Reagimet ndaj plakës që gënjeu tatimorët

12 Mars 2016, 19:12Antena TEMA

Pas paqes që bëri Bashkia me plakën që shiste tek hyrja e pallatit, rezultoi se ajo nuk e kishte emrin Xhevrie, por Zyle. Emri Xhevrie, ishte emri i komshijes së saj në fshatin Mazrek, të cilën Zylja e kishte inat, se pulat e saj futen pa leje në baçen e Zyles.

Kjo ka nxitur një sërë reagimesh me humor dhe serioze në opinion publik.

I pari ka reaguar vetë Erion Veliaj.

-Siç e morët vesh, tha, nuk është e thënë që Bashkia të vendosë ndonjë gjobë tamam. Gjobitëm PD dhe ngatërruam emrin e inspektorit që gjobiti, gjobitëm plakën, dhe ajo na ka dhënë emër tjetër. E treta e vërteta, po më vjen keq që keni 24 orë që qani për Xhevrijen, ndërkohë nëna Zyle është argëtuar me ne.

Lul Basha:

-Kjo tregon se kryetari i Bashkisë, na gënjeu. Ai e ka nxjerrë vet nënë Zylen tek shkallët, i ka dërguar vet policët për të bërë spektakël dhe për të na testuar zemërimn ne, pastaj ka marrë nënë Zylen e ka sjellë prapë në Tiranë dhe e ka çu tek tregu, dhe gjobën nuk e paguan, se i ka thënë nënë Zyles shkruje emrin Xhevrije. E gjithë kjo është një farsë të cilën nuk do t’ia falim kurrë. Nuk do t’i falim lotët tanë për 24 orë rresht për nënë Xhevrien, që na u bë Zyle dhe as lotët e nënë Xhevries sot në fshatin Mazrek, kur ka marrë vesh që ka hëngër gjobë pa ikur në Tiranë.

Lëvizja për Parkun e Liqenit:

-Ju njoftojmë se prej sot nënë Xhevrija i është bashkuar protestës sonë. Ajo ka marrë vesh që ka hëngër një gjobë kot nga Bashkia e Tiranës dhe akoma më keq, që komshia e saj, e cila i ka vrarë dy pula, është personazh VIP në Tiranë, duke u puthur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe duke e adhuruar gjithë fshati Facebook. Për gjithë këto arsye, nënë Xhevrija e vërtetë do t’i bashkohet shoqërisë civile që mbrojnë Parkun e Liqenit, me qëllim të ndalojë nënë Zylen të shesë aty.

Kryeplaku i fshatit Mazrek:

-Mësuam të shqetësuar se sherri mes dy plakave në lagjen e poshtme të fshatit, është kthyer në sherr kombëtar dhe gjithë Tirana po përpiqet të kuptojë, kush është Xhevrija dhe kush është Zylja. Në cilësinë e kryetarit të fshatit Mazrek, ju garantoj se janë të dyja plaka të fshatit tonë. Prej sot janë bërë figura kombëtare, falë përpjekjeve të Zyles për të përballuar represionin policor të Bashkisë së Tiranës. Gjoba ndaj saj, provoi se më shumë punë i ka bërë opozitës një grindje fqinjësh në fshatin Mazrek , se sa grindjet mes opozitës dhe Bashkisë së Tiranës për taksat.

2 komente në “Reagimet ndaj plakës që gënjeu tatimorët”

  1. andromeda says:

    Madje ti shpallim qytetare (katundare) nderi të fshatit tonë – tha kryeplaku.

  2. Harillaqi says:

    Kame qeshur me gjithe shpirte.Me keqja qenka se ato dy plakat paskan konflikte te medha”politike” per inat te pulave te Xhevrijes.Por edhe Nene Zylja ka te drejte,pse pulat e Xhevrijes te hyjne ne baçen e Zyljes? Ajo nene Xhevrija nuk mund t’i presin krahet pulave?.Keshtu qe pulat nuk do hyjne ne baçe,dhe nene Zylja eshte e qete dhe nuk mund ta kete inat Xhevrijen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje