Kongresmenia Mona Hajdarmbeta priti Lulzim Bashën në New York

19 Mars 2016, 20:31Antena TEMA

Sot ka filluar faza e dytë e vizitës së Lulzim Bashës në SHBA. Pas kthimit nga Uashingtoni, Basha do të nisë një udhëtim zyrtar në New York, ku është pritur në Aeroportin Xhon Kenedi nga kongresmenia  Mona Hajdarmbeta.

Në holin e aeroportit, kongresmenia Hajdarmbeta, i shpjegoi kryetarit të PD Lulzim Basha, se ajo kishte marrë masat prej kohësh për këtë vizitë historike dhe kishte prerë bileta udhëtimi dhe kishte rezervuar hotelet në gjithë interenarin që do të ndiqte zoti Basha.

-Kjo, i tha ajo, jo vetëm për shkak të detyrimit që kemi për të të ndjekur nga pas , por dhe për të krijuar një ide që ka plot njerëz që të duan të mirën dhe nuk të lënë vetëm askund.

Ajo i tregoi ndërkohë për aktivitetin që kishte kryer, ndërkohë që Basha kishte kryer takime në Uashington.

-Në fillim u takova me zonjën Tabaku para takimit me zotin Engell, i tha ajo, dhe e këshillova se si të sillej gjatë takimit. I dhashë dhe çantën time, se ishte më e shtrenjtë se e asaj, dhe më serioze.

Pastaj i tregoi se kishte pasur një takim të rëndësishëm në zyrat e “Vatrës” në New York, ku kishte takuar një vajzë që ishte Miss Bronksi, dhe që ishte me origjinë shqiptare. Ajo kishte shprehur mbështetjen e saj për Partinë Demokratike dhe kryetarin Basha, dhe ndjehej keq që nuk e kishte njohur Bashën kur u shpall Miss, me qëllim që kur të merrte kupën ,të thoshte “Ja dedikoj Lulzim Bashës”.

Kongresmenia Hajdarmbeta, i shpjegoi se kryesia e Vatrës kishte pranuar sugjerimin e saj që ta prisnin zotin Basha, dhe ajo do ta shoqëronte në takim.

Kongresmenia Hajdarmbeta e informoi gjithashtu për një takim që kishte pasur me zotin Dalip, si kryeredaktor i gazetës Dielli, i cili po ashtu ka shprehur gatishmërinë e tij ta presë zotin Basha, biles të botojë dhe një lajm për këtë çështje në gazetën Dielli. Mbetet për t’u negociuar nëse do ketë një selfie me të, pasi ai është konservator dhe mendon se selfiet janë modë e liberalëve si Edi Rama.

Pas kësaj, kongresmenia Hajdarmbeta i rekomandoi një darkë tek një restorant në Avenu Artur në Bronks, tek një restorant i një shqiptari nga Tropoja, ku ka groshë me mish të thatë dhe mazë, si dhe një darkë në Manhatan tek një restorant tjetër shqiptar.

Zoti Basha i shprehu mirënjohje kongresmenen Mona Hajdarmbeta që e kishte shoqëruar hap pas hapi nga Tirana në Uashington dhe pastaj në New York, dhe shprehu bindjen e tij se me fazën e dytë përmbyllëse të vizitës së tij në SHBA, demokracia shqiptare do marr një impuls të ri, pasi shqiptarët më në fund e kanë kuptuar rëndësinë që ka për SHBA, lidershipi i ri i Partisë Demokratike.

Pasi përfundimit të pritjes në aeroport, delegacioni zyrtar u nis drejt Bronksit .

Kongresmenia Mona Hajdarmbeta, e udhëhoqi delegacionin me taksinë që kishte marrë për të mos humbur rrugën dhe i priti ata para restorantit në Bronks.

Pas kësaj filloi festa, që vazhdoi deri në orët e vona të natës.

8 komente në “Kongresmenia Mona Hajdarmbeta priti Lulzim Bashën në New York”

  1. Astrit says:

    Mjeran Bence mbete, o anemik e mocal mediash! Nuk ka bejte shterpe qe te te ktheje ne vemendjen e Rames, edhe pse po i ben masazh masturbimi Veliaj per te marre para. Diasporen dbe SHBA ti e enderron se nuk shans ti gjesh ne harte e jo ti hypesh avionit. Te fala bundrave te SHQUP qe te frymezojn

  2. Astrit says:

    Mjeran Bence mbete, o anemik e mocal mediash! Nuk ka bejte shterpe qe te te ktheje ne vemendjen e Rames, edhe pse po i ben masazh masturbimi Veliaj per te marre para. Diasporen dbe SHBA ti e enderron se nuk shans ti gjesh ne harte e jo ti hypesh avionit. Te fala bundrave te SHQUP qe te frymezojne ty.

  3. shabani says:

    Hahahahaah ha I madh

  4. asd says:

    Kjo Mona mos eshte gje e shoqja e Ilirit ?
    Ilir apo Hajdar njelloj jane.

  5. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    O Mona N’Hajdarmbetsh
    Ti Rrofsh se na kënaqe
    Për gjithë lexuesit e TemAs
    Ta vë një herë në mullaqe ?

  6. Bashir Luli says:

    A i ka be edhe nonje sherbim tjeter kjo motra gjate nates apo e ka lene pa gje.

  7. Po per “viziten” tek llobi grek ne New York per kishen e shen kozmait ne llogora; kush e shoqeroi lul bashen??! Dhe cili ishte rezultati I takimit??

  8. esma says:

    kjo eshte me e padegjuara deri me sot. Nuk e mori njeri ne protokollin e vizites dhe vajti me bileten e saj , e priti ne aeroport dhe e shoqeronte me zor .
    . Sa gra zonja ka ne listat e pd nga fundi dhe nuk u bene deputete . vetem kete pa pike dinjiteti e bejne kongresmene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje