Karmina mbështet Doktorin: Dhe këtu në Malibu kam parë njerëz me armë

21 Prill 2016, 18:41Antena TEMA

Pas bujës që bëri lajmi i Doktorit, që u bëri thirrje shqiptarëve të rrëmbejnë armët për t’u vetëmbrojtur nga qeveria, Karmina, e cila po shijon me Zenin pushimet në Malibu, vendosi të bëhet vajzë serioze. Hoqi nga Instagrami fotot me lesh nën sqetull, dhe i bëri një dedikim Doktorit për deklaratën e tij.

“Jam këtu në Malibu me Zenin dhe menaxheren time dhe nuk di si t’ua përshkoj situatën. Është një qetësi e paparë, dhe një pastërti e madhe. Natën ka insekte që cicërojnë ëmbël, ndërsa njerëzit janë të dashur dhe të qetë.

Nuk di si ta shpjegoj gjithë këtë qetësi dhe rregull. Kam pyetur shumë këto ditë dhe në bar dhe në hotel, që pse ka kaq rregull… Po njerëzit ngrinin supet. Vetëm sot e kuptova. Pasi pashë në Facebook çfarë kishte thënë Doktori, u kujtova se njerëzit në Amerikë mbajnë armë ndaj ka kaq rregull dhe qetësi. E gjithë kjo, kur pashë një zezak në darkë, që e mbante armën poshtë rrobave të plazhit dhe ato i rrinin të fryra.

-Ç’ta ketë tjetër, veç armë, thashë me vete!

Kjo qenka një ide gjeniale. Kjo është arsyeja që këtu as insektet nuk tremben më, po cicërojnë për shtat palë qejf.

Shkuam tek një dyqan armësh me Zenin me këtë rast . Zenit i morën pasaportën dhe ja skanuan.

-Çfarë ka, e pyeti Zeni?

-Keni një problem, tha dyqani. I keni sytë si peshkaqen dhe këtu më rezulton se jeni person i skeduar për kontrabandë armësh. Dy shokët tuaj në SHBA kanë bërë burg për këtë punë.

-Më vjen keq, tha Zeni, më ngatërroni, ato janë shpifje.

U larguam me shije të keqe, por ama të sigurt se askush nuk mund të të bjerë më qafë.

Pastaj e pyeta Zenin, “pse u prishe në fytyrë, kush është ky që të paska thënë sypeshkaqen?”

-Është njëri, tha Zeni, s’dua ta kujtoj.

Kur në moment u kujtova. Ishte njëri që kërkonte femra dhe drogë në atë kohë që punonte në Gërdec. Dhe i solla në mend ato kohë, edhe pse isha e vogël, por i kam fiksuar se sa isha njohur me Zenin. Gjithë ato armë i prishën kot. Po t’i kishim tani do ishim të sigurt.

Të gjitha këto më erdhën në mendje ndërkohë që dëgjova Doktorin të fliste për nevojën për t’u armatosur të gjithë. Unë mendoj se kjo gjë është super. Do përpiqem të gjej një pistoletë dhe të bëj një foto për Instagram. Shqiptarët kanë nevojë për mesazhe të tilla.”

4 komente në “Karmina mbështet Doktorin: Dhe këtu në Malibu kam parë njerëz me armë”

  1. selitsi says:

    cafre mesazhes moj injorante, matrialiste, fuck you ,,, shqiptaret po vriten pa arme, le pastaj te kene arme ne dore, por nj injorante si ty qe vec te bej selfie dhe te chatoj ne telefon cfare munfd te thote,,, por harron nj hollesi se ne shqiperi ka qeverisur doctor fatkeqesia e kombit,, dhe shqiperia po vuan ako pasojat e tij,, go and fuck you bitch,,,

  2. andi says:

    grande MERO sa kam qesh. ne fund nuk e zbuloj dot cfare ishte ajo e fryre ke zezaku pistolet apo ……… po pse nuk pyeti zenin se ja shpiegonte ai

  3. Samiu says:

    tani e mesova se ne Amerike i mbajne armet sepse institucionet shteterore nuk sigurojne dot jeten e qytetareve te tyre ,,,ne mos vete keto institucione shteterore bashkepunojne me bandat ne pushtet….

  4. Sokol says:

    sa i shkoka ky shkrim mantenutes se xenit! A ju qr u ngriten kembet e i bien kokes ne kete vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje