Po të raportoj nga Shtëpia e Bardhë.
Ika pas zgjedhjeve dhe kam filluar punë si hidraulik. Kemi një javë që po rregullojmë ca tuba në bodrum të Shtëpisë së Bardhë.
Isha aty kur erdhi Edi Rama.
Së pari, e kam parë me sytë e mi që ai nuk hyri nga dera kryesore nga ky hyjnë gjithë kryeministrat, por nga një derë anësore ku hyjnë rojet. Kam parë me sytë e mi Jo Biden, që ja bënte me shenjë, “mos bëni zhurmë dhe futuni”. U futën një nga një, por Ditmiri u hutua pak dhe e tërhoqi roja zvarrë, se mos e shikonte presidenti Obama.
Pasi hynë brenda, unë u bëra kurioz dhe bëra sikur do merrja diçka aty, dhe kalova.
Ata i kishin ulë në kolltuqe dhe u kishin nxjerrë vetëm ujë me akull. Rama i gënjente, thoshte merreni pijeni, se mund të jetë shampanjë.
Pastaj erdhi Jo Biden, u takua me Ramën veças dhe e pashë me sytë e mi, që Rama i dha një valixhe diplomatike plot me dollarë. Ai u hodhi një sy por nuk i numëroi një për një. Për mua mund të kenë qenë nja 10 milionë dollarë.
-Ok, me kaq bëhet, tha.
Këtë e dëgjova me veshët e mi.
-Uluni këtu dhe prisni.
Unë e ndoqa nga pas. Ai hyri tek zyra e Obamës, me çantën me para. U dëgjuan ca grindje, por më në fund u vendos qetësia. Nuk jam i sigurtë, por ka mundësi 70 për qind ja ka dhënë Obamës. Pashë rojen e tij, që i mori paratë dhe i zbriti poshtë në bodrumin e sigurtë, ku mban ai paratë që merr nga tenderat.
Pastaj hyri dhe Obama tek zyra e Biden.
Biden i prezantoi një nga një.
Për Edi Ramën tha që është më i gjatë se ne, ndaj e kam zgjedhur këtë takim.
Për Fugën tha që ky është profet, se e ka ditur që më 2008 që ti do fitoje dhe do ta ftoje në Shtëpi të Bardhë.
Për Ditmirin tha këtij i ka ngel qejfi që nuk dole e prite në aeroport, siç paska pritur presidenti i këtyre zotin Kerry.
-Oh, really, tha Obama dhe qeshte. Pse, vërtet e paska pritur zotin Kerry presidenti? O zot.
Pastaj prezantoi Saimirin. Ky është Shulllazi, i tha. Pseudonimin e ka Saimir. Është ajo dosja që na solli ai shoku jonë nga Shqipëria, që na e la tek roja herën e shkuar, se ishim të zënë.
-Ah po po, u kujtova, tha Obama.
Pastaj u vendos qetësia. Obama i kishte bërë karshillëk pasi kishte marrë një dosje kafe para. As mavi, as blu, as të kuqe. Një gjë të përzier për t’i thënë që i keni keq e më keq punët.
Rama dukej i mbaruar fare.
-Çfarë doni ndonjë ndihmë nga unë, i tha Rama?
Obama e pa me keqardhje, pastaj pa nga Biden.
-Thuaja, i tha!
-Dëgjo, i tha Biden. Kemi atë shokun tonë në Shqipëri, Lulin. E ka emrin si ambasadori afërsisht. E kemi shumë shok, po e mbajmë sekret. Dhe herën e fundit që erdhi, nuk deshëm ta takonim se binte në sy për keq, ngaqë s’kemi pritur kurrë atë shefin e tij, si e ka, por e kemi shok. Na bën një nder, se ai është shumë i shqetësuar.
-Çfarë doni, tha Rama, jam gati?
-Ai ka frikë që nuk merr asnjë votë në zgjedhejt e ardhshme. A më jep fjalën që së paku ti të votosh për të?
-Patjetër, i tha Rama. Bile dhe Fuga bashkë me mua. Për të tjerët mos mi kërko.
-Jo jo, kaq deshëm, i tha Obama. Po na bëre këtë na ke shpëtuar, se nuk dua të turpërohemi e kemi shok të mirë.
-U bë, tha Rama. Po deshe bëjmë ca foto…?
-Patjetër, i tha Obama, po se kam celularin me vete.
-S’ka gjë se i bëjmë me timin e t’i dërgoj në Facebook, i tha Rama.
Bënë dhe fotot dhe ikën.
I dëgjova kur po dilnin jashtë, i thoshin njëri- tjetrit.
-Ça shkërdhate ky Obama, na thirri këtu të na bindë të votojmë Lulin.
Ja kështu përfundoi vizita e neokomunistëve në SHBA.
I yti Hans Metuku. (Hasani, po qe se e mban mend).
Qytetar dixhital
Hahahahahaha.Ky eshte Shullazi,pseudonimin e ka Saimir.Hahahahahaha.Mero Djalli.Hahaha
E bukur ???
O plumb-isto. Të thanë shko rregullo bidenë, jo të dëgjosh Bidenin…..
Këtij trapit po ti gjesh punë tek Putini, do të vejë për putana. Lëre pastaj nëse e e çojnë tek Kim Kardashi…..
Shume bukur perralla?
Car perralle na bere per te qeshur Seca u be shpia e bardhe Han me dy Porta isha aty per te rregullur tubat I pash te hynin na Porta mbrapa hhaaaa car tregimi car hartimi dhe ja coin berishes
UEEE HASAN METUKU DEBILI QE PUNONTE SI DREJTOR JURIDIK NE KESHILLIN E MINISTRAVE ( O ZOT CFARE NULITETI) ! O TEMA NGA E NJIHNI KETE PLEHRE!!
hahahahahahah e papare