Shpjegimi i Kunatit për praninë e Mediut në delegacionin e Lulit

14 Mars 2016, 18:22Antena TEMA

Ka një sërë ankesash të dëgjuara lartë e poshtë, përse zoti Mediu është pjesë e delegacionit të Lulit në SHBA. Përmes këtij njoftimi, dua të sqaroj gjithë demokratët e vërtetë, se cili është qëllimi i kësaj vizite dhe pse zoti Mediu, duhet të ishte pjesë e delegacionit, së bashku me Lulin.

Siç e dini, qëllimi kryesor i vizitës, është që Departamenti Amerikan i Shtetit, të detyrojë Lulin të votojë reformën në drejtësi. Për këtë, ne kemi marrë masat tona dhe kemi futur në delegacion tipa të fortë si Strazua, që nëse ata bëjnë presion, ai t’ua kthejë siç di vetë. Disa ambasadorë amerikanë që kanë qenë në Shqipëri, e kanë provuar në kurriz se çdo do të thotë të bien në gojë të Strazos, që nga Withers, Arvizu e deri tek zoti Lu.

Pas kësaj, mendoj se zyrtarët amerikanë do jenë më të rezervuar në presionin që do t’i bëjnë Lulit për reformën, pasi nuk e kanë aq të lehtë.

Sa i takon zotit Mediu, çështja është më parimore. Siç e dini, zoti Mediu ka qenë disa herë në SHBA në vitin 2001, 2003, 2005, e me radhë, por ka qenë me mbiemrin Medihoxha, për shkak të atij hallit banal në Itali. Ky është udhëtimi i parë zyrtar, që ai do shkojë të paraqitet me emrin Fatmir Mediu. Për këtë, Luli ka vendosur ta marrë Fatmirin si shembull, se si socialistët tallen me dekriminalizimin.

Siç e dini, Luli kërkoi që të merreshin shenjat e gishtave të deputetëve, pasi duhet të siguroheshim që deputetët të mos mbanin dy emra.

Socialistët e kuptuan hilenë e këtij propozimi dhe nuk e pranuan, pasi po ta pranonin, do digjej Mediu dhe ata nuk kishin çfarë të thoshin pastaj për opozitën. Pra, socialistët me qëllim nuk e kanë pranuar propozimin që të inkriminojnë opozitën. Luli këtë do t’ua dëshmojë me fakte tani në Uashington, duke ua bërë të qartë se me politikën e tyre destruktive, socialistët po njollosin jo vetëm veten e tyre, por dhe kundërshtarët e tyre. Rasti Medihoxha është mëse ilustrues.

Nga ana tjetër, Medihoxha do bëjë një dëshmi serioze në një kafe të Kongresit, se si socialistët i futën një biznesmen në parti, që donte t’i blinte partinë për një copë bukë. Për një moment, për arsye taktike Mediu i tha se ishte dakord t’ia blinte, por kur e pa që e mori seriozisht, ai e denoncoi tek Luli dhe të dy së bahsku u nisën drejt Uashingtonit.

Sa i përket axhendës në SHBA, ajo është e thjeshtë. Ata në SHBA i kërkuan Lulit, që në takimet në Departament të Shtetit, të mos shoqërohej nga zoti Mediu, se aty ata marrin shenjat e gishtave dhe nuk do ketë mundësi të kalojë tek rojet e sigurisë, pasi figuron me emrin Medihoxha. Kështu që u la që Fatmiri të takohej tek kafja e Kongresit me disa kongresmenë dhe senator, si dhe priftin kryesor që ai e ka mik, ndërsa delegacioni i Lulit, do ketë takime në Departament të Shtetit dhe pastaj do takohen tek kafja e Kongresit me Fatmirin.

Aty pastaj do shkëmbejnë dhe informacionet se si kanë shkuar vizitat.

Në mbasdite Luli dhe Fatmiri do shkojnë për shopping në një dyqan në Uashington në rrugën Pensilvania, ku shitësi mban fotografinë e Fatmirit si blerës i rëndësishëm me emrin origjinal, pasi e di kryetar të Partisë Republikan në shtetin Albany.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje