Luli dhe Ristani përkujtojnë 8 Majin, si ditën e zgjedhjeve të lira

9 Maj 2016, 19:33Antena TEMA

Luli përkujtoi sot 5 vjetorin e zgjedhjeve të para të lira dhe të ndershme në Shqipëri, të 8 majit 2011, kur ai me ndihmën e Ristanit, u emërua kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Jam sot këtu së bashku me kolegun tim Ristani, t’u kujtojmë shqiptarëve se vendi ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se pa u plotësuar ky kusht, ne nuk do të hyjmë në zgjedhje.

Jo pa qëllim jam këtu me kolegun Ristani, për të dëshmuar se ne kemi një model, që të dy bashkë e kemi ngritur me duart tona dhe ka funksionuar në zgjedhjet e 8 majit 2011 në Tiranë.

Në atë kohë unë isha kandidat dhe zoti Ristani në krye të KQZ. Të dy së bashku, dhe me ndihmën e njeriut që ka shpikur modelin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, Dr. Sali Berishën, që qysh në maj të vitit 1996 arriti të shmangë vjedhjen e votave.

Ajo që ndodhi më 8 maj 2011 ishte sa e frikshme, aq dhe heroike. Me një trimëri të pashoqe, Arben Ristani, pa vënë pikë alkooli në gojë, shmangu marrjen e mandatit nga Edi Rama, i cili u përpoq të përfitonte nga hutimi jonë dhe siguria e tepëruar, dhe të shpallej fitues me dhjetë vota në Tiranë.

Por përbetimi ynë, që haka do shkojë tek i zoti, u bë realitet. Ne e ndalëm këtë uzurpator, dhe kërkuam që komisionerët të nisin kërkimet dhe të gjenin kuti më kuti e zyrë më zyrë, kazan më kazan dhe derë më derë, fletë votimi, dhe t’i shpallnin ato të vlefshme. Falë punës sonë kurajoze, ne arritëm ta përmbysim rezultatin dhe të vendosim një standart të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Këto janë dhe të vetmet zgjedhje që ne njohim si të lira dhe të ndershme.

Nëse Edi Rama do që Shqipëria të mos destabilizohet, ai duhet të japë sot dorëheqje dhe vendi të qeveriset nga një qeveri teknike. Zoti Ristani është gati të vihet në dispozicion si zëvendësministër i Brendshëm, që të merret me zgjedhjet dhe të japë ndihmesën me përvojën e tij të vyer në këtë drejtim.

Shqipëria nuk mund të hyjë në zgjedhje pa garantë të tillë të votës së lirë, pa etërit themelues të zgjedhjeve të lira në Shqipëri, që janë Berisha, Ristani etj.

I bëjmë thirje Edi Ramës ta dëgjojë këtë zë sa nuk është vonë. Shqipëria nuk ka kohë të presë, vetëm rikthimi i vlerave në krye të vendit, e zgjidh krizën”.

2 komente në “Luli dhe Ristani përkujtojnë 8 Majin, si ditën e zgjedhjeve të lira”

  1. Halim says:

    Mos Te vije keq shume per Ramen qe I hoqe mandatin si dikure per Saliun

  2. Nje anetar i PD says:

    O po jepini, tallni bythen, keshtu eshte katandisur PD. Dhe do te vije ne pushtet! Po ka njeri qe mbeshtet me nje PD te udhehequr nga Basha, Ristani, Paloka, Stazimiri, Halimi, Alibeaj, Topalli. Mul Noka, e kompani?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje