Pas imazhit të fortë të Doktorit, si një njeri që bën thirrje për rrëmbim armësh, Karmina vendosi ta zbusë imazhin e tij, duke treguar anën tjetër të tij delikate, atë të mënyrës se si ushqehet, dhe me çfarë ushqehet.
Në një intervistë të saj për një të revistë, Karmina rrëfen momentet e paharruara kur ka parë se si ulet Doktori të hajë drekë dhe çfarë ha ai.
-Është diçka e papërfytyrueshme për njerëzit e zakonshëm, por rituali i ngrënies së drekës prej tij është magjepsës. Ai vjen në tryezë në orën 15:15 minuta, shkon tek karrigia e tij që është gjithmonë e njëjta dhe ulet. Pasi shikon kush është tjetër në tavolinë, i përshëndet. Pastaj merr pecetën, e hap mbi gjunjë, hedh pak verë dhe fillon ta provojë.
Në këtë moment thotë: Gëzuar!
Pastaj ai fillon e ha pjatën e parë….
Është interesante se në tavolinë ai nuk flet kurrë për politikë. Ja, dhe javën e fundit pasi u kthyem nga pushimet në Malibu, e takuam, hëngrëm drekë bashkë dhe ai nuk tha asnjë fjalë për luftë. Përkundrazi, na pyeti si kaluam.
Ne i thamë “kaluam shumë mire”.
-Më pëlqen shumë Amerika, tha ai, i ka gjërat e mëdhaja. Këtu janë të gjitha gjërat e vogla. Dhe mbi të gjitha, ka lezet, populli ka armë dhe mbron pragun e shtëpisë së tij.
Unë ja miratova përshtypjet. Zeni se kishte mendjen fare.
Pastaj u ul dhe mami i Zenit. Ajo për vete kishte sajuar një pjatë më të vogël, se mban dietë. Dhe ajo tha gëzuar para se të hante. Ata janë të mrekullueshëm…
Pastaj çfarë të shtosh për ushqimin. Është një perfeksion. Lakrat p.sh, i ziejnë. Mishin e pjekin, peshqit i bëjnë në furrë. Janë gjëra që të lënë shumë mbresa.
Pasi mbaruan drekë, ata fshinë buzët, lanë duart dhe u ndanë në punët e tyre. Kjo është familja që kam ëndërruar gjithmonë…
Një familje ideale, me disiplinë dhe rregull, dhe që kanë shumë klas. Unë desha t’i bëj shumë pyetje, por nuk më linte Zeni. Sa herë bëhesha gati, më binte me këmbë, më thoshte mos fol.
Kur mbaruam, e pyeta Zenin, “pse nuk më la ta pyesja, ku e dinte për atë Arben Frrokun që e arrestuan në Holandë”.
-Do t’ia ketë thënë Luli, më tha Zeni, se ai shkon çdo fundjavë në Holandë dhe do ta ketë parë tek aeroporti kur e ka ndaluar për kontroll policia. Por nuk e thotë dot vetë, se ka frikë dhe e thotë babi, tha Zeni..
-Ok, bëra mirë që nuk pyeta me një fjalë. Nuk di çfarë t’u them tjetër për këtë familje. Janë një perfeksion, sidomos nga mënyra se si ushqehen dhe me se ushqehen. Mos të flas për veshjet pastaj.
O Mero pse e ke censuruar Karminën o burrë…..
Po kur Doktori futet në banjë për nevojat personale. Çfarë klasi. Le gjthmonë çezmën hapur që mos ti dëgjohen zhurmat. Merr dhe Ipad-in pasi sipas Zenit aty i vijnë idetë më brilante.
Ajo puna e armatosjes në fakt lindi nga një incident i vogël kur Doktori po shtypte shkarkuesin e ujit dhe papritur bie kapaku i wc-së ….. Mirë ishte kapaku, po të ishte Shullazi me snajper. Duhet me armatos popullsinë tha dhe doli nga banja dyllë i verdhë.