Pas shfaqjes së sotme të Jarit në park, Doktori i dërgoi një mesazh urimi, ku e përgëzonte sidomos për faktin që ai arriti të ecte vet, nga makina tek protestuesit, dhe në disa raste ngriti dhe gishtin tregues kundër Erit.
I nderuar Bujar
Shqiptarët panë sot një shfaqje të jashtëzakonshme të burrërisë dhe fisnikërisë suaj. Për të gjithë ata që dyshonin se ti nuk do përmirësoheshe dhe do të kishe probleme me shëndetin, ti sot dhe një përgjigje të shkëlqyer. Zbritja jote nga makina, kapja pak pas derës, pastaj ngritja në këmbë, siguria që tregove në hedhjen e hapit të parë dhe pastaj vazhdimi i rrugës, i ka lënë pa frymë kundërshtarët e tu politikë.
Sot ti tregove se mund të ecësh me këmbët e tua dhe t’ia dalësh në betejën e madhe që të ka caktuar historia, kundër Këndit të vogël të lojrave në Parkun e Madh të Liqenit.
I nderuar Bujar!
Siç kemi folur dhe më parë bashkë, shkuarja jote atje është një shembull frymëzimi për gjithë demokratët, të cilët mezi po presin ditën të caktohet protesta e radhës tek Liqeni. Ata që sajuan pistoletën e Strazimirit, sot morën përgjigjen e merituar nga topi jot.
Tani çdo demokrat e demokrate, çdo deputet dhe deputete, do të donte të ishte në vendin tënd, aty tek Liqeni, për të mbrojtur kauzën tonë të madhe.
I nderuar Bujar!
E di që ka shumë njerëz që duan të të nënçmojnë në punën tënde si president, dhe sidomos në raportet e tua me drejtësinë në këtë rast, por ti ke bërë mirë që i ke dalë përballë Erion Velisë në këtë kauzë. Ti nuk k enevojë të përdorësh postin tënd zyrtar kundër tij, se po të jetë nevoja e përdor vetë, por më e rëndësishme se ajo, është që shqiptarët të shikojnë presidentin e tyre në krye të detyrës dhe në ballë të frontit të luftës.
Aty ku ka shkelur këmba jote sot, nesër do jetë vija e frontit, aty ku kanë kaluar gomat e makinës tënde sot, nesër do të jenë autoblindat e luftës, aty ku ka prekur bastuni yt sot, nesër do jenë shkopinjtë e protestës, aty është ndalur vështrimi yt i trishtuar sot, nesër do zbrazet zemërimi popullor….Me veprën tënde ti i dhe zjarrin që i duhej kësaj proteste dhe bashkë me Strazimirin do hyni në histori si koburet e vërteta të cilave u tremben falangat në pushtet.
Ky nuk është President, ky është një HALE.
O te qijfja udhet o DEVOLLI. Cfare te keqe ka pse Presidenti i Republikes shkoj pa situaten se si po shkaterohet nje park per ti zene vendin betonit duke u takuar dhe me nje grup aktivistesh te shoqerise civile te cilet kundershtojne nje projekt korruptiv te Erjon Velise-pederastit?! Pse kryetari i Bashkise nuk degjon zerin e qytetareve re pergjegjshem dhe specialiste qe thone fjalen e tyre ne mbrojtje te mjedisit dhe planeve urbane qe dhunohen me forcen e pushtetit?!
Me fal per shprehjes po ti je nje me gomar se ky sakati jot president nga fiziku dhe mente. Ku eshte pare e degjuar ne nje vend te Europes moderne te dale nje president e te protestoje si ky alabaku jot. Ai pret e percielle njeres e grupe e sugjeron po jo te dale vete. Faji eshte i kesaj mazhorance qe mban ne presidence nje injorant dhe sherbetor i bindur i politikes Shupiste qe pa pike turpi thote se jam i gjithe shqipetareve kur ai u vendos si hu nga krimineli Berisha.
undefined
Brilante! Por mundet pa frike te thuhet me plot gojen;
Vari Jarin!!’
keta jane trapat e shqiperis trapi mbeshtet trapin pune trapash varu leshte
nuk tallet njeriu kur ka te meta fizike , edhe kur nuk eshte njeri publik , nje shkrim te tille kaq racist as hitleri sdo ts lejonet te botohej
Nuk tallet njeriu per fatkeqesi fizike . kjo nul lejohet as ne vendert e botes se trete .ESHTE KRIM , GAZETA TE TILLA DUHET TE QUHEN RACISTE DHE TE BMYLLEN ,