Pas deklaratës së Lulit, se pisqolla e Strazos ishte fotoshop i kryeministrit dhe jo një foto reale, Strazua u shqetësua seriozisht.
Me këtë, bie versioni i Ristanit, që ishte këllëf celulari. Nëse bie ky version, ka disa probleme.
Problemi i parë është që duhet gjetur çfarë ishte ai sendi në brez. Kur Ristani tha këllëf, pranoi që kishte një send në brez, po ishte këllëf. Kur thua fotoshop, d.m.th që s’ka send në brez.
Problemi i dytë është se sendi është i filmuar dhe nga kamerat e policisë dhe deklarata e Lulit mund të mërzisë kryeministrin, i cili mund ta padisë në gjykatë dhe të nisi çështja për hetimin e pistoletës.
Problemi i tretë është se ajo pistoletë është pa leje, dhe ja ka fal një biznesmen, biles dhe të dedikuar me emrin Strazo, të shkruar në pistoletë. Nëse me deklaratën e Lulit nisin hetimet, atëhere do thirret dhe biznesmeni e do pyetet. Dhe meqë Strazua e pat gënjyer për një tender që ai do t’i jepte për blerje pistoletash, ai dhe mund ta tregojë të vërtetën.
Por, shqetësimi i Strazos nuk kishte të bënte me fatin e vet, aq shumë se sa me faktin që Luli po e vendoste në pozitë të vështirë me këtë deklaratë.
Përse ta bënte këtë vallë?
Strazua në çdo rast e kishte mbrojtur dhe ishte treguar i gatshëm të vdiste për të?
Kush mund ta ketë detyruar, vriste mendje Strazua!
Nuk po i vinte asnjë shpjegim në mendje.
Befas tek kafja e PD pa Rulin dhe mendoi ta pyeste njëherë atë, si njeri me përvojë.
-Si mendon ti, tha, pse Luli tha që nuk e kisha pistoletën me vete, por ishte fotoshop?
-Nuk e kuptove, i tha Ruli?
-Jo, i tha Strazo.
-Ta shpjegoj unë, i tha. Ai tani u bind që ti e mban pistoletën me vete natë e ditë. Duke ditur dashurinë e madhe që ke për të, dhe inatin që kemi ne të tjerët pse shajmë atë, ai ka merak se mos fillon e na vret të gjithëve ne që kemi inat Lulin. Dhe nuk ka hallin tonë, po si do t’ia bëjë ai pa ty pastaj!