Karmina dëshmon si u mërzit Zeni me Ema Andrean

24 Prill 2016, 19:52Antena TEMA

Karmina edhe pse është e angazhuar me udhëtimet e saj luksoze në Malibu, mendjen dhe zemrën e ka në Shqipëri. Sot ajo ka reaguar ndaj aktores Ema Andrea, që ka sulmuar Doktorin duke e quajtur fashist, pas thirrjes së tij për t’u armatosur dhe për t’u mbrojtur nga Shullazi.

“U bëmë një javë në Malibu dhe është e tmershme se sa pak na lënë të pushojnë njerëzit. Lajmet nga Shqipëria ja kanë prishur humorin Zenit dhe dje humbëm rastin të bënim foto me dy VIP-a në plazh, që na kaluan afër çadrës, pasi Zeni po lexonte lajmet nga Shqipëria. Kjo është e tmershme. Dhe shkak u bë një status i një aktore nga Tirana, që ka sulmuar Doktorin dhe e ka quajtur fashist.

Unë nuk e kuptova pse u mërzit aq shumë Zeni dhe e pyeta sinqerisht: Po çfarë ke mo zemër, çfarë kanë qenë fashistët, që u mërzite kaq shumë?

-S’kanë qenë të këqinj, tha, por ta marrin për ters në Shqipëri.

-Po qetësohu zemër, i thashë, se ne s’do merremi me hallet e katunarëve në Shqipëri. Rëndësi ka të kenë qenë firmë e njohur.

Po ai nuk qetësohej. Shtrihej në çadër, ngrihej prapë, shkonte merrte një pije, vinte prapë, nuk e zinte vendi…

U bëra kurioze me këtë punën e fashistëve, dhe po lexoja çfarë kishte ndodhur. Zeni ishte mërzitur pse femrat në Tiranë tani adhuronin Shullazin dhe quanin Doktorin fashist.

-Po qetësohu mo zemër, i thashë, se unë jam femër vet dhe e kuptoj, që shumë femra kanë një tërheqje nga njerëzit e fortë apo ata që përfliten si të tillë. Dhe unë të kam njohur kur merreshe me armët në Gërdec…

-Po, por unë po prishja armë dhe po eksportoja, nuk po armatosja njerëz, më tha. Bëra aq sa munda, për ta bërë Shqipërinë një vend të sigurt pa armë, por siç ka thënë dhe Fatmir Mediu, agjenturat e huaja ma ndërprenë punën në mes.

Kështu dita e djeshme kaloi gjithë nerva, sikur nuk ishim në plazh.

Sot ai dukej më i qetë. Foli me Doktorin në telefon dhe dëgjova të diskutonin sërish për atë punën e asaj aktores që i ka thënë fashist dhe për atë Olsi Ramën që po ndërton stadiumin.

Dhe me thënë të drejtën më erdhi shumë inat. Kush është ajo një herë që duhet të ketë kaq vemendje? E çfarë se qenka aktore? A ka qenë ajo në ndonjë pasarelë mode? A i ka bë asaj “like” bosi i Dolce Gabana? Pse për një aktore pabukse, duhet të prishim ne pushimet tona në Los Anxhelos, ku kemi takuar yjet e Hollivudit? Nuk i kuptoj këta njerëz… Pff, as pushime nuk të lënë të bësh”.

2 komente në “Karmina dëshmon si u mërzit Zeni me Ema Andrean”

  1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


    ?
    Mos u merr
    Me fundërrina
    Kaar kar kar
    Karmina.

    Së nuk dinë
    Ç’është vagina
    Kaaar kar kar
    Karmina.

    Janë xhelozë
    E bëjn marrina
    Kaaar kar kar
    Karmina.

    S’kanë dashnorin
    Që ke tina
    Kaaar kar kar
    Karmina.

    Jan pabuksa
    S’kanë florina
    Kaar kar kar
    Karmina.

    P.S.
    Po ju vura
    Ty e Zenit prapa
    Ashtu në të thatë
    Sumën jua hapa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje