Ish- deputeti i njohur i Beratit, Lefter Maliqi, ka bërë një thirrje publike në përkrahje të Strazos. Ja çfarë shkruan ai në Facebook-un e tij:
“Ju drejtohem si njohës i mirë i ligjeve, sidomos për tubimet si ish- deputet, ish- drejtues i policisë në 8 qytete në veri dhe jug dhe ish- pedagog në Akademinë e Policisë. Të dashur miq demokratë, opozitarë, mbështetës, shpifjet për deputetin Strazimiri janë shumë të ulëta, janë tërheqje vëmëndje përballë opinionit publik dhe ndërkombëtarëve! Ky është provokimi më i rëndë që i bëhet PD dhe opozitës, është fyerje, dhunim, nënshtrim, instalim diktature, tregim force, përbuzje, injorim etj.!
Nëse do ishte e vërtetë, policia bënte arrestimin në flagrancë gjatë tubimit, por është shpifje, inskenim, tërheqje vëmëndje për të mbuluar dhunën, shkeljet ligjore të forcave të shumta policore të pajisura me armatim të sofistikuar jashtë ligjit në tubim!
Duhet të jemi vigjilentë, të bashkuar më shumë se kurrë, të ngrihemi në këmbë, dhjetëra mijëra demokratë, simpatizantë e qytetarë, sepse demokracia, e ardhmja është në rrezik! Kjo është e drejta!
Shkelësit e ligjit janë urdheruesit dhe policia e armatosur gjer në dhëmb të maskuar qe dhunuan, goditen, fyen, ndaluan qytetaret e ndershëm sikur të ishin terroristë, banditë, kriminelë. Policia nuk lejohet me ligj të mbajë arme zjarri në tubime e protesta, unë dhe ju jemi dëshmimtarë se të gjithë ishin të armatosur, policia bashkiake, policia e rendit, nderhyrja e shpejtë dhe forcat speciale të Reneas! Dhunuan qytetare dhe deputetë!
S’do lejojmë t’i preket fije floku as deputetëve, as edhe një demokrati tjeter qe proteston kundër betonizimit, varferise, korrupsionit, papunësise, trafiqeve, krimit të organizuar, bandave te lidhura me qeverine.!
Reagimi duhet i menjëhershem në rast provokimi! Protestat s’duhet të ndalen, koha për revolucion demokratik.!
Po e mbyll këtë reagim me këtë poezi kushtuar Strazimirit
“Ata me të mirë
Ti prapë me inat
Strazimiri i nënës
O kokërrumbullak
Koburja në brez
I bëri merak
Strazimiri i nënës
O kokërrumbullak
As një qime floku
S’të prekin dot prapë
Strazimiri i nënës
O kokërrumbullak
Gjaku gjer në gju
Do shkojë në park
Strazimiri i nënës
O kokërrumbullak
O lefter o trap..po ca jane keto budallalleqe qe shruan.. po normal deputete si ty dhe strazo e cuan opoziten ne kete situate kaotike .shporruni ti strazo dhe gjithe idiotet radikaliste si ju nga PD..vetem keshtu vijme ne pushtet..del e na ben bodyguardin e strazos koqe kandari..viti 2016 ti flet si ne 97
po mire, m.q.s. pistoleta sipas pedeve duket si kellef celulari, atehere edhe ne kemi te drejte te themi se koka e rrumbullaket e pa qime e strazos, na duket si laker. he mo se iluzion optik eshte. pyesni ristanin se ai i di mire keto efektet. i dukeshin votat e edit si te lulit.
Mire po e zene e beri poeti sherbetor i dy B.. theve Lefter trimi po kush do e kompozoje e kendoje se babushi Kozma Dushi me duket se e ka lene ne balte Tani i mbetet ta kendoje Lefua i shoqeruar nga Multi me cifteli dhe Ristani me raki.
Mire poezine e beri poeti sherbetor i dy B.. theve Lefter trimi po kush do e kompozoje e kendoje se babushi Kozma Dushi me duket se e ka lene ne balte Tani i mbetet ta kendoje Lefua i shoqeruar nga Multi me cifteli dhe Ristani me raki.
Sme cudit qendrimi i Lefter Maliqit ,fare. E njoh por,nuk pershendetemi sepse e konsideroje ne mashtrues,genjeshtar,te pa bese ,hipokrit dhehajdut. Ka punuar ne shume komisariate,eshte e vertete dhe po i kujtoje vec Skraparin. Vidge nrpermjete pasapirtave miljona leke nga populli fukara e ne veshtiresi. 200.000 leke pasaporta. Te te vras pake ndergjegjia do te lehtehsoheshe.
Kujdes se do nzehet Sheqerja