Grigja ngre akuza për korrupsion ndaj një biznesmeni ndërtimi

6 Maj 2016, 19:14Antena TEMA

Në një deklaratë për shtyp, Grigja ngriti dje akuza për korrupsion ndaj një biznesmeni ndërtimi dhe ngriti disa çështje të rëndësishme që kërkojnë hetim:

“Jam këtu para jush, në kuadrin e denoncimit të asaj që perceptohet si punë publike, por që është në suazat e një afere hiperdimensionale të një trajte tërësisht korruptive, në themel të së cilës është koshienca e korrupsionit që bren këtë qeveri.

Unë kam disa pyetje në sensin retorik, që përmbushin pritshmërinë e një ndërgjegjësimi real lidhur me atë që dua të them.

Së pari, është dhënë një tender në Librazhd dhe e ka marrë një biznesmen ndërtimi nga Tirana. Deri këtu duket në rregull në pamje të jashtme, por perceptimi aktual, i futur nën presion dhe nga një prapapavijë stresuese e ambicjeve për korruptim, bën të domosdoshme ngritjen e disa pyetjeve kruciale?

E para, të gjithë e dimë që një biznesmen ndërtimi ka gjithmonë një dashnore të bukur.

Cila është dashnorja e këtij biznesmeni që ka marrë tenderin dhe sa për qind i takon asaj në këtë tender?

Kjo është e domosdoshme për të kuptuar jo vetëm raportet e këtij biznesi me pushtetin, por dhe perspektivën politike të së dashurës së këtij biznesmeni. Në cilin Universitet do ta promovojë ai në të ardhmen dhe në kë fushatë elektorale do ta bëjë zëdhënëse? Në kë ministri do ta bëjë zëvendësministre dhe pastaj në kë bashki do kandidojë? Cilit drejtor banke do t’ia japë si të dashur për kredi dhe si do të jenë raportet e tij pas kësaj?

Sa vetë ka mashtruar ky biznesmen dhe e dashura e tij që do t’i fuste në pjesë si nënkontraktor në këtë tender? Sipas të dhënave tona, ata kanë nxitur një sërë nënkontraktorësh të bëjnë punën e tyre të papaguar dhe ata të jenë përfitues të një mbivlere skllavëruese e cila është në finale jo vetëm një krim fiscal, por dhe seksual.

Nga ana tjetër, në performancën e subjektit ka probleme për shkak se lidhjet seksuale janë kthyer në lidhje biznesi dhe kjo mund të dobësojë performimin e kompanisë që ka fituar tenderin dhe të rrezikojë financimin nga buxheti të projektit.

Për këtë arsye Partia Demokratike kërkon zbardhjen e plotë të lidhjeve seksuale të fituesit të tenderit me çdo femër dhe transparencën mbi pjesën që ato do marrin nga këto lekë. Në rast të kundërt, Partia Demokratike do ta padisë këtë çështje në Gjykatë, si mungesë transparence dhe fshehje të autorëve të vërtetë të tenderit, pasi jemi të bindur se nuk mund të ketë një biznesmen ndërtimi pa të dashur dhe nuk mund të ketë të dashur biznesmeni që nuk ka pjesë në bizneset e tij, duke bërë mashtrime ndaj qytetarëve shqiptarë.

Partia Demokratike ka bindjen e saj se transparenca seksuale prevalon mbi atë fiskale dhe formale, dhe duhet të jetë një krim i mëshirueshëm, por jo i paekspozueshëm, siç ndodh në këtë errësirë faktesh që mjegullojnë portretin e kësaj qeverie”.

6 komente në “Grigja ngre akuza për korrupsion ndaj një biznesmeni ndërtimi”

  1. dymi says:

    Aludim plotesisht i dukshem per nje femer qe u ngrit lart para 2013-tes. Dashnore biznesmeni, dashnore drejtori banke, zv.ministre, mashtruese bashke me biznesmenin etj. Ka shume elemente biografik qe nuk te lene te gabosh per te kuptuar se per ke behet fjale.

  2. dymi says:

    Mungon vetem fotografia qe gjithsesi eshte diku aty afer.

  3. bonbon says:

    Ha ha ha. Grida Suma eshte Kim Kardashian shqiptare.

  4. Mondi says:

    Hahahaha:) kush te jete valle ky biznesmé kaq i plotfuqishem me nje dashnore kaq pluridimensionale? Hahahahah

  5. kasem gahinji says:

    A mund te ma zbertheje dikush ne shqip mbiemrin kar-dash-jan? sa i shkon Grides ky mbiemer!

  6. NjeQytetarOptimist says:

    E bukur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje