Koordinatorja për marrëdhëniet seksuale në PD, i ka dërguar një letër falenderimi ish- kandidates për Forumin Rinor, Greta Koçi.
Në letrën e koordinatores, theksohet rëndësia që ka për PD ndërgjegjësimi i femrave, për t’u martuar doemos me demokratë dhe sa pozitive është shembulli i Gretës në këtë drejtim.
“E dashura Greta!
Ndoqa me emocion intervistën tënde dhe nuk mund të rrija pa të falenderuar zyrtarisht.
Kur unë hodha idenë e besnikërisë politike dhe rolit të saj në besnikërinë bashkëshortore, shumë njerëz u tallën me mua. Pati dhe njerëz nga PD që shtrembëruan buzët. Pati akoma më keq nga ata që deshën të bëjnë diversion, duke dhënë shembuj se si shumë udhëheqës të PD, kanë marrë gra të majta dhe nuk kanë probleme.
Të gjitha këto i durova në heshtje.
Por tani që të kam në krah ty, famën dhe idetë e tua, ndjehem e frymëzuar të të falenderoj, që ma rilinde këtë tezë timen.
Së pari, deklarata jote se je beqare dhe se pret të gjesh një burrë demokrat, hedh poshtë çdo trillim të mëparshëm për ty, që ke qenë e lidhur me njërin apo tjetrin. Por dhe nëse është e vërtetë, ata me siguri kanë qenë socialistë dhe nuk e kanë merituar dashurinë tënde.
Së dyti, teza jote se pajtueshmëria politike ka rol në harmoninë në çift, është e vërtetë. Nga studimet që ne kemi bërë, na rezulton se në familjet ku burri dhe gruaja janë të një krahu, ka më shumë besnikëri në çift, dhe më shumë mirëkuptim. Në raste të kundërta, ka tradhti dhe deri fëmijë ilegalë.
Së treti, ata që bëjnë diversion duke thënë se vetë kryetari Basha e ka gruan nga familje komuniste, apo që numërojnë disa anëtarë kryesie me raste të ngjashme, deri tek rasti flagrant i Bogdanit, që e ka me LSI, dua të sqaroj se ato janë gjëra që kanë ndodhur, para se ata të hynin në politikë. Por e vërteta është se ata kanë dominuar mbi bindjet e grave dhe i kanë bërë ato demokrate.
Siç e ka thënë dhe kryetari ynë Lulzim Basha, “Për gruan fal jetën, për partinë fal gruan”. Kjo devizë ka shoqëruar çdo demokrat të ndershëm dhe serioz, i cili ka bërë të mundur që dhe gratë e tyre, kur nuk kanë qenë demokrate, të bëhen të tilla.
E dashura Gretë.
Gjesti yt fisnik ishte një leksion i madh për gjithë ata që nënvlerësojnë rrezikun e infiltrimit të armikut të partisë sonë, përmes shtratit. Të gjithë mendojnë se armiqtë infiltrohen me pare në parti. E kanë gabim. Armiku më i rrezikshëm, është ai që të ofrohet përmes ndjenjave dhe flirtit. Ndaj ti meriton të quhesh, “murgesha krenare e demokratëve”, seksi simbol i PD, që nuk do jepeshe kurrë për një mashkull rozë. Zoti ta bëftë mbarë e u martofsh me një demorkat që këput zinxhirë.”
Avukat Serxho Mazrekaj, i njohur per historite e tij roze, me te degjuar kete leter te kordinatores sexy, thone disa bashkepunetore te tija, hoqi dore nga pallimi i halles duke shprehur deshiren se eshte i gatshem te lidhet me Greten apo me vete Griden, sepse midis dy G&G ai ka gjetur piken G ku mund te lumturoje te dy keto zocka zorethata. Nderkohe mikut te tij Halit i mbeten gjithe trashegimia e deritanishme perfshire ato te NSHRAKUT dhe ato te bigut. Duka pritet te lidhet me Q, ndersa Ina ne dyluftim me Dona Lopetapakaarin.
undefined
Ja