar nga sekrete shtetërore, nga interesa kombëtare..
A mund t’ia thuash këtë një nëne? Jo, ti mund t’ia thuash, por mos prit që të të besojë,
….”

….” Shkruar nga Rudina Xhunga:”…