Pas shumë kërkimeve, media investigative shqiptare arriti në përfundimin se tufa e leshit që i duket poshtë sqetullës Karminës, nuk është leshi i sqetullës, por fundi i gërshetës së saj.
Përfundimet janë arritur pas një sërë verifikimesh dhe studimesh të tipit të leshit të sqetullës dhe tipit të leshit të gërshetës.
Nga krahasimet mes dy tipave të leshit, rezulton se leshi që zgjatet poshtë sqetullës, nuk është lesh origjinal sqetullash, por lesh gërshete.
Që rezultati të dilte tamam, duhej përjashtuar nëse ishte lesh nga pjesët intime të Karminës, por për këtë duheshin dëshmitarë shumë sekretë.
Dyshimet u shtuan pasi kohë më parë Karmina i ishte bashkuar nismës së një shoqate feministesh në botë të grumbulluara në klubin “Hairy Legs Club”, që janë kundër depilimit.
Ato predikojnë mosdepilimin e pjesëve intime, të sqetullave dhe këmbëve.
Karmina e kishte vlerësuar këtë nismë, në kuadrin e barazisë gjinore, përderisa dhe disa meshkuj nuk depilohen.
Bile i dashuri i saj pas kësaj filloi të mbajë dhe mjekër.
Këto shtuan shumë dyshimin se Karmina i ishte bashkuar kësaj nisme.
Por gazetarët shqiptarë, të cilët i kanë prioritet surprizat që ofron familja e Doktorit përmes Karminës, arritën të zbulojnë të vërtetën që tronditi opinonin publik, pas perceptimit se familja Berisha i ka qejf femrat që nuk e rruajnë.
Pas këtij zbulimi, i cili ishte shumë më i rëndësishëm se zbulimet që vet Doktori kishte për Shullazin, Karmina postoi disa foto nga plazhet në Malibu dhe dekonspiroi faktin që përveç menaxheres së saj, kishte me vete dhe Zenin, i cili ka lënë disa ditë protestën tek Liqeni dhe luftën kundër korrupsionit qeveritar në Shqipëri.
Pas kësaj, opinioni publik u qetësua, pasi shqetësimi kryesor pas arrestimit të Shullazit ishte ku gjendej Zeni, meqë disa portale kishin paralajmëruar se Shullazi kishte kërkuar 200 mijë euro për të vrarë Berishën, ose 2 herë e gjysëm më pak se sa ka kërkuar Durim Bani për të vrarë Tom Doshin.
I pyetur për këtë zhvillim të rëndësishëm për PD, Genc Ruli tha se këto janë shenja serioze, që brezi i ri në PD po pavarësohet nga të vjetrit.
“Nga një brez që e bënte në brekë kur dëgjonte emrin e Doktorit, tani kemi një brez, që nuk e rruan fare dhe pse është nuse në shtëpi të Doktorit”, tha Ruli
Marshallah,lesh paskemi plote shyqyr.