Deputeti 3K tani është i bindur se komplotin kundër tij e drejton Gramoz Ruçi. Në një letër të hapur drejtuar socialistëve, deputeti 3K shkruan:
“Të dashur shokë socialistë!
Po ju shkruaj me dorë në zemër për një fushatë persekutimi që ka nisur ndaj meje, qyshkurse është kuptuar që unë do të jem figura numër 2 e partisë. Në krye të kësaj fushate është vënë me zell një shok i vjetër i yni, që ndan me mua zili të vjetra që nga koha e komunizmit. Kur unë nisa karrierën në kupolën e Komitetit Qendror të Rinisë, shoku Gramoz nisi karrierën në Komitetin e Partisë në Tepelenë. Zilia e tij qëndron tek fakti se njeriu më i rëndësishëm i partisë që ky shok ka takuar deri në vitin 1983, ishte shoku Ramiz, kur ishte për vizitë në Progonat, ndërkohë unë kam takuar shokun Enver qysh në vitin 1982, kur sapo kishte shpartalluar grupin e fundit amiqësor të Mehmet Shehut, dhe unë vazhdova spastrimet e grupit në Fier dhe Mallakastër, ku ai kishte prejardhen e tij. Plus kësaj, shoku Gramoz ka qenë komunist liberal dhe ka toleruar luftën e klasave, ndërsa unë kam qenë korrekt me partinë dhe luftën e klasave.
Prej atëhere, shoku Gramoz nuk më ka me sy të mirë.
Tani le të vijmë tek mandati im dhe Kongresi. Ju e dini se ishte fryma e shokut Gramoz, ajo që çoi në dorëzimin e kokës sime në Gjykatë Kushtetuese, ku jam i pashpresë, dhe për këtë kërkova të bëhem anëtar partie nga Asambleja. Shoku Gramoz më kundërshtoi, pasi e di që po ika nga deputet, duhet të iki dhe nga forumet e partisë.
Por shoku Gramoz harron se kur dikush caktohet numri 2 i një partie, ai nuk është post, por mission, dhe misionari nuk emërohet, por gjendet dhe mbrohet. Dhe unë jam përzgjedhur si i pari i kësaj partie për të qenë numri 2. Si i tillë, nuk kanë rëndësi statutet e partisë. Ato janë për anëtarët dhe drejtuesit e parties, dhe jo për misionarët e saj.
Në këtë pikë shikoj debate të kota që pse u shkel statute, që sapo u bë për mua.
Si mund ta shkelë statutin një misionar?! Misionari nuk është gjendje fizike, është eter, është ide, është mendim, është ideologji, është frymë, është shpirt, nuk është numër, nuk është materie, nuk preket, nuk shikohet, vetëm ndjehet! Në këtë pike, gabimi është në eter, i paprekshëm, i pakapshëm dhe i pandjeshëm.
Shoku Gramoz kërkon të më trajtojë si gjithë njerëzit e tjerë të tokës, të prekshëm, të vdekshëm, të atakueshëm e ku di unë çfarë. Ky është mentalitet që vjen nga ideja e partisë së vjetër, që i shikon anëtarët e partisë si numra. Por ne të dashur socialistë, kemi hyrë në një fazë të re, në atë të partisë misionare. Unë jam caktuar të jem numri 2 i kësaj partie dhe kjo nuk ka rëndësi çfarë posti do kem, kë nen të statutit shkel, apo do kem apo jo mandat deputeti. Edhe shoku Shefqet për 50 vjet nuk kishte detyra, por siç thoshte dhe shoku Enver, “Ka Byro, po ka dhe Shefqet”.
Të dashur shokë socialistë.
Po ua them këto që të mos ndjeheni keq se është shkelur ndonjë statut apo është bërë ndojë përjashtim për mua. Unë nuk jam një nga ju dhe as një si ju, nuk jam i prekshëm, i arritshëm, i zëvendësueshëm, apo i emëruar. Unë jam i dërguar si misionar për ju dhe u shikoj të gjithëve nga lart, si silleni dhe çfarë jeni duke bëë. Nuk ka rëndësi do jem deputet, anëtar partie, anëtar byroje apo gjithçka tjetër. Unë jam aty gjithmonë, sipër jush dhe shokut Gramoz. Ndaj ju bëj thirrje të keni një qasje të re për partinë, jo si në kohët e vjetra. Duhet të mësoheni me idenë që unë nuk jam i juaji, por ju jeni të mijtë”.
Ju gazetar te qelbur mos nxirni inatet tuaja personale neper gazeta qe njerezit i blejne me leke apo i lexojne te mesojne for ndonje ndryshim cilesor ne Albanin. Turp tu vije, ju qe shkruani jeni me komunist se komunistat.
Koço, leri këto. E dimë që i shkruan ti këto, ose njerëz të vënë prej teje.
Koçua është njeri i shkëlqyer sa kohë që e urren pisi Sali Berisha !
Nxirua bojen Mero; ti di me shume se kaq!
Lolita, kishte thene per Kocon gay…Kjo natyrisht nuk ka asnje dyshim qe eshte arsyeja kryesore e zgjedhjes se Rames…Por ka edhe dicka tjeter, Koco urren ujin dhe sapunin ka thene Tak Ngjela, dhe kjo eshte nje arsye tjeter shume e forte qe e ka zgjedhur Rama si “bashkeshortin” e pleqerise. Po cili nga keto eshte kriter me i forte? Per te mos krijuar asnje tension per kete ceshtje, keto mund te permblidhen ne nje kriter: gay pisanjos ose bq bythmut….