Mediu: Agjentura serbe, në bashkëpunim me Shullazin, hodhën në erë Gërdecin

18 Prill 2016, 21:06Antena TEMA

Në një rrëfim për ngjarjen e Gërdecit, Mediu më në fund zbulon arsyet e vërteta të asaj tragjedie.

“Këto që po ju them sinqerisht, për kokë të plakës, janë e vërteta e asaj që ka ndodhur në Gërdec. Ngjarja e zbardhur është kështu. Agjentura serbe donte të prishte imazhin e Doktorit, pasi ky i fundit nuk donte t’u jepte importin e energjisë elektrike nga Rumania në Shqipëri. Atëhere ata vendosën të njollosin figurën e tij. Futën Fazlliçin në lojë. Fazlliçi zuri shumë muhabet me vajzën dhe djalin e Doktorit, si njerëz të sinqertë. Djali kishte zakon që e pyeste Fazlliçin për çdo ide biznesi. Një ditë djali i tha se i kishte ardhur një ofertë nga një biznesmen, që nëse rregullonin një koncesion për demontim armësh, do bënin lekë. Fazlliçi e kapi momentin dhe e nxiti. Zeni e hëngri dhe erdhi në zyrë tek unë. Për kokë të places, nuk gënjej. Mbaj mend dhe datën kur erdhi. Më tha ‘do të sjell këtë Delijorgjin, por është puna ime. Unë do t’i kem gjërat në emër të Rafit. Me ty rregullohemi përmes Pinarit”. Delijorgji do t’i jepte dhe një 500-çe vajzës, se bëhej xheloze për Zenin.

-Mirë, i thashë, si të doni ju, s’kam pretendime. Ashtu u bë. U firmosën letrat, nisi puna, gjithçka shkonte mirë.

Dhe Fazlliçi filloi t’i merrte ato tenderat dhe e konsolidoi kompaninë e energjisë elektrike.

Një ditë me sa duket, kur gjithçka ishte në rregull dhe Shqipëria do pranohej në NATO, serbët urdhëruan të niste operacioni. Aleanca e vjetër serbo- greke funksionoi. Aty e kuptova që Delijorgji ishte agjent grek, ndërsa Zeni ishte përdorur nga serbët për të diskretituar Doktorin.

Kështu ndodhi ajo që ndodhi. Fabrika u hodh në erë, unë dhashë dorëhqjen dhe Doktori u rropat, ka 8 vjet që mbron këtë histori.

Por tani që dokumentat kanë dalë sheshit, zbulohet qartë se e gjitha u bë që të dobësohej Doktori dhe të ikte ai nga pushteti pas 5 vitesh. Po të mos na kishte ndodhur ajo nuk do kishim ikur kurrë nga pushteti.

Rezultati u pa. Tani kur socialistët erdhën në pushtet, gjëja e parë që bënë, u miqësuan me Serbinë dhe ftuan këtu Vuçiçin. Kjo tregon qartë se ata kanë bashkëpunuar në hedhjen në erë të Gërdecit dhe përdorimin e tij politik. Ka të dhëna se Shullazi në atë kohë, ka siguruar dinamitin për ta hedh në erë dhe ka marrë porosi nga Saimir Tahiri ta vinte tek makina e baxhanakut të Doktorit që ta inkriminonte atë.

Më shumë nuk flas dot se është punë shërbimesh, por e vërteta do dalë një ditë. Unë jam i pafajshëm si qelibar. Për kokë të places, nuk po u gënjej”.

8 komente në “Mediu: Agjentura serbe, në bashkëpunim me Shullazin, hodhën në erë Gërdecin”

  1. Hlorja says:

    Hhaaaa per koke te plajes ke bere tallava po mos haro haoe 26 varre dhe uje te zi i nxore atij fshati po zoti vonon por nuk haron ki kujdes vetem nga Zoti

  2. Kuq e zi says:

    Plaka apo placa ??
    Pervetsoni me pare shqipen pastaj dilni ne gjuhe latine

  3. ardi says:

    Nese Shullazi bashkepunon me sherbimin sekret serb ska ndonje gje ,per tu habitur. Edhe Zani Caushin e perdorte Greqia. Megjithese ishte i denuar me burgim ,te perjetshem ,Greqia e liroj ,nga burgu dhe e pruri ne Shqiperi.

  4. refugjati says:

    Ne se kjo eshte e vertete qe thote Fati..( i mire apo i keq nuk e di) kesaj pune po i vjen fundi. Me ne fund po e tregon vete. Ndoshta ai ka nuhatur diçka.E drejta vonon por nuk harron.

  5. Pilnipilni says:

    Seriozisht e keni me keto komente? Se kuptoni humorin? Hahaha…

  6. ky ka te drejte,se zhullazi ka qen mik me shkelzenin e fatmirin ne ato vite.

  7. Kola says:

    Dakort qe eshte pun a e UDB, po zot vendi kishte, apo ishin bere te gjithe zbatues te planeve te UDB? Mehdiu, je nje qelbesire qe s’duhet ti shpetosh drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje