I nderuar Ambasador
Ju e dini që ne kemi dy vjetë që luftojm për reformën në drejtësi, por Edi Rama nuk e dëshiron atë. Duke qenë se këto dy vjet i kemi konsideruar të humbura kot dhe që ne na kanë kushtuar shumë si opozitë, i kishim humbur shpresat që ai do ta votonte.
Sot papritur ai tha, “eja ta votojmë” në Komision!
Kjo na ka gjetur të papërgatitur, dhe na duhet një javë kohë ta analizojmë, përse e bëri këtë lëvizje Edi Rama dhe si mund ta dëmtojë kjo reformën në drejtësi.
Për këtë arsye duhet të presim deri ditën e hënë, sa të mbarojmë analizën tonë.
Për këtë kemi ngritur dhe grupet e punës.
Ed Halimi është caktuar të hetojë dhe analizojë, arsyet se ku mund të ketë bërë hile Edi Rama në draftin e reformës, që mund t’i përdorë nesër për të marrë ndonjë lek. Më mirë se Ed Halimi nuk e njeh njeri këtë punë.
Enkelejd Alibeaj e kemi caktuar të hetojë se ku ka futur duart Edi Rama në reformë, për të shpëtuar vëllain e ndonjërit që e ka në kërkim. Më mirë se Alibeaj se njeh njeri këtë punë.
Strazimirin e kemi futur të studiojë se ku ka futur duart Edi Rama në reformë, për të lejuar deputeët që të rrahin deputetët në Kuvend. Më mirë se ai nuk e njeh njeri këtë fushë.
Ed Palokën e kemi vënë të studiojë, se si mund të ketë fut duart Edi Rama në reformë, për të shpëtuar të fortët që i kap ligji. Paloka është nga miqtë e vjetër të Nehat Kullës e deri tek ata të Laçit dhe i njeh mirë këto punë.
Ben Ristani është ngarkuar të shohë se ku mund të ketë bë ndonjë hile Rama, të shpëtojë ndonjë deputet që ka qejf rakinë dhe e tepëron me femra. Për këtë e kemi ekspert.
Kemi ngarkuar deputeten seksi të Cërrikut, të hetojë se ku u bie më qafë reforma deputeteve të bukura.
Kemi dhe disa vërejtje të tjera për të cilat kemi ngritur grupe pune të veçanta. Besoj deri të dielë të gjitha vërejtjet dhe analizat janë gati, por që të jetë gjithçka e sigurt për të hënë, ti zamet e ke , dil dhe një herë mbasdite nga zyra e Doktorit, se mos ka ndonjë vërejtje dhe ai, dhe na trego. Po qe se ai është dakord, nuk kanë shumë rëndësi këto analizat tona
Me respekt, Kunati.
Shikoni kreun e artikullit se nuk e keni te plote. Korrigjojeni, ju kam rixha!
Hahahahahahahahahaha
O Mero, je fantastik!
Nuk është larg e hëna, ja e shumta edhe 4 ditë dhe pastaj do shikojë populli se sa polotikanë, deputet dhe ish politikanodeputet gjithashtu duke përfshirë dhe drejtues të Administratës do fillojnë ti ulin veshët nga frika e daljes në shesh të krimeve dhe vjedhjeve që kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve.