Zbulohet arsyeja pse Ditmiri nuk i dha dorën presidentit Obama

14 Prill 2016, 19:20Antena TEMA

Njoftimet nga Uashingtoni bëjnë të ditur se mes delegacionit shqiptarë që po viziton “Shtëpinë e Bardhë”, ka një tension në rritje, midis kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Tensioni ka ardh nga shkaku se Ditmir Bushati, ka paralajmëruar kryeministrin Rama dhe administratën e SHBA, se nuk do ti jap dorën Presidentit Obama, kur të hyj në Shtëpi të Bardhë dhe do të refuzoj dhe fotografinë me të.

Në emalin shpejgues që i bëri Ramës, ngaqë kishte emocione t’ia shpejgonte në sy thuhet:

“I nderuar zoti kryeministër.

Po detyrohem të të komunikoj zyrtarisht një vendim të rëndësishëm, i cili nuk ka të bëj me mua personalisht, por me seriozitetin e vendit tim dhe reprocitetin, që duhet të aplikojmë në marrëdhëniet me SHBA.

Siç e patë dhe vet, gjatë viztës sonë në Uashington ne u pritëm me nderime dhe respekte të veçanta në shumë institucione të rëndësishme, përfshi Capitol Hill dhe Shtëpinë e Bardhë. Por mbritja jonë në SHBA la shumë për të dëshiruar. Siç e pe dhe vet, në aeroport, doli vetëm një punonjës protokolli që na hipi në makinë dhe të tjerët na pritën në zyrat e tyre.

I nderuar zoti kryeministër!

Pamvarësisht bindjeve të ndryshme politike, institucionet janë insitucione, dhe duhet të respektohen njësoj.

Kur erdhi Ministri i Jashtëm i SHBA në Tiranë, zoti Kerry, ne i nxorrëm në Rinas Presidnetin Nishani. Biles ai i doli para avionit, e priti tek shkallët dhe megjithë shëndetin e keq që ka, duroi rreth 2 minuta pa çadër, derisa u shmall dhe i uroi mirëseardhjen zotit Kerry.

Tani unë jamë zoti Kerry dhe Obama është Bujar Nishani. Unë nuk mund të shkel reciprocitetin mes SHBA dhe Shqipërisë dhe të fyej vendin tim. Atë që bëri Presidenti Nishani për zotin Kerry, duhet ta bënte dhe Presidenti Obama për mua. Meqë ky reciprocitet u shkel, unë po të paralajmëroj, se do të ruaj nderin e Shqiqërisë dhe nuk do ti jap dorën.

PS: Gazeta Tema vërtetoi se Ditmir Bushati e mbajti fjalën. Gjatë takimit me Presidentin Obama dhe zëvendëspresidetin Biden, ai ka qëndruar i ngrysur dhe në një rast zoti Biden e ka inkurujuar të qesh se do hynte në sallë Presidenti Obama. Por Ditmiri nuk është dorzuar. Ai as ka qeshur as i ka dhënë dorën, dhe as ka dal në fotografi me Presidentin.

11 komente në “Zbulohet arsyeja pse Ditmiri nuk i dha dorën presidentit Obama”

  1. Labi Vlore says:

    Hahahahahahahahahahahahahahah.Ditmirin,Ministrin e Jashtem te Shqiperise duhet te dilte ta takonte Presidenti i Amerikes,ashtu sikunder Presidenti yne priti ne Aeroport Ministrin e Jashtem Amerikan,z.John Kerry.Duhet reciprocitet.

    1. bonbon says:

      Nuk ke pse qesh, Bushati na paska turperuar. Duhet te pyeste njehere se cila ishte arsyeja pse Obama nuk doli ta priste ne aereoport. Obama ate dite ishte i zene me nje ceshtje shume te rendesishme. Aty afer Shtepise se Bardhe po ndertohet nje park lojrash per femijet dhe ai kish dale te protestonte kunder parkut dhe kunder femijeve. Vetem te degjoni se cfare fjalimi ka mbajtur.

    2. Jobs says:

      Si nuk mesuan nje here keta amerikanet nga ne shqiptaret!
      Del PRASI-denti yne dhe u plevitos ne shi duke pritur Sekretarin e Jashtem Kerry,ndersa Presidenti Obama nuk del te prese as kryeministrin!
      Epo keta amerikanet donin Enver Hoxhen,qe i shante para e mbrapa dhe heshtnin e jo ne fakiret!
      Ky nuk eshte reciprocitet!
      T’ja benin keshtu Berishes,do nderpriste maredheniet diplomatike me SHBA-ne!
      Si the more,si the?
      Nuk e thirri njeri Berishen ne Washington?
      Epo ky nuk eshte faji i Berishes !
      Kjo eshte njelloj si rasti i Napoleonit qe kercenoi priftin e nje fshati ne France se pse nuk i ra kembanave kur kaloi ai!
      -Po ne nuk kemi kembane- u shfajesua prifti!

  2. Pilo Lala says:

    E bukur kjo.
    Diskreditim i plote i Nishan mavrise, qe mezi ngrinte valixhet e Kerry.

  3. cancer says:

    sa bukur ditmir

  4. bib3roni says:

    Ku stë vetë mendja, aq shumë e urren dhe Nishahin, SA Saliun?

  5. Devolliu says:

    Shqipëria, për fat të keq, nuk ka President. Në Presidencë Sali Krimineli ka vendosur një IDIOT që e përdor si leckë këpucësh.

  6. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    Ditmir, te vjen keq per dashin eeee…
    ahahahah
    Kur te vij Obama ne Shqipri ju dergoni ta prese Ciljeta..
    Dhe kshu barazoheni. ahahahaha

  7. temp says:

    Pse keto qena (presidenti, kryeministri, qeveria, parlamenti) duhet te kacafuten gjithe kohes me njeri tjeterin dhe ta vuajme ne? Pse nuk mesuan te diskutojne, te kuptojne, te hapin rruge kur kane gabim, te mos shfrytezojne praminin e gabimit si dobesi. Edukate zerro.

  8. emigranti says:

    U be muti i maces per ilac

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje