Tri ngjarje pikante: Krushku i Doktorit, Gon Duka dhe Fate Velaj

25 Mars 2016, 20:13Antena TEMA

Incidenti ka ndodhur gjatë ceremonisë së dekorimit të vjehrrit të Gitës. Jari ndërsa lexoi motivacionin e dekoratës, ja dhuroi atë autorit, i cili është një historian i njohur i mesjetës.

Pas kësaj, të gjithë filluan të urojnë autorin e dekoratës.

Pastaj djali i të dekoruarit, ju drejtua Jarit.

-Pas dekoratës së babit, dekorata për Luanin më gëzoi shumë.

Jari shkretë u hutua një moment.

-Qënke emocionuar pak, i tha, se sot po e dekoroj babain tënd.

-Eh, jo se më është bërë zakon që babi i flas Doktorit, këtij i kam folur që i vogël në emër.

Një ngjarje e re e rëndësishme është kalimi në krye të Partisë Agrare, i zotit Agron Duka. Në fjalën e tij të parë para strukturave të partisë, zoti Duka tha:

-Tani ça t’u them unë mer jahu. Ju e dini që unë jam njeri i punës, nuk merrem me llafe.

Kur fillova të merrem me politikë, më thanë shko tek socialistët, se këta kanë lidhje të forta me bujqësinë, se vijnë nga Partia e Punës. Harxhova dhjetë vjet aty, ata s’kishin lidhje fare me bujqësinë. U mërzita, ika.

Më thanë shko tek republikanët, se ata janë të përkushtuar për pronat dhe çështje themelore e bujqësisë është pronësia mbi tokën.

Shkova aty, por ishin të gjithë fshatarë pa tokë.

Më në fund thashë po shkoj tek partia që është formuar tamam për punët e bujqësisë, Partia Agrare. Tani besoj nuk luj më, se jam si në shtëpinë time, se agronom jam. Do kem si bashkëpunëtor dhe Dashin, që mbulon peshkimin në dete, dhe besoj jemi të kompletuar.

Në sallë shpërthyen duartrokitjet dhe thirrjet “Rroftë reforma në drejtësi”

Fate Velaj ka promovuar një libër të tij, me një titull “Kreuztanne”. Në ceremoninë e promovimit foli studiuesi Topçiu, që e vlerësoi veprën e Fates, si një nga kryeveprat e Rilindjes, pasi autori është dhe personazh.

Pas zotit Topçiu e mori fjalën zoti Rama.

-Më trembët, tha, kur e quajtët librin një kryevepër të Rilindjes, por kur sqaruat se autori është dhe vet personazh, mendoj se e meriton, pasi Fatja është vërtet një nga personazhet më të mëdhenj të Rilindjes.

2 komente në “Tri ngjarje pikante: Krushku i Doktorit, Gon Duka dhe Fate Velaj”

  1. Futja says:

    Nese ka vertete nje nga personazhet me idjote te Tilindjes eshte fate velaj! Fatja eshte nje kar-i-lindur! Tmerr ku eshte katandisur shqiperia qe edhe mbeshtesit tallen me personazhet e rilindjes

  2. rrumpalla says:

    Faten e mban Rama afer per “politike te holle”‘ dhe per t’u siguruar qe ne kete bote ka budallenj edhe me te medhenj se ai vete !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje