Pas vendimit të Partisë Demokratike, që i deleguari i saj për në Vlorë, të jetë Flamuri, ky i fundit ka bërë një sqarim publik ndaj gjithë të pakënaqurëve që mendojnë se kjo do ta shkatërrojë degën e PD në Vlorë.
“Të dashur miq!
Siç e keni mësuar, Partia Demokratike vendosi që unë të jem i deleguari i saj në Vlorë. Ky vendim ka hasur në disa reagime dashakaqe të disa njerëzve që u ka vrarë historikisht sytë Flamuri në Vloë. Por kjo nuk më shqetëson, përkundrazi më jep më shumë forcë për të ecur përpara.
Dua të ndaj me ju disa nga arsyet përse vendi im ka qenë historikisht në Vlorë.
E para, Vlora ëshët qyteti i Flamurit, dhe Flamuri nuk mund të jetë kurrë i askujt tjetër, përveçse Vlorës. Po të kishte ndonjë qytet në veri, me emrin Bajrak, mund të shkoja dhe atje, por meqë nuk ka, i vetmi qytet që meriton një të deleguar me emrin Flamur, është Vlora.
Kjo është një arsye historike.
Një arsye e fortë politike, është se ne duhet të ringrejmë sërisht Flamurin në Vlorë, pas asaj që ka ndodhur në Vlorë në vitin 2013. 100 vjet pas pavarësisë, barbarët rrënuan në Vlorë simbolikisht fortesën e PD, pallatin e Lulit dhe Zenit buzë detit, dhe i deleguari i PD në Vlorë, nuk pati as fuqi dhe as kurajo, të mblidhte popullin për të mbrojtur ndërtesën simbol të opozitës në atë qytet. Mbi rrënojat e pallati të prishur Edi Rama po ndërton pedonale, për ta varrosur atë si histori.
Unë po shkoj aty të ngre Flamurin mbi ato rrënoja, për t’u thënë vlonjatëve dhe gjithë shqiptarve, se askush nuk mund të luajë me simbolet e opozitës.
Së treti, ka një debat nga disa axhamij në PD, që ne ish- ministrat dhe figurat e vjetra të PD, i bëjmë dëm PD dhe nuk mobilizojmë njerëzit të votojnë për të. Për t’u treguar vendin këtyre njerëzve, unë po shkoj në qytetin me më pak vota për PD, në qytetin ku më 2013 kemi marrë më pak se më 1997. Të jeni të sigurtë se unë suksesin e kam të garantuar. Të paktën sa më 97 kam për të marrë. Kështu kam për t’u mbyllur gojën gjithë atyre që duan të shkatërrojnë PD, duke tentuar të më hedhin poshtë mua, Tritanin, Jeminin, Pollon, Imamin etj.
Së katërti, Vlora duhet ta dijë se PD ka ngritur rangun e përfaqësimit aty. Para meje aty ka qenë Ristani, të cilin e kisha vartës kur isha ministër. Edhe sot në parti ai është numri 2, por pas Lul Bashës, kurse unë kam qenë numri 2, pas Sali Berishës. Pra, PD i ka respektuar vlonjatët, duke lënë pas periudhën kur aty përfaqësohej nga figura jo shumë serioze, dhe duke hedhur një hap më tej.
Unë besoj se Vlora pa Flamurin, është si gruaja pa burrin”.
Dega e PD Vlorë, pasi lexoi sqarimin e Flamurit, postoi një bejte në Facebook:
“O Flamur të keqen nëna,
E kishim të keqen brenda
E kishim e nuk e dinim
Natë e ditë hanim e pinim
Tani nis epokë e re
Luli na dërgoi Flamurin.
Të gëzuar jemi ne
E kemi bërë gati dhe hurin”
Nuk po marrim vesh. Luli con flamurin apo hurin e flamurit. Po te jete per Flamur, Vlora e ka. Ndoshta eshte kalbur huri dhe pd-ja con kete Nocken. Sa e keni nderuar Vloren me kete njeri. E tere Vlora ju pershendet dhe nuk e ze gjumi sa te vije ky.
Aman o Zot. Sa fyerje per Vloren.