Jari, plan me Doktorin për Këndin e Lojërave tek Parku i Liqenit

12 Prill 2016, 19:50Antena TEMA

Pas shfaqjes së Strazos me kobure tek Liqeni, intesiteti i protestave ra, dhe PD nuk po mblidhte më forca për protestën e radhës. Kjo e dëmtoi shumë kauzën dhe shumë deputetë të PD, nuk po pranonin më të shkonin aty.

Pas kësaj, Doktori vendosi t’i kërkojë një nder Jarit.

-Dua të rindezim protestën, i tha Doktori, por deputetët nuk e dëgjojnë më Lulin. “Nuk shkojmë tek Liqeni për një kënd lojrash”, thonë. Unë po nuk dua të ndërhyj, se e kupton vetë ti.

-Çfarë duhet të bëj, më thuaj Doktor? Të shkoj unë në protestë?

-Jo, gatishmërinë tënde nuk e vë në dyshim, por mos shko në protestë. Më thirr protestuesit në zyrë dhe jepu mbështetje. Ta shikojnë këta plehrat e PD, që ti je president dhe merresh me protestën, kurse ata deputetë dhe kanë turp. Duhet me i poshtërue.

-Ke të drejtë. Të kuptova drejt Doktor. Si urdhëron. Do t’i thërras.

Dhe pas kësaj e nisi punën me vrull.

Mori një herë në telefon kryeprokurorin.

-Dëgjo, i tha. Kanë shumë të drejtë këta ndërkombëtarët që akuzojnë Prokurorinë për ngathtësi.

-Më vjen keq zoti president, i tha ai, unë kam qenë gjithnjë gati.

-Dakord, dakord, por duhet të jesh më i shkathët. Ka disa çështje që po të ikin pa i shqyrtuar.

-Vetëm këto letrat e Panamasë nuk po i hetoj shef, i tha ai, se ti e di, punë me zarar, kushedi kush na del.

-Jo mo ato leri, se janë vepër e Sorosit, e ka thënë dhe ambasadori rus dhe Altin Goxhaj, por ka dhe gjëra që nuk duhen neglizhuar.

-Po ja, Ndrea Prendin e nxorrëm të pafajshëm sot, i tha ai. S’di të kem ndonjë porosi tjetër.

-Shiko këtë punën e këndit të lojërave të fëmijëve, i tha Jari. Dua pak mbështetje këtu, se më ka vënë Doktori një detyrë dhe do nisë lëvizjen sot. Po më duhesh dhe ti, se këtë të Kontrollit të Shtetit e kam gati.

-Patjetër, i tha ai.

Pasi u sigurua, atëhere thirri aktivistët, i dëgjoi, u dha mbështetje dhe u bë lajm në gjithë televizionet.

Mbasdite mori Doktorin.

-Bujari ju shqetëson, i tha. Gjithçka u krye sipas porosisë. Dhashë urdhër të vazhdojnë hetimet. Po deshe, unë dal dhe në protestë, vetëm se më duhet të shkoj me makinë mu aty dhe nuk lejohet.

-Jo s’ka problem, i tha Doktori. Ke ba një punë të shkëlqyer. Tani po ua mbajti atyre deputetëve të PD që kanë turp të vijnë në protestë, le të mos vijnë. Do t’i them Jamarbërit të marrë mungesat dhe ajo do jetë lista e mungesave në parlamentin e ardhshëm.

-Ke të drejtë Doktor. Duhet unitet në këto raste. Ja thashë dhe kryeprokurorit dhe këtij të kontrollit hallin tënd. “I thuaj Doktorit të mos mërzitet, më thanë. Ne jemi gati të bëhemi dhe deputetë po e do nevoja”.

2 komente në “Jari, plan me Doktorin për Këndin e Lojërave tek Parku i Liqenit”

  1. Devolliu says:

    T’ëmën e s’ëmës ore…, Sa korrekt që është me zbatimin e urdhërave të Sali Kriminelit ky sakatnishani, ky turpi i Presidencës.

  2. Aazio says:

    Ne malsite e veriut,vecanerisht ne ato te Matit dhe Dibres,perdoret nje shprehje popullore mjaft kuptimplote : Mjer ne me ke I kemi lidh qete.
    Keshtu eshte puna edhe me presidentin tone qesharak.Mjer ne per te dhe mjere ai per vetvehten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje