Partitë raportojnë “kush janë personat e paprekshëm”, që nuk janë dënuar

23 Mars 2016, 21:07Antena TEMA

Pas deklaratës së ambasadorit Lu, se pasi të bëhet Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të ketë më njerëz të paprekshëm nga drejtësia, partitë politike kryesore në vend bënë deklaratat e tyre që mbështetën ambasadorin Lu dhe qartësuan pozicionet e të paprekshmëve në partitë e tyre.

Partia Demokratike në një deklaratë të saj, tha: “Partia Demorkatike mbështet deklaratën e ambasadorit Lu për të çuar para drejtësisë gjithë njerëzit e paprekshëm që mbrohen nga pushteti.

Ne në partinë tonë nuk kemi asnjë person të paprekshëm, mbi të gjitha se nuk jemi në pushtet. Kryetari i partisë sonë Lulzim Basha ka pas qenë akuzuar për shpërdorim të 220 milion eurove, pra ai u prek nga drejtësia, por siç u pa më vonë, drejtësa u bë pishman që e akuzoi dhe e mbylli atë çështje.

Edhe ish-kryetari i PD, Sali Berisha, ka theksuar vazhdimisht se mezi pret të ngrihen akuza ndaj tij dhe të mbrohet në gjykatë, por nuk i ka ndodhur asgjë e tillë. Ai biles çfarë nuk ka bërë që të ballafaqohet me drejtësinë, por askush nuk është vënë në veprim. Edhe kur janë vrarë njerëz në bulevard, ai i ka marrë përsipër, por drejtësia nuk ka vepruar. Ai po ashtu ka akuzuar për puçistë presidentin, kryeprokuroren, shefin e opozitës, gazetarët, por drejtësia përsëri nuk ka vepruar. Kjo nuk do të thotë që ai është i paprekshëm, por që e keqja nuk e prek dot.”

Lëvizja Socialiste për Integrim po ashtu e përshëndeti deklaratën e zotit Lu. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i kërkoi zotit Lu, t’i çonte urgjent listën e të paprekshmëve, se dinte ai çfarë bënte me ta.

“Lëvizja Socialiste për Integrim është e entuziazmuar që zoti Lu ka një listë me njerëz të paprekshëm, biles dhe me njerëz si Al Kapone. Marrëdhëniet tona me zotin Lu janë të shkëlqyera. Mezi presim listën emërore, dhe keni për të parë spektakël të drejtësisë në Shqipëri, tha Manjani.

Në fund reagoi dhe Partia Socialiste. Përmes një deklarate për shtyp, Taulant Balla theksoi se Partia Socialiste e ndjen detyrim t’u thotë shqiptarve se brenda saj nuk ka asnjë njeri të paprekshëm. “Siç e patë në Kongres, as Blushi nuk ishte i paprekshëm”,-tha Balla, “dhe s’ka si të jenë të tjerët”. “Po ashtu ju keni parë se si ne kemi nxjerr nga grupi parlamentar gjithë të fortët që ka pas qejf kryetari, duke provuar sërisht që nuk ka të paprekshëm. Kongresi provoi po ashtu se u bë një betejë e fortë ndaj Kokëdhimës i cili pretendon se është i paprekshëm.

Por pavarësisht kësaj, dua tu bëj gjithë palëve një propozim. Meqë ligji i dekriminalizmit nuk prek asnjë njeri në parlament, dhe reforma në drejtësi ka mundësi të mos prek asnjë njeri, ka shumë shanse që të quhemi të gjithë të paprekshëm, prandaj duhet të gjejmë një term tjetër për këtë çështje”.

2 komente në “Partitë raportojnë “kush janë personat e paprekshëm”, që nuk janë dënuar”

  1. ILIRIA says:

    Se mos e lidhje pak me te parin e listes se LSI me Ilir floririn se e kemi tamam flori e shkuar floririt or Tunxh……..

  2. Shqipo says:

    Ore po do lodhen pa prekur njeri keta te byrose. Duhet ti japim rroga te larta qe te pakten te prekin veten gjithe diten ata te byrose, se mos na merziten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje