Luli i shpjegon Kunatit, takimet në Uashington

17 Mars 2016, 19:39Antena TEMA

Pas takimeve të ditës së sotme, Luli mori vetë Kunatin t’ia shpejgonte situatën për të mbyllur ndonjë keqkuptim të mundshëm me Doktorin.

-Në fillim mbajta linjën e ashpër, i tha Luli. U përsërita që palamenti është i mbushur me kriminelë dhe vrasës, pas zgjedhjeve të fundit.

Por siç e di vetë, ata janë naivë dhe se kanë mendjen tek ne.

-Po pse, nuk keni bërë më zgjedhje që pas vitit 1997, më pyeti njëri, se kemi ca shënime këtu, që Berisha ankohet pas çdo palë zgjedhjesh që humb, që parlamenti është mbushur me vrasës?

-Janë bërë, i thashë, por ka më shumë vrasës, se më 1997. Ja, këtë për pak na e vranë, i thashë, dhe tregova nga Strazua.

Strazua tundi kokën.

-Vërtet, e pyeti ai?

-Nuk ka burrë nëne të më shtrijë mua përtokë, i tha Strazua, por kriminelët bënë të vetën, unë timen.

Ai e shikonte i çuditur Strazon si një hero të gjallë.

-Na duhet të forcojmë shumë betejën kundër pandëshkueshmërisë, i thashë. Kemi miratuar një ligj, por kemi frikë se do na e sabotojë Edi Rama.

Por dhe këtu u ngatërrua.

-Akoma se keni fut në burg atë ministrin që vrau ata në Gërdec, më pyeti?

Pashë nga Fatmiri. Ai uli kokën. E kuptova që nuk e njihte dhe ia futa një “akoma”. Mu mërzit pak Fatmiri, po e shtyva.

-Po për 21 Janarin ç’po bëhet, më tha, a u dënua ndonjë nga ata që kanë vrarë?

-Jo, i thashë, asnjë. Nuk pranojnë as të shkojnë në Gjykatë. Vrasësi kryesor i tyre Edi Rama, është bërë kryeministër.

Tundi kokën i hutuar.

Me sa duket u ngatërrua pak, se i kishin thënë që kryeministri që bëri 21 Janarin është në opozitë. Ja futa pak dhe aty.

-Po kështu, ndonjë zyrtar që ka abuzuar, ose është akzuzuar për tendera dhe dëme financiare, është dënuar, më tha?

-Asnjë, i thashë. Biles kemi të dhëna që një deputet i afërt me kryeministrin, Koço Kokëdhima, ka abuzuar me një kontratë 80 dollarë për lidhje interenti në Rashbull dhe nuk duan t’ia heqin imunitetin, kurse unë i thashë kam qenë i gatshëm të shkoja në gjyq për një akuzë 220 milion euro, por u tremb Prokuroria politike e komanduar nga Edi Rama në kohën që ishim ne në pushtet, dhe më sabotoi dosjen.

Tundi kokën prapë i hutuar .

-Po ndonjë gjë tjetër çfarë pati, i tha Kunati?

-Gjë tjetër hiç, mirë. Kemi një çun të mirë nga Himara këtu, e njeh Fatmiri, po na shetit me taksi. Është dhe një dyqan rrobash që e njeh Fatmiri, kishte të brendshme Armani të lira.

-Armina.., pyeti Kunati?

-Ah, jo jo, Armani, Armani, këtu në dyqan, jo tek ai dyqani në Bllok.

-Aha, ok. Shumë mirë.

-Po ndonjë gjë tjetër?

-Po hiç mo, pas këtyre takimeve të para, më thanë mos të të shohim më me këtë Mediun. E lashë, shkova vetëm. Mirë kalova. Ata duan të miratojmë dhe këtë reformën në drejtësi, po s’kam ndërmend të tregoj, se vetëm isha.

2 komente në “Luli i shpjegon Kunatit, takimet në Uashington”

  1. Psw says:

    Ha,ha,ha ……
    Ja, kete per pak na e vrane- i thashe, dhe tregova nga Strazua – desh ja hoqen skalpin me nje te goditur mu brenda ne parlament, ashtu siç e benin dikur lekurkuqet tuaj me te bardhet demokratas ne Amerike !!!

  2. KRIS says:

    PER SE VAJTI MEDIU NE WASHINGTON .?,KA KORDINIM APO JO ?KUSH PAGUAN PE FATUREN E MEDIUT NE WASHINGTON?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje