Kunati paralajmëron sulme të “armiqve të jashtëm” ndaj Lulit për fshehje parash

5 Prill 2016, 19:29Antena TEMA

Në një letër drejtuar gjithë strukturave të partisë, Kunati ka paralajmëruar mundësinë që armiq të jashtëm të paguar nga Edi Rama, të nxjerrin dokumente që gjoja Luli ka marrë para nga firmat në parajsat fiskale:

“Të dashur demokratë!

Siç jeni në dijeni pas skandalit të “Panama Papers”, kundërshtarët tanë po përpiqen të njollosin pushtetin e Doktorit dhe njerëzve të besuar të tij.

Luli po ashtu është vënë në shenjestër, pasi siç dihet, gurët gjuajnë pemë me kokrra.

Sulmin e parë duan t’ia bëjnë lidhur me paratë që ka marrë kur ishte ministër Transporti dhe Telekomunikacioni nga dy biznesmenë amerikanë, që ishin ortakë me Fazllicin. Sipas të dhënave tona, disa gazetarë të lidhur me armiqtë tanë, kanë kontaktuar dy biznesmenët dhe i kanë detyruar ata të thonë se i dhanë Fazllicit një milion euro për ministrin që do na jepte liçencën tek Telekomi, pasi i duheshin për fushatën që po vinte. Fazlliçi vetë është treguar burrë dhe se ka pranuar, por ata dy armiqtë vazhdojnë të vjellin vrer.

Po ju paralajmëroj të mos besoni asnjë akuzë të tillë në të ardhmen.

Akuza e dytë do vijë për një firmë ofshore në Qipro. Siç e dini, kur Luli i dha Faros rrugën Fratar- Tepelenë përmes Alpine, u bënë ca marifete dhe Alpine pagoi 1.5 milion euro për një konsulencë tek një firmë në Qipro, që u tha se shkuan për ministrin. E di që do ta nxjerrin këtë punë, por mos e besoni se janë shpifje.

Të njëjtën shpifje po përpiqen të nxjerrin dhe për Zenin, për fishekët që do çoheshin në Afganistan. Ata do bliheshin me 2 cent nga ushtria dhe do t’i shiteshin katër cent kompanisë amerikane. Shitjen do ta bënte një firmë anonime “Evdin ltd” në Qipro, që janë miq të Zenit. Edhe pse tek filmi i Hollivudit del sikur i ka marrë paratë Zeni, mos e besoni.

Po ashtu, do përpiqen të hapin firmën anonime ofshore në Qipro të Fazlliçit, që bleu kompaninë e vet në Shqipëri gjoja 1.7 milion euro, ndërkohë që i dha autorizim studios së Gitës, t’i tërhiqte paratë. Ata duan të thonë se këto para qenë bakshish për tenderat e KESH për shitblerje energjie, që po merrte Fazlliçi me Lazaravicin, po ju lutem mos i besoni.

Këto i kam vetëm për Qipron. Po ata kanë ndërmend të vazhdojnë më tej në Ishujt Virginia, Kaymak, në Panama etj.

Ajo që nevojitet në këto raste është të jemi të bashkuar dhe armiku të mos na përçajë. Minimumi ai kërkon paratë tona që të na lërë trokë dhe të na mundë përfundimisht. Duhet të rezistojmë. Qëndroni!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje