Karmina i shpjegon Zenit çdo të thotë fjala “kurvë” dhe fjala "njëkohësisht"

25 Prill 2016, 19:09Antena TEMA

Pas shumë reagimeve që ngjalli një status në Facebook i Zenit, që e quante një aktore kurvë, vetëm se kishte dalë kundër babit të tij, ai u çudit shumë.

-Nuk e dija, tha me vete, që njerëzit mërziten shumë nga kjo fjalë.

Ndaj vendosi të pyesë Karminën, se ç’kuptim ka fjala “kurvë” dhe pse njerëzit reagojnë kaq keq kur e dëgjojnë.

-Po si të ta them, i tha Karmina. Ma thuaj një herë si e di ti këtë fjalë? D.m.th kë quanit kurvë ju në shtëpi, në biseda?

-Po ku di unë, me sa mbaj mend babi e përdorte rrallë këtë fjalë. Zakonisht, siç e kam fiksuar unë, “kurvë” quhet ndonjë anëtare kryesie e PD, që del kundër babit. Edhe ndonjë deputete.

-Po pse u thoshte babi “kurva”? Kishin bërë vepra të turpshme?

-Po zakonisht flisnin kundër babit në parti.

-Aha, po e kuptova, tha Karmina.

-Dhe në këtë rast, në këtë kuptim, e kam dhe unë, tha Zeni. Nuk di pse janë mërzit njerëzit kaq shumë. Nuk di nëse kjo fjala ka njëkohësisht ndonjë kuptim tjetër?

-Po ja si ta them unë, i tha Karmina. Ka njëkohësisht dhe një kuptim tjetër.

-Ma thuaj, i tha Zeni.

– Është një anekdotë. Burri kishte ikur në emigracion në Gjermani dhe u kthye pas 5 vitesh. Kur erdhi gjeti djalin 3 vjeç në shtëpi.

U shqetësua shumë, dhe e pyeti gruan se kush është ky fëmijë.

-Është joni, i tha gruaja. E bëmë bashkë kur ike ti, po priti nja dy vjet në barkë mos ktheheshe, pastaj doli, nuk rrinte dot brenda.

Ju duk sikur po e gënjente dhe pyeti nënën.

Nëna, që donte të mos ndaheshin, i tha që djali yt është. “Të ngjan ty, flet si ty. Ndoshta ka ndodh ndonjë keqkuptim, po yti është”.

I qetësuar nga gruaja dhe mamaja, burri shkoi tek babai i vet. Ja shpjegoi çfarë ka ndodhur dhe si ja shpjegoi mamaja dhe gruaja.

-Nuk e dija, tha, që mund të isha njëkohësisht edhe në Gjermani, edhe këtu për të bërë fëmijën, i tha ai babait. E kisha të paqartë këtë fjalën njëkohësisht

-Shumë gjëra ndodhin njëkohësisht, i tha babai. Përshembull, gruaja jote është kurvë, dhe ti je njëkohësisht burrë kurve.

 

9 komente në “Karmina i shpjegon Zenit çdo të thotë fjala “kurvë” dhe fjala “njëkohësisht””

  1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


    Mero!
    Kjo Antenë
    Ka qëllu ke veni.
    Veç
    Po s’e kuptoi
    Karaduzi Zeni ?

  2. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


    Mero!
    Kjo Antenë
    Ka shkuar drejt
    ke veni.
    Veç po s’e kuptoi
    Burri kurvës
    Zeni ?

  3. Psw says:

    Mero diaboliku. Kam bindjen se Karminën po e pikturon më të ndezur nga çështë në të vërtetë.
    Nesër, ajo le ti shpjegojë ndryshimin midis kurvës dhe lavires parë me sytë e një horri ….

  4. tradita says:

    Nga Zeni nuk eshet permendur fjala kurve.. Kurtizane eshte pak me ndryshe.. Vete fjala ka rronje Kurt oborr oborrtare. Ju ne vend q eta mbroni Ema Andrean po e beni me keq.

  5. alipashai says:

    hahahahhaha Karmina paska fol me mend…..kurve e burre kurve hahahahhahahahahaha Mero mos vdeksh kurre!

  6. alvin says:

    le nam me ket karmina. ishalla ble zeni nje gazete e te talli karin me gruan tende

  7. ali says:

    pse si postoni komentet more qurravece!!

  8. gjyshi says:

    Sa për dijeni,përkundër rubrikës që është humoristike(satirike),emri k u r v ë vie nga lat. dhe do të thotë e, i shtrembër.

  9. Shperthyesi says:

    E ke tregu gabim. Duhet te thoshe “BIR KURVE” ne fund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje