Karmina bën publike drekën me vjehrrën

26 Mars 2016, 19:27Antena TEMA

Karmina ishte e ftuar këtë javë në një drekë familjare. Pas drekës, ku kishte bërë dhe disa foto, ajo u takua me menaxheren e saj, që të diskutonin se si t’i hidhin këto foto në Instagram dhe me çfarë teksti t’i shoqëronin.

-Po më trego një here, si shkoi dreka, i tha menaxherja, që unë të krijoj një ide se çfarë do të bësh?

-Ideja është të duket diçka familjare e natyrshme, e kupton apo jo!

-Po patjetër, i tha menaxherja, po më trego disa detaje nga dreka.

-Po ja, u ulëm ne aty, ishin të gjithë, dhe filluam të hamë. Më pyeti vjehrra “si ja kalove nga Milano?”

-Shumë mire, i thashë, po ishte shumë e lodhshme. Tre javë pasarela mode, stres pa fund. Duhet të ndërrohesh 20 herë në ditë, s’di a më kupton, shumë stres.

-E kuptoj, më tha.

-Po kalova shumë mire, i thashë. Kam bërë shumë foto. Kam hedh dhe në Instagram.

-Po, më kanë thënë, tha ajo, i kanë nxjerrë dhe gazetat.

-Po, është e vërtetë, i thashë. Çdo foto timen e nxjerrin gazetat. Asnjë topmodele nuk ka kaq sukses sa unë. Nuk e di çi tërheq, por kam idenë se kam gjetur çelësin e suksesit.

Ajo tundi kokën pa e ngritur pa pjata. U emocionova shumë.

Pastaj më pyeti çfarë do të pish. Zgjodha një verë të lehtë. Por në çast u kujtova se ata nuk pinë alkool, se janë besimtarë. Dhe m’u desh ta pi vetëm.

Pastaj erdhi pjata e dytë. Ishte diçka interesante, se vjehrra ime gatuan vetë. Ishte një fileto peshku e gatuar mirë.

Më pyeti “a do t’i hedhësh pak kripë, se nuk i kam hedh shumë?”

-Faleminderit, i thashë.

-Ke aty dhe pak piper po deshe, tha.

Është shumë e dashur. Ideja është që të krijojmë një imazh sa më familjar, sa më të ngrohtë, pasi është hapur fjalë që mua nuk më pranojnë në familje.

-E kuptoj, i tha menaxherja. Ndonjë bisedë tjetër bête?

-Po ja, u hap muhabeti për një film të Hollivudit për Shqipërinë. Unë u gëzova shumë, se më thanë që është për shpirtin tim. Por sa e hapa bisedën, aty u mërzitën shumë dhe nuk e zgjata. Nuk e di, po më duket janë xhelozë për sukseset e tij. Për mua nuk mërziten.

-Qartë, tha menaxherja. Pastaj a bëtë foto?

-Po, bëmë foto, ja këtu me shpritin tim, këtu me vjehrrën, këtu me mbesën. Ja, plot foto.

-Po me vjehrrin, i tha menaxherja, duhet dhe një me atë, që të duket më e plotë….

-Ah, s’kam, por mund ta rregullojmë, tha Karmina.

-Si ta rregullojmë, i tha menaxherja?

-E shkruajmë aty në Instagram, që fotot i ka bërë Doktori dhe me këtë justifikohet pse nuk është në foto.

4 komente në “Karmina bën publike drekën me vjehrrën”

  1. Malsori says:

    Ahh more garmina si ke hy ashtu do dalsh nga aty …kur heren tjeter te hani dark vec kaq meno .. A thua kjo dark po paguhet me parat e gjakut qe u derdh me gerdec dhe tjeter njeri do jesh. Jeto vetveten jo dike tjeter

  2. ali says:

    varini leshte debiles..

  3. Sali says:

    a pse sju fshiu nje mortje! Karmina e leshit tundu me leket tona tundu se shpejt do te te vije fundi..do ti besh gojo*e xenit ne qeli!

  4. Bazarhesap says:

    Nuk jane besimtaret keshtu jane si mundoheni ti njollosni ju,kteo jane dora juaj nga nje mocal vini!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje