Dhjetë pistat e Doktorit për rrëzimin e helikopterit dhe shpjegimi

11 Prill 2016, 20:06Antena TEMA

Doktori deri tani ka shpikur dhjetë pista për rrëzimin e helikopterit në liqenin e Shkodrës.

Pista e parë ishte se Mimi Kodheli po çonte mermer në Theth, se po bën një vilë. Kjo u përgënjeshtrua, e para se Mimi s’ka shkuar kurrë në Theth dhe nuk ka shtëpi aty, dhe e dyta, se ai që transportonte mermer me helikopter privat është një mbështetës i opozitës, që e deklaroi vetë çfarë ka bërë.

Pista e dytë doli që helikopteri po transportonte drogë të cilën e shkarkoi tek Dogana e Hanit të Hotit. Ra dhe kjo pistë, se nuk u gjet ndonjë provë.

Pista e tretë ishte që helikopteri ka shpërthyer në ajër, pasi nuk është mirëmbajtur.

Pista e katërt ishte që helikopterin e ka rrëzuar ai që ka shpëtuar, i cili bën sikur nuk mban mend gjë.

Pista e pestë është që helikopteri është rrëzuar me qëllim, që të diskretitohet Berisha që e ka porositur.

Pista e gjashtë ishte që helikopterin e ka nxjerrë në stërvitje Edi Rama, se do udhëtonte vetë një ditë më pas për në Kosovë.

Pista e shtatë ishte se meqë ishte data 7 prill, një banor i vjetër i Shkodrës, kushëri me Mujo Ulqinakun, mendoi se mos po pushtonte sërisht Italia, Shqipërinë, dhe hapi zjarr.

Pista e tetë ishte që helikopteri u ka bërë presion demokratëve të Shkodrës të mos kundërshtonin referendumin e PS pas dy ditësh.

Pista e nëntë ishte që ka pas konflikt mes dy pilotëve, pse njëri fluturoi me helikopter mbi fshatin e tij dhe tjetri jo.

Pista e dhjetë është që Mimi Kodheli nuk i hiqte dot pilotët nga puna se i mbronte Kodi i Nëpunësit Civil dhe u sajoi atentat.

Pasi i publikoi gjithë këto pista, një pilot që punon në Farkë, i shkruajti Berishës:

-Po mirë mo burrë, çfarë i ke gjithë këto skenarë, mbahu vetëm tek njëri.

-Epo atë që kisha në mendje unë s’u bë, ja ktheu Doktori, se unë isha i sigurtë që ai do rrëzohej kur të flutoronte për Kosovë, por mendja paranojake e Ramës e shpërtheu para kohe, duke marrë vetëm dy jetë njerëzish. Plani ka qenë për 8.

4 komente në “Dhjetë pistat e Doktorit për rrëzimin e helikopterit dhe shpjegimi”

  1. Psw says:

    Pista e njembedhjete eshte se nje ish baxhanak i Rames (nga gruaja e trete) po çonte disa tone fisheke artilerie te pademontuar qe i kishte fshehur tek bishti i helikopterit dhe pa dijenine e piloteve. Nga ferkimi i aksit te bishtit dhe mbipesha ndodhi ai shperthim gjigant i cili ka hapur nje krater prej rreth 300m ne Liqenin e Shkodres. Mrika po fsheh faksin e kontrabandes me shenimin “per dijeni te Zahos” ……….

  2. nendetsja 105 says:

    Mero te 10 pistat i dhe por harrove ate qe eshte realsiht pista e rrezimit te helikopterit. Harrove cilesine e dobet te karburantit (njellloj kerosene speciale),qe eshte magazinuar ne kontenitore jashte kushteve teknike. mriken e lulzimes nuk e mbron dot ashtu sic nuk e mbronte dot kalemxhiu Fahrije Ballije Shkelzenin e Gerdecit!

  3. Ben Dibrani says:

    Pista e oreve te fundit eshte qe helikopteri u rrezua qe te ngrihej rreno-kopteri I Saliut, I cili edhe pse eshte konvencional, punon 24 ore/24 (dit/nat) ne gjithe kushtet e motit dhe terrenit.

  4. tpl3 says:

    Sikur te rinjte tane ti kushtonin me shume interes pilotimit, qe pilotet te mos ktheheshin ne nje specie ne zhdukje, jam i sigurte se nga nje ore pilotim do te merrnin shume me shume adrenaline se duke thithur kokaine, dhe do te eksitoheshin me shume se sa duke soditur breckat e Milanos.
    Megjithe aksidentin e fundit ajror, aviacioni mbetet mjeti me i sigurte i transportit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje